Në qoftë se ne prekemi njëkohësisht nga gripi por edhe nga Covid 19 shancet për të humbur jetën shtohen ndjeshëm, thonë ekspertët e shëndetit duke bërë thirrje që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur kundër gripit.
Studimet janë bërë në gati 60 persona gjatë fazës së parë të pandemisë.
“Sipas studimit 43% e atyre që kishin edhe Covid edhe grip kanë humbur jetën krahasuar me vetëm 29% e viktimave që u regjistruan vetëm nga Covid 19.”-tha tha zëvendës shefi mjekësor i Anglisë, Prof Jonathan Van-Tam
Gripi dhe viruse të tjera të frymëmarrjes do të qarkullojnë këtë dimër, tha Prof Yvonne Doyle, drejtor mjekësor i Shëndetit Publik Angli, dhe gripi vret midis 4,000 dhe 22,000 njerëz çdo vit – vitin e kaluar numri i të vdekurve ishte 8,000.
“Gjëja e fundit që vërtet dëshironi të keni është gripi. Dhe nëse mendoni se keni ose grip ose Covid qëndroni në shtëpi dhe vetë-izoloni që të mbroni veten – – por edhe për të mbrojtur të tjerët “, tha Doyle.