• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nikoll Lesi: Sot Edi Rama ka shansin e jetës, ndryshe do vijë dita e qametit

09:38 : 30/07/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Botuesi Nikoll Lesi i është drejtuar me një mesazh të qartë Edi Ramës, ditën kur Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet Kushtetuese.

Lesi duke iu drejtuar Ramës thotë se sot ai ka shansin e jetës, ndërsa i kujton se një ditë do të ikë sepse nuk është Zot.

“Edi Rama mund të vepronte fare mirë, siç u votua Kodi Zgjedhor, nuk prek Kushtetutën fare, vazhdon me këtë mënyrë zgjedhje apo përzgjedhje deputetësh dhe nëse fiton në prill 2021 le të fillojë pikësëpari me këto ndryshime në sistemin zgjedhor, në zgjedhjen e presidentit nga populli, në vendosjen me ligj të detyruar se kur populli don për iks problem referendum , duhet zhvilluar referendum e jo si sot kur nuk zbatohet se ka njëmijë yçkla.

Edi Rama duhet të lerë servilët dhe ata që zhvasin pas pushtetit të tij koncensone, PPP, tenderime, leje ndërtimi, etj. Nëse ka frikë nga humbja e pushtetit, duhet të bind veten se nuk mund të rrijë me makinacione apo duke prishur rregullat e lojës, pasi ndeshja ka filluar. Viti elektoral ka filluar që në prill. Nëse ka frikë nga SPAK-u të bëhet burrë dhe të shkojë para tyre e të tregojë shokët!”, shkruan Lesi.

Në vijim ai shton “unë mendoj se Edi Rama ka një problem tjetër, psikologjik: ai është mësuar majë kalit të pushtetit dhe i duket hataja nëse e humbet pushtetin. Por më mirë ikën vetë, me rregulla loje të gjithëpranuara, se sa me rremujë e zjarr”.

Lexo edhe:

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

“Një ditë do ikësh Edi Rama, se nuk je Zoti!

Por nëse e mban me zor, me banda, me vota të vjedhura e makinacione kushtetuese do vija DITA E QAMETIT!

Dhe do jetë DITË E KEQE!

Ndaj bëju më mirë Burrë Shteti, sot me 30 korrik 2020”, e mbyll shkrimin Lesi.

Shkrimi i Nikoll Lesit ne Koha Jone

Në veprimtarinë e një politikani që ka ndikuar në jetën e një Kombi, për mirë apo për keq, vjen një ditë kur ka shansin për të hyrë në histori.

Nëse me autoritetin e tij kryeministri vendos që të shikojë karriken e tij, ndonëse ka 22 vite në administrim pushteti, duke e çuar popullin në konflikt civil dhe në katrahurë, atëhere do ketë një fund jo të lumtur. Nëse me elokuencën që manifeston, kur don, vendos se mbi të gjitha duhet marrëveshja, konsensusi, harmonia e një Kombi dhe le të fitojë më i miri në zgjedhje, atëhere do mbetet në histori si Burrë Shteti.

Sot është Dita e Edi Ramës!

Natyrisht që një kryeministër dhe kryetar partie lufton e punon të fitojë partia e tij. Deri këtu Edi Rama mbetet në të drejtën e tij për të luajtur politikë. Por në rastin konkret, kur flitet për një reformë zgjedhore, ku nga votimi i saj varet se kush do ta marrë pushtetin, me votë të lira apo me banda; këtu duhet të ndalojë Edi Rama, sepse boll akuza ka patur e ka për të se si mori pushtetin në vitin 2017 dhe në zgjedhjet e Dibrës ku foli, shkroi e publikoi gazeta më e madhe gjermane BILD. Asgjë nuk përgënjështroi kryeministri, bile u tërhoq dhe nga padia ndaj BILD. Një veprim i mençur sepse do të dilnin shumë gjëra ndaj tij dhe Rilindjes. Zgjodhi zbythjen, por nganjëherë është mirë ta tërheqësh prapanicën sepse nuk ka brekë hekuri që të shpëtojnë, nëse e kalon cakun. Edi Rama sot do të tregojë nëse di të tërhiqet dhe ti hap rrugë një Konsensusi që mund të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, nëse di të bëjë aritmetikë zgjedhore. Ambasadorët e huaj të rëndësishëm po i kërkojnë publikisht se mos fut duart në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme. Foli ambasadori i BE, Soreca që dihet se është një mbështetës personal i kryeministrit. E detyroi ndergjegja apo e urdhëroi qendra e tij në Bruksel, nuk dihet, porse ama foli se nuk duhet asnjë veprim pa konsensus me opozitën reale. Gjermania ka folur përditë dhe prerë, duke kërcënuar se nuk ka konferencë Shqipëri-BE për negociatat. Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dha dje një deklaratë, ku në thelb thoshte se nuk duhet vepruar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

Po kështu dhe Presidenti Meta ka shkruar, folur dhe nuk ka reshtuar duke iu kërkuar të mos preket Kushtetuta, sidomos në mënyrë të njëanshme. Opozita PD – LSI si dhe krejt blloku opozitar thekson se duhet të vazhdojmë me Marrëveshjen e 5 qershorit dhe të mos prekim Kushtetutën për interesa personale.

Që të jemi korrekt me ndergjegjen tonë: Edi Rama vetë nuk i do listat e hapura. Por mëqënëse sondazhet e nxjerrin humbës përballë koalicionit opozitar po sajon listat e hapura që të prek nenin për koalicionet parazgjedhore.

Edi Rama mund të vepronte fare mirë, siç u votua Kodi Zgjedhor, nuk prek Kushtetutën fare, vazhdon me këtë mënyrë zgjedhje apo përzgjedhje deputetësh dhe nëse fiton në prill 2021 le të fillojë pikësëpari me këto ndryshime në sistemin zgjedhor, në zgjedhjen e presidentit nga populli, në vendosjen me ligj të detyruar se kur populli don për iks problem referendum , duhet zhvilluar referendum e jo si sot kur nuk zbatohet se ka njëmijë yçkla.

Edi Rama duhet të lerë servilët dhe ata që zhvasin pas pushtetit të tij koncensone, PPP, tenderime, leje ndërtimi, etj. Nëse ka frikë nga humbja e pushtetit, duhet të bind veten se nuk mund të rrijë me makinacione apo duke prishur rregullat e lojës, pasi ndeshja ka filluar. Viti elektoral ka filluar që në prill. Nëse ka frikë nga SPAK-u të bëhet burrë dhe të shkojë para tyre e të tregojë shokët!

Unë mendoj se Edi Rama ka një problem tjetër, psikologjik: ai është mësuar majë kalit të pushtetit dhe i duket hataja nëse e humbet pushtetin. Por më mirë ikën vetë, me rregulla loje të gjithëpranuara, se sa me rremujë e zjarr.

Një ditë do ikësh Edi Rama, se nuk je Zoti!

Por nëse e mban me zor, me banda, me vota të vjedhura e makinacione kushtetuese do vija DITA E QAMETIT!

Dhe do jetë DITË E KEQE!

Ndaj bëju më mirë Burrë Shteti, sot me 30 korrik 2020.

Etiketa: LesimesazhiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës

19:43 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

19:23 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama “kërcënon”: Kush vendos traun për parkim do të ndiqet penalisht

19:21 : 21/07/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025
Para

4 të vdekur dhe 1 i plagosur në 8 orë, çfarë ndodhi në Tiranë, Shijak e Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com