• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E përlotur e moshuara rrëfehet për dhunën nga nusja dhe djali: Dhimbje në shpirt

14:28 : 23/09/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Një nënë 67 vjeçare është rrëfyer në emisionin ‘“Zemër të Hapur” në News24 për dhunën që nusja dhe djali i saj ushtrojnë mbi të dhe ka apeluar për ndihmë.

“Dhimbje në shpirt”, shprehet ajo, “fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë”.

Rrëfimi mes lotësh i të moshuarës:

Jam Fatmira Koleci, 67 vjeç, jam nëna e katër fëmijëve. Më kanë vdekur dy çuna. Njëri prej tyre 18 vjeç, në 1998 më vdiq djali u vetëvar në Greqi, ai jetonte me dy vëllezërit. Zihej shumë me vëllezërit e tij. Nuk e di për çfarë ziheshin me njëri tjetri. Çunat atëherë nuk na treguan se ishin zënë, por mua më treguan kushërinjtë. Unë tani jetoj me njërin nga çunat dhe nusen, burri vdiq para 20 vitesh.

Djali që jetoj unë me të punon saldator. Ndërsa nusja e ka fëmijën e vogël. Ky ka tre fëmijë, dy çunat e mëdhenj më shikojnë me sy të shtrembër, goca e vogël që është 6-vjeçe shkon edhe i vë dorën në fytyrë të atit që të pushojë kur zihet me mua. Më bëjnë presion gjatë gjithë kohës duan të iki nga shtëpia më thotë dil jashtë kësaj shtëpie, ti nuk je nëna jonë.

Lexo edhe:

E rëndë në Pogradec, e moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Dhunimi i gazetarit në Shkodër, reagon policia

Nusja që kam brenda më thotë ti vajzat e tua i ke kurva. Goca e madhe u nda nga burri se ishte pijanec dhe kjo shkonte punonte nëpër shtëpira, por djemtë e mi thonin që ka shkuar punon prostitutë. Djemtë nuk i flasin vajzës edhe mua më thonë se ti je kurvë si vajzat. Kur erdhi vajza njëherë te mua ata filluan ta shanin dhe i thonë që ti ke bërë kopila.

Unë para vitit të ri bëra një krevat, ma bleu goca, dhe jetoj vetëm në një dhomë, gatuaj vetë një shishe qumësht. Edhe ai që jeton në Greqi më thotë ti je nënë e keqe, ti nuk je nënë. Nuk më duan, nuk di çfarë të bëj, ku të shkoj, sepse kur punoja ata më donin, tani që nuk punoj nuk më do njeri. Më ushtrojnë dhunë psikologjike dhe fizike, mbrëmë debatuam, ai më thoshte ik nga shtëpia mos të të shikoj këtu, më thoshte do marr djalin tjetër në Greqi që të të thotë edhe ai të zhdukesh. Nuk di ku të shkoj, erdha te ju për ndihmë.

Nuk jam ulur kurrë të bisedoj me djalin, sepse zemra ime është bërë copa, nuk ngjitet më. Vetëm ata e dinë se çfarë kanë me mua. Nusja gatuan, por unë nuk ha nga ata se nuk më japin mua, unë ha veç, nuk ulem në tryezë me ata. Herë më ftojnë në tryezë, herë jo. Unë me këdo i qaj hallet, por askush nuk më rri afër, vetëm dy gocat më qëndrojnë afër. Njëra nga gocat që këta e dhunojnë psikologjikisht më thotë mos ki turp për të shprehur hallet. Gjërat nuk përmirësohen më me djalin, sepse unë i kam turpëruar ata se dola në televizor. Unë kam frikë të kthehem sërish aty.

Vajza e 67-vjecares: Unë si vajza e asaj dua të di çfarë kërkojnë nga nëna. Unë kam folur, kryefjala e vëllezërve të mi është ofendimi dhe fjalët e pista ndaj nënës dhe ndaj dy motrave. Shumën më të madhe të operacionit të nënës time e kam dhënë unë. Ata le të dalin publikisht të dy vëllezërit dhe të thonë çfarë kanë me nënën time. Kur interesi dhe injoranca të mbulon kjo do ndodhi. Nëna ime kur ishte e fortë fizikisht ata e donin dhe tani nuk e duan më. Nuk e kuptoj çfarë kanë të dy vëllezërit. Unë jam paragjykuar nga vëllezërit për zgjidhjen e martesës. Nëna ime më shumë është kujdesur për ata. Unë dua që ata të tregojnë se çfarë kanë me nënën. Nëna është e moshuar, se di çfarë do bëhet me nënën time.

Etiketa: dhunadjalie moshuara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Pogradec, e moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

09:42 : 20/05/2026
AKTUALITET

Dhunimi i gazetarit në Shkodër, reagon policia

22:51 : 18/05/2026
AKTUALITET

Detaje nga dhuna ndaj ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

17:29 : 10/05/2026
AKTUALITET

“Njëri prej tyre me lidhje me pushtetin”, pse policia i la të lirë autorët e dhunës brutale në Golem?

21:55 : 05/05/2026
AKTUALITET

Shoqërimi i të miturit në protestën e PD-së/ Koçiu justifikon dhunën: Policia veproi sipas ligjit!

13:35 : 27/01/2026
AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ Bie nga ballkoni, ndërron jetë e moshuara

22:57 : 04/01/2026
Para

Lajm i mirë për Partizanin, futbollisti lë pas dëmtimin dhe i rikthehet stërvitjes

TË GJITHA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficepadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom