Sezoni 2020/2021 i Bundesligës startoi mbrëmjen e djeshme me takimin Bayern Munich-Schalke 04. Në letër një përballje e fortë mes ekipeve, por që në fushën e lojës nuk rezultoi aspak kështu.
Kampionët në fuqi shkatërruan miqtë me rezultatin e thellë 8-0, duke vazhduar kështu formën e jashtëzakonshme të sezonit të kaluar ku fituan edhe tripletën.
Ndërkohë ditën e sotme do të vazhdojë të luhet java e parë teksa në program janë 6-të takime. Ndeshja ku do të përqendrohen sytë e sportdashësve është ajo mes Borussia Dortmund- Monchegladbach.
Verdhezinjtë priten të jenë një rival i denjë për Bayern-in në luftën për titullin kampion duke parë edhe talentet e reja që kanë në skuadër si Erling Haaland dhe Jadon Sancho ndërsa në krahun tjetër Monchegladbach do të kërkojnë përsëri të kualifikohen për në Champions teksa sezonin e fundit e mbyllën në vendin e katërt.
Në prag të kësaj sfide të dyja skuadrat vijnë me probleme, pasi do tu mungojnë disa lojtarë për arsye dëmtimi. Për verdhezinjtë vihen re mungesat e Guerreiro, Schmelzer dhe Schulz, ndërkohë për miqtë nuk do të jenë të gatshëm, Lazaro, Poulsen dhe mesfushori Laszlo Benes.
Programi i Bundesligës për ditën e sotme:
Ora 15:30
Eintracht Frankfurt-Arminia Bielefeld
FC Koln-Hoffenheim
Stuttgart-Freiburg
Union Berlin-Augsburg
Werder Bremen-Hertha Berlin
Ora 18:30
Dortmund- B. Monchengladbach