• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri i ullukut!

12:21 : 24/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Sa herë lajmërohet se ndonjë shtëpizë njëkatëshe me tre dhoma është sajuar për nga cilësia si një kohë dikur me “punë vullnetare”, por që sot kushton mjaft shtrenjt, kryeministri Edi Rama rend për të bërë shfaqjen e radhës. Teksa mbante në krahun e djathtë kryebashkiakun e Shijakut Elton Arbana (një emër i dalë nga përgjimet e dosjes 339 ku fliste me persona të dënuar për vrasje dhe trafike), dhe në anën e majtë ministrin e fatkeqësive Arben Ahmetaj, kryeministri Rama pa një detaj nga shtëpiza e ndërtuar.

Ulluqet nuk ishin vënë siç duhet, ose të paktën siç do usta Rama, e aq më rëndë ishte lyer jo me shijet kryeministrore. Dialogu është jo për të qeshur, por për të vënë kujën.

“Ndërtuesi kush është? Ju jeni firma. E para ato ullukët nuk lihen që të rrjedhin aty. Ato duhen përfunduar me rrjedhje siç është projekti dhe e dyta unë jam bojaxhi, mungon një element i projektit. Projekti ka një thyerje me ngjyrë.  Jemi dakord, të them akoma apo i dini vetë detajet e tjera, se shoh edhe detaje. Bukur shumë janë por ullukët të shkojnë sipas projektit, që të mos bjeri ujë atje sikur po bien gjyma nga çatia edhe ngjyrën” – tha Rama duke iu drejtuar inxhinierit që tundte kokën në shenjë aprovimi me fytyrë të zverdhur.

Arbana dhe Ahmetaj e shihnin tërë admirim këtë mjeshtër të ndërtimit, këtë kolos të shfaqjes dhe akademikun e bojastijes. Po ulluku fut ujë në tjetër vend, në çdo cep të vendit dhe “usta Rama” për shtatë vite qeverisje ka ngritur një ngrehinë e cila po zë brenda përfundimisht çdo qytetar të vendit. Ata njerëz ende që nuk janë me tru të larë dhe shpëlarë nga lavatriçja e Rilindjes.

Lexo edhe:

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

Në mungesë të takimeve jashtë vendit, ku të flitet për integrimin apo bashkëpunimet dypalëshe mes vendeve të ndryshme perëndimore, (pasi sot Ramën nuk po e afron askush), ai bën shëtitje nëpër bashkitë e vendit dhe jep spektaklin imagjinar mbi arritjet e vendit. Edhe ata vepra që ka ngritur kanë përfunduar në duart e pesë oligarkëve që nëpërmjet PPP-ve, që është kthyer në “Partneritetin Preferencia Privat), ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë mbijeton me problemet e përditshme ekonomike, mungesën e drejtësisë, korrupsionin e pushtetit dhe arrogancën e zyrtarëve.

Këta janë “ulluqet” që çojnë paranë në duart e pushtetit, duke e kthyer grabitjen e parasë publike në “artin e Rilindjes” dhe për të mbuluar gjithçka sot diskutohet boja dhe ulluku para kamerave në një shtëpizë që ka kushtuar shtrenjt, por që ministri i fatkeqësive ka dorën e lirë për të ngjyer llërët në kasafortën e madhe të pushtetit.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025
AKTUALITET

Përse Dritan Prençi nuk heton rolin e dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, Ramës dhe Veliajt?

12:07 : 01/08/2025
AKTUALITET

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025
AKTUALITET

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025
AKTUALITET

Rama e pranon për mediat gjermane: Në qeverinë time ka individë të përfshirë në korrupsion

21:31 : 30/07/2025
Para

Mourinho tregon momentin më të keq të karrierës: CR7, Kaka dhe Ramos më “tradhtuan”!

TË GJITHA

VIDEO/ “Tërbohen” vajzat në Ksamil, veprime erotike me njëra-tjetrën në mes të plazhit

21:58 : 01/08/2025

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

21:46 : 01/08/2025

Olimpija Ljubljana-Egnatia/ UEFA zyrtarizon stadiumin, orarin dhe gjyqtarin e sfidës

21:46 : 01/08/2025

“Thanë se nuk do të zgjaste”, Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas festojnë 25 vite martesë

21:36 : 01/08/2025

Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta?

21:35 : 01/08/2025

Newcastle i kthen përgjigje negative Liverpoolit, refuzon 110 mln paund për Isak

21:26 : 01/08/2025

Britani/ Rritet numri i shtetasve të huaj në burg, kryesojnë shqiptarët

21:15 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com