Dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime nga policia thanë se i plagosuri është identifikuar si Gledis Kraja, rreth 30 vjeç.
Ai është qëlluar me kallashnikov.
Kraja mësohet se ka qenë në makinë në momentin kur është qëlluar me armë. Deri më tani policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit.