• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Minishengeni si rrota e Minush Jeros, pse përfshirja e Kosovës në këtë projekt është një karamele”

15:10 : 06/09/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE
Genc Pollo, foto marrë nga FB i autorit

Genc Pollo, foto marrë nga FB i autorit

Genc Pollo, ish-deputet i PD, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në prani të Presidentit Donald Trump.

Pollo shkruan se minishengeni ballkanik është si rrota e Minush Jeros në vitet ´70, kur thuhet se e përdori si truk për të gozhduar aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës.

“Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t’u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me “elefantin që mungon” ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica Mogherini, asokohe Përfaqsuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA.

E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rikthehemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetjen e angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës”, shkruan Pollo.

Lexo edhe:

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

Trump shpërfill Macronin pas vendimit për njohjen e Palestinës:  Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi

Nga Genc Pollo

Dikur nga vitet shtatëdhjetë thuhet se regjizori Minush Jero përdori një rrotë stërmadhe traktori si truk për të gozhduar aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës. Në fund të ditës Jero pranoi të hiqte rrotën nga skena, pjesa teatrale nuk pësoi tjetër gëshërë dhe Jero, censorët e publiku i teatrit mbetën të kënaqur.

Varrosja e coptimit të Kosovës si fitore e madhe por e heshtur

Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë-Serbi për t’u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me “elefantin që mungon” ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica Mogherini, asokohe Përfaqsuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA.

E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rikthehemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetijen e angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës.

Kjo ide e cila do të gjymtonte funksionimin e Kosovës si shtet e si ekonomi si dhe do të destabilizonte Ballkanin e më gjerë fillimisht u bllokua në Evropë nga liderë seriozë e të përgjegjshëm dhe me marrëveshjen e javës së shkuar mund të quhet e varrosur nga administrata Trump.

Përmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e të ngjashëm për të spostuar vëmendjen, por edhe debati legjitim për atë që u arrit, apo edhe nuk u arrit në Uashington nuk lipset të na fshijë nga kujtesa që një fatkeqësi nga dora e njeriut në postin e gabuar evitua; përkundrazi duhet të gjejmë se si të evitohet përsëritja në të ardhmen.

Për MiniShengenin në grahmat e fundit nëse është akoma gjallë

Kryeministri Hoti deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes se ai e kishte pranuar përfshirjen e Kosovës në Mini Shengen pasi kjo ju kërkua nga ndërmjetësit amerikanë. Dhe krejt e arsyeshme që këta të fundit mbasi i imponuan presidentit serb të pranonte me shkrim reduktimin e vartësisë energjetike nga Rusia, refuzimin e teknologjisë kineze në rrjetet 5G e të tjera si këto nuk mund t’i refuzonin një karamele pa kosto, madje edhe pa domethënie, si Mini Shengeni, një projekt personal i z. Vučić.

Por në vetvete Mini Shengeni është pa domethënie pasi katër liritë e BE në Ballkanin Perëndimor mund të realizohen plotësisht vetëm pas anëtarësimit në BE. Për realizimin gradual të tyre e nxitjen e tregut rajonal ekzistojnë mekanizma e institucione rajonale ku shtetet e Ballkanit janë anëtare. Kështu p.sh janë CEFTA me sekretariat në Bruksel e Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit me seli në Sarajevë të cilat kanë përkrahjen e plotë të Bashkimit Europian e të Amerikës.

Ishin këto institucione që gjatë pandemisë, në koordinim me Komisionin Europian, arritën të realizojnë “korridoret e gjelbra” në Ballkan për të shpëtuar tregtinë rajonale nga asfiksia e kufijve të mbyllur. Për. Mini Shengenin nuk u kujtua kush.

Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun tregtar e organizatën e sigurisë të udhëhequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull.

Fakti që samiti i Mini Shengenit i njoftuar që do të mbahej në Beograd në janar (dy muaj para shpalljes së pandemisë) u anullua e u la në heshtje mund të jetë fare mirë një shenjë se edhe kjo nismë mund të jetë rrugës drejt Varrezës së Projekteve të Padobishme.

Etiketa: KosovapolloSHBA

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

19:55 : 25/07/2025
BOTA

Trump shpërfill Macronin pas vendimit për njohjen e Palestinës:  Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi

18:03 : 25/07/2025
BOTA

SHBA-ja vret një udhëheqës të Shteti Islamik në Siri

17:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

Ambasada Amerikane: Ja kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA

12:58 : 25/07/2025
BOTA

Aleatët europianë shtyjnë sanksionet ndaj Iranit për të ringjallur bisedimet bërthamore me SHBA-të

11:55 : 25/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë, Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet për konstituimin e Kuvendit

21:51 : 24/07/2025
Para

Dekreti për datën e zgjedhjeve/ Maliqi: 25 prilli, dita e fundit e Rilindjes së krimit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com