Një 74 vjeçar ka hipur mbi çati për të paralajmëruar se do të hidhet nëse INUV i prish banesën e tij në stacionin e trenit.
Ditën e sotme aksioni i INUV është ndërprerë nga i moshurari, Shaban Tresa i cili bashkë me familjarët e tij, nuk ka dashur të braktis shtëpinë, vend ku do të ndërtohet Bulevardi i Ri. Ndërkohë falë forcave të zjarrëfikësve kanë mundur ta zbresin të moshuarin dhe inspektorët e INUV kanë vijuar prishjen e shtëpisë.
74 – vjeçari thotë se e ka marrë nga i ati dhe do ja lërë djalit invalid. Sipas tij, bashkia ia ka vlerësuar banesën me 30 mln lekë të vjetra, të pamjaftueshme sipas tij për të blerë një shtëpi të re. Momentalisht ata familjarisht, jetojnë në një magazinë. Prej disa ditësh, banorët që preken nga prishja e shtëpive tek Stacioni i Trenit protestojnë kundër vlerës së dëmshpërblimit që ka vendosur qeveria.