• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U tërhoqën nga eurobondi, bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

08:26 : 25/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kishin investuar jashtë vendit rreth 22% të aktiveve të tyre, me një vlerë totale prej 336 miliardë lekësh ose rreth 2.7 miliardë eurosh.

Aktivet jorezidente kanë sot peshën më të ulët në bilancin e bankave që nga mesi i vitit 2013. Ndërkohë, aktivet e sistemit në valutë përbëjnë aktualisht 51.8% të totalit, niveli më i ulët që nga viti 2010.

Në dy vitet e fundit, ulja e peshës së aktiveve në valutë dhe atyre jorezidente lidhet pjesërisht edhe me efektin e kursit të këmbimit. Aktivet jorezidente janë kryesisht në euro dhe nënçmimi i monedhës europiane ndaj lekut jep efekt negativ në vlerën e tyre, të konvertuar në lekë për qëllime të raportimit të statistikave.

Rënia aktiveve jorezidente gjatë pjesës së parë të këtij viti lidhet sidomos me vendimin e disa prej bankave të sistemit për të investuar në eurobondin e qeverisë shqiptare shumë prej fondeve që i mbanin të vendosura në llogari apo depozita jashtë vendit. Kjo e uli peshën e aseteve jorezidente me rreth 2.5 pikë përqindje.

Ndonëse sektori bankar shqiptar nuk është i angazhuar në investime të sofistikuara në tregjet e huaja, pesha e konsiderueshme e aktiveve jorezidente përcaktohet nga niveli i lartë i euroizimit të ekonomisë shqiptare. Afërsisht 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj. Bankat nuk kanë mundësi t’i investojnë të gjitha këto fonde në hua apo instrumente alternative në Shqipëri, ndaj një pjesë e tyre shkojnë jashtë vendit, kryesisht në formë vendosjesh në banka të tjera. Për bankat me kapital të huaj, kjo marrëdhënie shpesh vendoset me grupet bankare zotëruese apo institucionet e lidhura financiare.

Lexo edhe:

Kriza e ujit mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

Ndërkohë, huaja për jorezidentët pasi arriti pikun në vitin 2017, tashmë është stabilizuar dhe aktualisht përbën rreth 15% të aktiveve jorezidente ose 3% të totalit të aktiveve të sektorit bankar shqiptar.

Në kushtet e normave reale negative për euron mbajtja me sa më pak kosto të likuiditetit në euro është bërë një sfidë për bankat. Jo rastësisht sektori shfaqet shumë i interesuar sa herë që qeveria shqiptare emeton instrumente borxhi në monedhën europiane.

Gjatë viteve të krizës, Banka e Shqipërisë aplikoi edhe masa shtrënguese rregullatore, duke rritur kërkesën për kapital në mbulim të investimeve jashtë vendit, por rezultatet nuk ishin shumë domethënëse. As strategjia e deeuroizimit nuk ka sjellë rezultate të dukshme në uljen e peshës së euros në bilancet e institucioneve financiare. /Monitor/

Etiketa: bankaeurobondkriza

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Kriza e ujit mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

15:10 : 24/07/2025
BOTA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025
AKTUALITET

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

12:23 : 09/07/2025
AKTUALITET

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

18:59 : 06/07/2025
AKTUALITET

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

10:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

Kreditë për shtëpi/ Jo më financim 100% të vlerës së pronës! Banka e Shqipërisë shpjegon “ligjin” e ri

12:16 : 01/07/2025
Para

Europa league/ Drita "fal" kualifikimin, Milani fiton me vështirësi ndaj Bodo Glimt

TË GJITHA

Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus

18:45 : 27/07/2025

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

18:32 : 27/07/2025

Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici!

18:17 : 27/07/2025

Skënderbeu “fërkon duart”, sulmuesi kërkohet nga klubi legjendar që surprizoi në Botërorin e Klubeve

18:03 : 27/07/2025

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025

VIDEO/ Volumin e muzikës popullore në maksimum, gjobitet me 2 mln lekë një lokal në Dhërmi

17:43 : 27/07/2025

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

17:31 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com