Një automjet në ecje ka marrë flakë në aksion rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Policia njofton se në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësisht mjeti.
“Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental”, bëjnë të ditur burimet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.