Valtteri Bottas ka siguruar pole position në Çmimin e Madh të 70-vjetorit në Silverstone. Piloti i Mercedes e ka ndalur kronometrin në1:25:154, 63 të mijtat më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Hamilton.
Një pole i jashtëzakonshëm për Bottas, i cili ka barazuar Jack Brabham, Graham Hill, Jacky Ickx, Juan Pablo Montoya, Jacques Villeneuve, Mark Webber në kuotën e 13 pole position në karrierë.
Në vendin e tretë ka dalë Hulkenberg, një rezultat që nuk mund të imagjinohej deri 2 javë më parë. Zhgënjen Verstappen me vendin e katërt, i ndjekur nga Ricciardo, Stroll, Gasly dhe Leclerc. Albon dhe Norris mbyllin 10 vendet e para.
Ndërkohë pilotët e Ferrarit, i kanë mbyllur provat në vendin e tetë dhe të dymbëdhjetë, përkatësisht me Leclerc dhe Vettel.