• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës gjen justifikimin për mosdeklarimin e dënimit nga Valdrin Pjetri

15:28 : 29/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha arsyeton në kërkesën për pushimin e çështjes ndaj Valdrin Pjetrin, se kandidati për kryebashkiak nuk ishte fajtor për mosdeklarim në formularin e dekriminalizimit, pasi Gjykata e Firences kishte vendosur ndër të tjera edhe që dënimi ndaj tij “të mospërmendej e të mos publikohej në të ardhmen”.

Prokuroria pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të dërgojë për pushim çështjen penale në ngarkim të ish-kandidatit të Partisë Socialiste për pozicionin e kryetarit të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Valdrin Pjetri.

Kërkesën për pushim dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 30 korrik, prokurori i çështjes Ervin Karanxha e bazon në vendimin e Gjykatës së Firences, Itali të vitit 2003, kur Pjetri është akuzuar dhe dënuar me 18 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë për “mbajtje të lëndës narkotike” në bashkëpunim. Në kërkesën për pushim të prokurorisë, thuhet se Gjykata e Fierences kishte vendosur pezullimin e dënimit dhe mospërmendjen e tij në të ardhmen.

“Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen ose të bëhej publik”, citohet në kërkesën për pushimin e çështjes.

Karanxha vlerëson se, kur gjykata ka urdhëruar që vendimi nuk duhet të përmendet, atëherë ky vendim dyhet zbatuar. “Sipas interpretimit të nenit 3 dhe 11 të Kodit të Procedurës Penale del se vendimi i gjykatës zbatohet dhe nuk diskutohet”, citohet në kërkesën për pushim. Sipas prokurorisë, Pjetri ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Fierences duke mos e deklaruar dënimin e dhënë ndaj tij për posedim të lëndës narkotike të llojit cannabis sattiva.

Lexo edhe:

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

Orban takohet me Dodik-un: Hungaria nuk e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Më tej, prokuroria argumenton, se duke qenë se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj, në rastin konkret zbatohet ligji penal Italian dhe jo ai shqiptar. Bazuar në këto arsyetime, prokuroria arrin në përfundimin se Pjetri nuk duhej ta deklaronte dënimin e tij dhe se për këtë shkak nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kërkesa për pushim do të vlerësohet nga Gjykata e Tiranës e cila do të vendosi nëse është I drejtë ose jo konkluzioni i prokurorisë.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi më 17 dhjetor 2019 nisjen e procedimit penal për Valdrin Pjetrit, për mosdeklarim në formularin e ligjit për dekriminalizimin të dënimit në Itali.

Pjetri, i cili ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet pa garë të vitit që shkoi, u tërhoq dhe nuk mori detyrën pas denoncimeve publike nga Partia Demokratike se ishte dënuar në Itali për çështje të lidhura me drogën.

Bashkia e Shkodrës vijon të drejtohet nga Voltana Ademi, mandati i të cilës ka mbaruar në verën që shkoi, por që nuk mund të ndryshohet në mungesë të një kryebashkiaku tjetër dhe në mungesë të një date për zgjedhjet. /BIRN/

Etiketa: denimipjetriprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
BOTA

Orban takohet me Dodik-un: Hungaria nuk e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

16:56 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
AKTUALITET

Rënia e Dinastisë “Felaj”

09:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin, 31-vjeçari mohon vrasjen e Kozeta Teços

14:13 : 31/07/2025
Para

Bilanc pozitiv në Kosovë/ Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

TË GJITHA

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

09:42 : 08/08/2025

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com