• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

CDC, vaksina anti-Covid mund të shpërndahet në fund të tetorit

08:06 : 03/09/2020
në BOTA, SHENDETI

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik në të 50 shtetet amerikane të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine potenciale të koronavirusit për grupet me rrezik të lartë ndoshta qysh në fund të tetorit, sipas dokumenteve të botuara nga agjencia të mërkurën.

Koha e zhvillimit të një vaksine ka marrë një rëndësi politike, ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon rizgjedhjen në nëntor, pasi premtoi miliarda dollarë fonde federale për një vaksinë që do të parandalonte COVID-19, që ka vrarë më shumë se 180’000 amerikanë.

“Për arsye të planifikimit paraprak, CDC-ja u dha shteteve modele të caktuara të planifikimit ndërsa punojnë me plane specifike shtetërore për shpërndarjen e vaksinave, duke përfshirë ndoshta sasitë e kufizuara të vaksinave në tetor dhe nëntor”, tha një zëdhënëse e CDC-së për agjencinë Reuters.

Gazeta New York Times kishte raportuar më herët se CDC-ja kishte kontaktuar zyrtarë në të 50 shtetet dhe pesë qytete të mëdha për informacionin e planifikimit.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Anthony Fauci më herët të mërkurën tha në kanalin MSNBC se bazuar në nivelin e pjesëmarrjes së pacientëve në provat e vaksinave të COVID-19 në proces, mund të ketë të dhëna të mjaftueshme klinike për të ditur deri në nëntor ose dhjetor nëse një nga vaksinat është e sigurt dhe efektive.

Lexo edhe:

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

Dokumentet e postuara në internet nga New York Times tregojnë se CDC-ja po përgatitet që një ose dy vaksina të COVID-19 të jenë në dispozicion në sasi të kufizuara qysh nga fundi i tetorit.

Vaksinat do të viheshin në dispozicion pa pagesë së pari për grupet me rrezik të lartë duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, personelin e sigurimit kombëtar dhe banorët dhe stafin e azileve për të moshuarit, tha agjencia në dokumentet e publikuara në internet.

Rregullatorët në mbarë botën në mënyrë të përsëritur kanë thënë se shpejtësia e zhvillimit nuk do të rrezikojë sigurinë e vaksinës, pasi rezultatet do të burojnë nga kryerja e provave paralele të bëra në sekuencë. Por siguria nuk i kanë bindur të gjithë.

Rezultatet paraprake të një sondazhi të kryer gjatë tre muajve të fundit në 19 vende treguan se vetëm rreth 70% e të anketuarve britanikë dhe amerikanë do të merrnin një vaksinë COVID-19 nëse do të jetë e disponueshme.

Kompanitë farmaceutike përfshirë Moderna Inc, AstraZeneca Plc dhe Pfizer Inc janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për sëmundjen.

Dokumentet e CDC-së përshkruajnë dy kandidatë për vaksina që duhet të ruhen në temperatura minus 70 dhe minus 20 gradë Celsius. Këto kërkesa për ruajtjen e vaksinës përputhen me profilet e vaksinave që po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna./VOA

Etiketa: CovidSHBAvaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

21:33 : 11/08/2025
BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

21:21 : 11/08/2025
BOTA

Trump vendos taksë 15% për çipet në Kinë, Nvidia dhe AMD i kalojnë fitimet qeverisë

21:07 : 11/08/2025
BOTA

Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia

19:57 : 11/08/2025
BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025
BOTA

Takimi Trump-Putin në Alaska, Zelensky nuk është ftuar të marrë pjesë

19:45 : 10/08/2025
Para

"Në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa simptoma apo me shenja të lehta"/ Apeli nga Brataj

TË GJITHA

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

22:01 : 11/08/2025

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

21:56 : 11/08/2025

Zjarr në Selitë të Tiranës, era përshpejton përhapjen e flakëve

21:49 : 11/08/2025

E rrahën dasmorët në dasmë/ Shpat Kasapi publikon foton: Jam si molla!

21:48 : 11/08/2025

Nico Williams ka një klauzolë të re, zbulohet shifra e caktuar në kontratë

21:42 : 11/08/2025

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

21:33 : 11/08/2025

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

21:21 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com