• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Britania vendos kufizime të reja për COVID-19

16:23 : 24/09/2020
në BOTA

Britania u bë vendi më i fundit evropian që vendosi të mërkurën kufizime të reja për grumbullimet e njerëzve pas një rritje të mprehtë në nivelet e transmetimit të koronavirusit. Numri i rasteve të reja është pothuajse dyfishuar çdo javë – dhe zyrtari më i lartë për shëndetësinë ka paralajmëruar për 50,000 infeksione të reja çdo ditë nëse vazhdon kjo prirje. Britania ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë, me mbi 41,000 viktima.

Sipas rregullave të reja, klubet dhe restorantet do të detyrohen të mbyllen në orën 22:00. Njerëzit përsëri inkurajohen të punojnë nga shtëpia.

Në një fjalim televiziv të martën, kryeministri Boris Johnson ia vuri fajin pjesërisht publikut.

“Ndërsa shumica dërrmuese i janë përmbajtur rregullave, ka pasur shumë shkelje, shumë mundësi, që armiku ynë i padukshëm të kalojë pa u zbuluar. Virusi ka filluar të përhapet përsëri në një mënyrë eksponenciale”, tha kryeministri Johnson.

Në gusht, qeveria u përpoq t’i inkurajonte njerëzit të dilnin dhe të shpenzonin – duke u paguar gjysmën e faturave të ushqimit në restorante dhe duke inkurajuar punonjësit të ktheheshin në zyrë. Shumë njerëz janë konfuzë me ndryshimin e mesazhit.

Lexo edhe:

Rekord telefonatash nga burgjet në Britani/ Si shqiptarët drejtojnë bandat nga qelia

Dorian Puka sfidon sërish drejtësinë britanike, poston video duke ushqyer qentë me paund

“Është e gjitha pak çoroditëse, askush nuk e di cilën rrugë duhet të ndjekë”, thotë Adam, një banor i Londrës.

“Nuk ka patur një mesazh të qartë, specifik”, thotë Richard, banor në Londër.

Disa ekspertë mjekësorë kanë shprehur shqetësim se kufizimet e reja janë të pamjaftueshme.

“Gjërat tashmë me të vërtetë kanë filluar t’i shpëtojnë kontrollit tonë, veçanërisht me testimin. Duke pasur parasysh të gjitha këto, jam i shqetësuar nëse masat që u njoftuan dje do të jenë në të vërtetë të mjaftueshme për të ndalur valën”, thotë Dr. Peter Drobac, ekspert i shëndetit global në Universitetin e Oksfordit.

Të tjerë thonë se vendimi i qeverisë për të mos urdhëruar një bllokim të plotë, është i drejtë.

“Është një dimër i gjatë. Ne nuk kemi mundësi të vendosim tani masa të ashpra sepse ndikimi tek ekonomia këtu do të jetë i konsiderueshëm – sa më shpejt të vendoset mbyllja dhe pastaj përsëri hapja, virusi ka tendencë të kthehet”, thotë Carl Heneghan, drejtor në qendrën për mjekësinë e bazuar në prova në Universitetin e Oksfordit.

Në javët e fundit disa njerëz me simptoma të koronavirusit janë munduar të bëjnë teste dhe rezultatet janë vonuar. Qeveria thotë se problemet do të zgjidhen brenda disa javësh.

“Nëse shikoni vendet që kanë qenë më të suksesshme, përfshirë vendet që nuk u është dashur asnjëherë të mbyllen plotësisht, një nga ndryshimet e mëdha është se ata kanë investuar herët në aftësitë e testimit dhe gjurmimit të virusit. Ne kurrë nuk mendoj se e kemi arritur këtë aftësi këtu në Britaninë e Madhe”, thotë Dr. Peter Drobac.

Grupet e biznesit – veçanërisht klubet e natës dhe restorantet – kanë shprehur alarmin për shtimin e kufizimeve.

“Ne ende kemi një në pesë lokale të mbyllura, 900,000 njerëz ende të varur nga asistenca e papunësisë, e cila mbaron për disa javë. Dhe kufizimi për mbyllje do të thotë që bizneset duhet të jenë bosh, dhe të mbyllura në orën 22:00. Kjo përgjysmon të ardhurat e restoranteve dhe shkatërron tregtinë e sektorit të klubeve të natës”, thotë Kate Nicholls, shefe ekzekutive me organizatën UK Hospitality.

Skema e ndihmës nga qeveria ka mbështetur rreth 10 milionë vende pune. Ajo do të përfundojë muajin tjetër dhe Kryeministri Johnson është nën presion për ta zgjatur atë mes paralajmërimeve të rritjes së papunësisë./VOA/

Etiketa: BritaniCOVID 19kufizime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rekord telefonatash nga burgjet në Britani/ Si shqiptarët drejtojnë bandat nga qelia

08:52 : 21/07/2026
AKTUALITET

Dorian Puka sfidon sërish drejtësinë britanike, poston video duke ushqyer qentë me paund

13:17 : 18/07/2026
AKTUALITET

Nuk njihte gruan që ishte martuar për “letra”, dënohet shqiptari në Britani /EMRI

11:54 : 18/07/2026
BOTA

Britania merr vendimin: Nga prilli ndalohen pijet energjike për personat nën 16 vjeç

21:33 : 17/07/2026
BOTA

Andy Burnham zgjidhet lideri i ri i Laburistëve, pritet të marrë drejtimin e qeverisë britanike

14:48 : 17/07/2026
AKTUALITET

Angli/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (Emri)

14:45 : 15/07/2026
Para

Sizmologu: Tërmetet e fundit nuk kanë lidhje me atë të 26 nëntorit

TË GJITHA

Horoskopi, 26 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 25/07/2026

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

22:50 : 25/07/2026

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e 2 të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:42 : 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

22:35 : 25/07/2026

Vuçiç – ushtarëve serbë: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

22:17 : 25/07/2026

“Moska ka përgatitur raketa”, Zelensky paralajmëron sulm masiv rus brenda 48 orëve

22:10 : 25/07/2026

Protestuesi: Sot marshojmë për çunat dhe gocat që mbahen në komisariatin nr.3

22:06 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinocratosroyalbetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş