• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, ish basketbollisti që do të jetë edhe lojtar edhe arbitër

18:29 : 28/09/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Mënyra se si Edi Rama po sillet me heqjen e mundësisë për koalicion dhe me ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës, është dëshmia më e mirë që ilustron atë që ka bërë këto shtatë vite në qeverisje, dhe sidomos hatanë që po përgatit për 25 prillin.

Për ta thënë më thjeshtë, ai do të luajë në fushë edhe rolin e futbollistit apo basketobollistit, por njëkohësisht edhe atë të arbitrit që jep penallti apo personale në favor të vetvetes.

Kjo që po ndodh se fundi në betejën me opozitën është vërtet e pabesueshme. Duke e ndjerë se e kishte të sigurtë humbjen përballë një koalicioni PD- LSI, kreu i qeverisë vendosi t’i ndalojë ato të garojnë së bashku.

Për këtë ai shkeli marrëveshjen e 5 qershorit në dy nene (19 dhe 36), ndryshoi në mënyrë të njëanëshme kushtetutën në 30 korrik dhe me një sjellje krejtësisht të paturpshme, as nuk do t’i përmbahet marrëveshjes që të gjitha palët nënshkruan në 14 janar, me garanci ndërkombëtare, sipas së cilës “në rast mosdakortësie për çështje të caktuara, Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.

Lexo edhe:

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Argumentat për të mos pranuar një arbitër që jepen nga shumica qeverisëse janë idiotësisht të frikshme: nuk kanë të drejtë të huajt mbi sistemin tonë ekektoral; tani s’kemi ç’të bëjmë se kushtetutën e ndryshuam e s’mund të kthehemi pas; kjo kërkesë i tejkalon kompetencat e ODHIR; opozita nuk do të dorëzojë një draft.

Së fundi, PD- LSI e plotësuan edhe këtë tekë të fundit dhe e çuan në Këshillin Politik, propozimin e tyre. Por ato nuk u mjaftuan me kaq. Ato e ngritën atë mbi bazë të një premise: se ndryshimet shkel e shko të kushtetutës që u bënë në 30 korrik, me ndihmën e sharlatanëve të opozitës së re, nuk e pengojnë krijimin e koalicioneve ku çdo parti mund të garojë me listën e saj. Dhe mbi këtë bazë opozita kërkon t’i çojë për propozim ODHIR-it ruajtjen e koalicioneve ashtu siç kanë qenë në tre zgjedhjet e fundit parlamentare.

Natyrisht, interpretimi që opozita u bën neneve 68 dhe 96 të kushtetutës, sipas të cilave koalicionet me lista shumëpartiake nuk pengohen, mund të hajë diskutim. Për debatin, ku qeveria pretendon se koalicionet e këtij lloji janë shfuqizuar dhe PD- LSI thonë të kundërtën, fjalën duhet ta thonë konstitucionalistët dhe ekspertët e sistemeve zgjedhore.

Pikërisht për këtë, opozita po aplikon qasjen normale: kemi një mosmarrëveshje prandaj t’i drejtohemi arbitrit që kemi caktuar së toku. Le ta gjykojë ai se cili ka të drejtë, le të shprehet ai nëse ka apo jo kompetencë për të vendosur mbi këtë çështje, le të japë ai mendim nëse ndryshohen apo jo rregullat në mes të garës.

E këtu Rama dhe rilindasit e tij po tregohen qesharakë: Ata duan të bëjnë edhe palën edhe gjykatësin edhe lojtarin edhe arbitrin, pa e lënë ODHIR-in të shprehet.

Kaq e thjeshtë është kjo histori.

Njësoj si ajo që kemi parë këto tetë vjet, ku në PS nuk u zhvilluan kurrë zgjedhje për kryetar, kur paratë më të mëdha publike u shpërndanë pa tendera, kur një qeveri drejtoi shumicën e mandatit pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, ku edhe në votimet lokale që organizoi në mënyrë moniste, pasi nuk kishte më kë të vidhte, vodhi vetëveten.

Kjo sindromë diktatoriale për të qenë vetë Ali vetë Kadi, madje dhe vetë Kadri, që nuk i është ndarë Ramës gjatë gjithë qeverisjes së tij, po shfaqet fare hapur edhe në përpjekjen për të përgatitur rrugën për mandatin e tretë. Prandaj nuk duhet të çuditemi se kemi ende shumë për të parë, deri në 25 prill, nga njeriu që dështoi dikur mbi parket, se aty nuk bënte dot edhe basketbollistin edhe arbitrin. /Lapsi.al/

Etiketa: BushatiRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Pasi e joshën dy lesbike vrasin 19-vjeçarin, më pas i vjedhin 80 mijë euro

TË GJITHA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com