• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet Kushtetuese/ PD: Çfarëdo që të bëjë Rama nuk e ndal dot rrotacionin

17:45 : 23/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një intervistë për News24 shprehet e bindur se çfarëdo lloj sistemi dhe metode të përdorë maxhoranca në zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur pushtetin, do të dështojë dhe se PD do të vijë në qeverisje.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndryshimet kushtetuese dhe goditja e Kushtetutës të ndodhë në një mungesë të madhe konsensusi nga palët. Në gjithçka që Partia Demokratike ka paraqitur ka thënë që hapi i radhës për zhvillimin e Shqipërisë duhet të jetë që çdo ndryshim kushtetues jo vetëm të vijë me dakordësinë e palëve politike por të vijë me dakordësinë e një referendumi popullor. Vijmë sot në një situatë në të cilën njëra palë pasi është ulur në Këshillin Politik, pasi PD ka bërë sakrificën për t’u ulur në një Këshill, i cili nuk prezantohet nga pjesa e mirë e PS por nga pjesa më keqe e bën këtë sakrificë me garantin që janë ndëkrombëtarët…Vijmë sot që pasi nënshkruhet marrëveshja e 5 qershorit, ajo hidhet poshtë sepse më pas kalojnë ndryshimet kushtetuese të cilat çfarë ndalojnë, vullnetin e partive politike për të qenë në një koalicion”, deklaroi Duma.

Teksa Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin e saj që reflekton ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, ish-deputetja e PD e shikon këtë si një hap të rrezikshëm për vendin, në një kohë kur ndryshimet janë bërë pa dakordësinë e opozitës së bashkuar. Ajo shton, se maxhoranca po hedh poshtë njëherë e mirë edhe marrëveshjen në të cilën janë investuar edhe ndërkombëtarët, atë të 5 qershorit.

“Pa diskutim që me çdo sistem nuk e ndalojnë dot rotacionin politik. Çfarëdolloj gjëje që të bëjnë. Dmth PD, koalicioni opozitar do t’i drejtohet zgjedhjeve dhe do të hedhë poshtë të gjitha mundësitë për të pasur presion, kërcënimet etj. Ne sot jemi duke ndezur dhe po ndezim gjithmonë dhe më tepër motorët elektoralë që do të thotë shkuarja dhe bërja realitet e një rotacioni që në mendjet e shqiptarëve ka ndodhur. Pra, cilido qoftë sistemi i tyre të mos kemi asnjë iluzion që do të na tërheqin ne nga beteja që është beteja përfundimtare apo do na intimidojnë me elementë që do iu shkojnë atyre si kosto. Nuk ka ndodhur është ligjësi, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të fitosh zgjedhjet, qoftë kjo dhe një gjysmë demokraci nëpërmjet frikës”, theksoi Duma.

Ajo komenton edhe propozimin e socialistëve për listat, sipas tyre të hapura 100%. Duma thotë se skema e PS parashikon lista të mbyllura.

Lexo edhe:

Qesharaku Rama/ Çmimet kacafiu, kryeministri shtyn drejt ‘vetëvrasjes’ shqiptarët

Këshillimi Kombëtar/ Rama tregon se sa qytetarë kanë plotësuar formularin

“Këta vdesin edhe konceptin e listës së hapur duke gënjyer me këtë listën sepse të japin iluzionin që të kanë dhënë një zgjidhje poshtë, i cili dhe nëse merr 3-fishin e votave të parin e listës nuk e lëviz kurrë. Mund ose mund të mos e lëvizë të fundit të listës sepse e gjithë kjo është një përllogaritje. Por në fund farë vdes dhe mundësinë që njerëzit të thonë që kandidati të punojë me emrin, me reputacionin, me gjithçka tjetër sepse partia e ka mbyllur listën sipër.

Sigurisht unë nuk e mendoja që do të vinte ndonjëherë politika shqiptare në këtë derexhe që të quhej e hapur në titull një listë e cila është plotësisht e mbyllur dhe më keq se sa e mbyllur. Ka një moral kur është lista e mbyllur, dalim me moralin që është lista e mbyllur. Kurse kësaj ta quash të hapur kur ke mbyllur dhe denigruar që ai që merr 9 mijë e ca vota nuk hedh dot poshtë atë që merr 500 vota kjo do të thotë të vrasësh dhe shpirtin konkurencial brenda një partie”, deklaroi Duma.

 

Etiketa: rama boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qesharaku Rama/ Çmimet kacafiu, kryeministri shtyn drejt ‘vetëvrasjes’ shqiptarët

20:02 : 03/02/2022
AKTUALITET

Këshillimi Kombëtar/ Rama tregon se sa qytetarë kanë plotësuar formularin

16:20 : 02/02/2022
AKTUALITET

Mashtrimi i madh i Ramës me rrugën e ‘Arbrit’/ Po shet ‘sapunin për djathë’ (Foto)

18:25 : 29/11/2021
AKTUALITET

Largimi nga LSI/ Luan Rama tregon arsyet pse mori këtë vendim

17:54 : 04/09/2021
AKTUALITET

Rama sqaron për ‘The Sun’ arsyen e vonesës së ardhjes së afganëve

20:08 : 22/08/2021
AKTUALITET

Gjuha denigruese ndaj Lelit/ Ish-ministri socialist: Rama do ta përdorë mandatin e tretë për të nxjerrë inatet personale

18:19 : 02/05/2021
Para

Një asteroid gjigant pritet të kalojë shumë pranë Tokës ditën e nesërme

TË GJITHA

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com