• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tetë me dy?

15:06 : 13/09/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Edmond Tupja

Siç është thënë e shkruar këto ditët e fundit, kryeministri Rama lëpiu atë që kishte pështyrë para dy vjetësh: Ai vendosi rihapjen e kazinove, pra të lokaleve të lojërave të fatit, por kush dëshiron t’i futet këtij biznesi duhet të kenë një kapital të paktën prej një milion e dyqind mijë eurosh secili. Çfarë fati paskan kështu lojërat e fatit: Paparashikueshmëria e kryeministrit në veprimet e tij i nxori në dritë!

Pavarësisht se është në pushtet prej 20 vjetësh, Edi Rama po kërkon të qëndrojë në majë të tij edhe 4 të tjerë sepse, i prekur rëndë nga sindroma e Hubrisit, d.m.th. pikërisht nga sëmundja e pushtetit, ai e ka pushtetin si të vetmen drogë që e mrekullon, e lumturon deri në dehashpirt, çka e shtyn detyrimisht që t’i shfrytëzojë rrethanat sipas parimit “shtatë hile, një trimëri”, duke kaluar nga një qëndrim tek tjetri, siç e nënvizon me të drejtë intelektuali Fitim Zekthi në analizën e tij të 10 shtatorit me titull “Rama është aq i plakur sa nuk mund të humbë kurrë me rezultat të ngushtë”, ku vëren se “Ai ka bërë kapërcime të thella programore apo ideore duke u hequr herë si misionar, herë si ultraliberal, herë si nacionalist, herë si globalist, herë si neomarksist, herë si socialdemokrat, herë si socialiberist (rruga e tretë e Blair-it gjoja) dhe herë si neoliberal, herë si komunist dhe herë-herë si neoliberal”.

Kjo lëvizshmëri e admirueshme prej pehlivani profesionist është pjesë e pandarë e paparashikueshmërisë së tij dhe përbën, sipas mendimit tim modest, një nga karakteristikat individuale të kryeministrin Rama që nga viti 2013. Pa dashur kurrsesi ta këqyr këtë karakteristikë kryeministrore në kuadrin e numerologisë, pra të një studimi parashikues të mbështetur tek analiza numerike e karakteristikave individuale, kam ndjesinë se karakteristika në fjalë ka nisur ta fshehë keq pasigurinë e tij para zgjedhjeve të 25 prillit (çuditërisht numri 25 na çon te numri 7, sepse 2 + 5 = 7, pra na kujton proverbin “shtatë hile, një trimëri”).

Siç e përmendëm në krye të paragrafit të mësipërm, ndonëse e ka të njëzetin vit në pushtet, kryeministri Rama kërkon të qëndrojë edhe një mandat tjetër në të njëjtin post, pra sërish 4 vjet, çka çuditërisht shpreh edhe datëlindja e tij 4. 7. 64 (pra jo vetëm një, por dy 4 njëherësh!), kurse numri 7 (korrik) na kthen sërish e pashmangësisht tek i njëjti proverbi i frikshëm “shtatë hile, një trimëri”.

Lexo edhe:

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

Oh, për pak, harrova, prandaj ju kërkoj ndjesë, o të respektuara lexuese dhe lexues të respektuar të kësaj rubrike të përjavshme: Pak më lart përmenda faktin që Edi Rama është në krye të pushtetit që nga viti 2013! Trembëdhjeta! Numër ndjellakeq për disa, por ndjellamirë për të tjerë! Për sa i përket Edin Ramës, duket se i ka sjellë fat ngaqë iu bënë dy mandate kryeministrore rresht. A bën vaki t’i sjellë fat edhe për një mandat të tretë? Apo ta largojë përfundimisht nga pushteti ku është kapur me thonj e me dhëmbë, sepse, siç thuhet, çdo fillim ka edhe një fund?

Oh, pa shikoni, pa shikoni! Juve që po më lexoni në këtë çast… a nuk ju bën përshtypje data e sotme: 13 shtator 2020? Përsëri numri 13!

Së fundi, por jo më së paku, më lini të bëj komentin që vijon: Para disa kohësh portali amerikan “Foxy Lady New” e renditi kryeministrin tonë të parin në listën e 20 liderëve më të gjatë në botë; kurse për “Hottest Heads” ai zuri vendin e 22-të në listën e liderëve më të bukur në botë. Tani, për rastin e parë, le të shumëzojmë 20-tën e listës me 4 (vjet) dhe na del 80; për rastin e dytë le të shumëzojmë 22-shin e listës po me 4 (vjet) dhe na del 88! Gjithë këto teta, gjithë këta dysha…

Por, o mrekulli e numerologjisë: Shumica e shqiptarëve pa dyshim e njohin dhe përdorin shpesh shprehjen “t’ia bësh dikujt tetë me dy”, d.m.th. ‘t’ia mbledhësh”, “t’ia futësh të dyja këmbët në një këpucë” (ose, pse jo, edhe në një kuti votimi!). Nuk e di, por kam një si parandjenjë të keqe për zgjedhjet kuvendore të 25 prillit: Po sikur shqiptarët t’ia bëjnë tetë me dy Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe ta nxjerrin në opozitë duke votuar kundër kandidatëve të saj? Po sikur, rrjedhimisht e për pasojë të pashmangshme, Edi Rama të pushojë automatikisht së qeni kryeministër? Me gjasë për atë do të jetë diçka e ngjashme me fundin e botës, sepse, siç e ka shkruar Fitim Zekthi, po e përsëris: “Rama është aq i plakur sa nuk mund të humbë kurrë me rezultat të ngushtë”!

Etiketa: kryeministriRamaTupja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16:35 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

Resorti në Pashaliman/ Biznesmeni “strategjik” italian me lidhje në Tiranë, dyshime për konflikt interesi

08:06 : 15/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
Para

Francezi që përdorte fotografitë e Lorik Canës për arsye të pahijshme përballet me akuza të rënda

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com