RENEA ka bërë shoqërimet e para në lidhje me vrasjen Bujar Çelës, i cili është vëllai i Talo Çelës, emër i njohur dhe në kërkim nga drejtësia për disa ngjarje kriminale, ndër më të njohurat grabitja në 9 prill të vitit të kaluar në Rinas.
Rapoetohet se RENEA ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.
Bujar Çela u ekzekutua me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit. Bujar Çela ishte person pa precedent penalë, ndërsa punonte si taksist në të zezë.
Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga tre persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.