• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreth 18 mln lekë të pajustifikuara/ “Flamujt e kuq” në pasurinë e prokurorit Kolë Hysenaj

21:10 : 17/09/2020
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj do të përballet të premten më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen vetingun për të përbëhet nga Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Referuar skedës së pasurisë së publikuar nga BIRN, rezulton se Hysenaj ka disa “flamuj të kuq”, që do të thotë probleme me deklarimin e pasurisë.

Kështu problemet evidentohen në deklaratat e pasurisë të vitit 2011, 2015 dhe 2016, ku shumat e pajustifikuara janë 3.125,364 lekë, 3.065,899 lekë dhe 11, 715, 491 lekë.

Sipas BIRN, në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 40.8 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e aseteve përbëhet nga pasuritë e patundshme, të cilat kapin vlerën e 30.5 milionë lekëve. Prokurori Hysenaj deklaron familjarisht edhe automjete me vlerë 8.9 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 1.3 milionë lekësh.

Lexo edhe:

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 64.3 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni i prokurorit zë gati 24%. Të ardhurat e bashkëshortes nga paga dhe aktiviteti privat përbëjnë rreth 47% të totalit, 21% e të ardhurave burojnë nga shitja e pasurive të patundshme dhe 6% nga shitja e automjeteve.

“Prokurori Hysenaj rezulton me mungesë burimesh për të mbuluar shtesat e pasurisë në vitet 2011, 2015 dhe 2016, përkatësisht në shumat 3.1 milionë lekë, 3 milionë lekë dhe 11.7 milionë lekë.

Diferenca negative e vitit 2016 krijohet nga blerja e një trualli dhe banese në qytetin e Korçës me vlerë 125 mijë euro, me burim të ardhurat ndër vite.

Subjekti dhe familjarët e tij kanë deklaruar të ardhura të mjaftueshme ndër vite për mbulimin e këtij aseti, por nuk kanë deklaruar kursime në fund të çdo viti kalendarik”, shkruan BIRN.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë rezultuan disa “flamuj të kuq”, që lidhen me të ardhurat, huatë dhe blerjen e një prone të patundshme.

Më konkretisht, bashkëshortja e subjektit deklaron në vitet 2007-2016 të ardhura nga aktiviteti i një bar-kafeje. Në vitin 2016, ajo saktëson se “në vitet e mëparshme, gabimisht janë referuar në lekë të vjetra”, pa saktësuar se cilat shuma kanë qenë deklaruar në mënyrë të pasaktë.

Në deklarimin e vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaron hua nga vëllai në vlerën 300 mijë lekë dhe nga kunati në vlerën e 1.3 milionë lekëve. Borxhi i vëllait është falur në vitin 2006, ndërsa ndaj kunatit është shlyer në dy këste në vlerën 1.1 milionë lekë, e cila nuk përputhet me shumën e deklaruar fillimisht.

Në vitin 2011, prokurori Hysenaj deklaron blerjen e një toke me vlerë 11.2 milionë lekë në fshat si dhe ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 270m2, për të cilën mungojnë të dhënat mbi koston e ndërtimit.

Gjatë viteve të deklarimit, subjekti deklaron disa herë shitblerje ose shkëmbime makinash, me kosto më të lartë sesa çmimi i blerjes.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Etiketa: justifikimeKolë Hysenajpasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

18:50 : 28/01/2026
AKTUALITET

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

08:38 : 21/12/2025
BOTA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
Para

Basha: Sapo PD të vijë në pushtet do të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit që kanë lënë në mëshirë të fatit naftëtarët

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom