Një 58-vjeçar në Fier ka humbur jetën në një aksident.
“Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen”, njoftoi policia.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.













