Armina Mevlani është dalluar gjithmonë për format e saj fizike mjaft tërheqëse, megjithatë, në postimin e fundit në “Instastory”, ajo ka treguar se ka humbur 6 kilogramë që nga vera e vitit të kaluar.“-6 kilogramë nga vera e kaluar. Sekreti është që nuk kam mbajtur dietë, por mungesa e kalorive dhe ushtrime kardio”, ka shkruar Mevlani krah postimit të saj.
Pavarësisht humbjes së 6 kilogramëve, Armina duket po aq e bukur dhe tërheqëse sa më parë. Ajo ka treguar vazhdimisht se kujdeset maksimalisht për të mbajtur trupin në formë me ushtrimet përkatëse çdo ditë.
Armina Mevlani pak kohë më parë tregoi eksperiencën e keqe me kontraceptivët, duke deklaruar se pasi i përdori për tri vite, pas ndërprerjes së tyre, fitoi 6 kilogramë, të cilat tashmë i ka hequr.
Blogerja, e cila prej vitesh është në një lidhje të konsoliduar me Shkëlzen Berishën, e ndau me ndjekësit eksperiencën e saj me ndjekësit në lidhje me përdorimin e kontraceptivëve.
Pas disa pyetjesh nga ndjekësit në “Instagram”, Armina rrëfeu se ka përdorur një metodë të tillë për tri vite. Blogerja paralajmëroi vajzat se nëse marrin një vendim të tillë, mund të përballen me efekte anësore.
Armina ka rekomanduar të kryhen analizat e gjakut para nisjes së kontraceptivëve. Ajo bëri me dije se ka hequr dorë nga kjo metodë prej thuajse një viti dhe se trupi nuk i ka reaguar aspak mirë.
“I kam ndërprerë pilulat kontraceptive vitin e kaluar dhe fitova 6 kilogramë në momentin që i ndalova. Trupi im ishte i mësuar me to. Nuk ndryshova asnjë zakon, por trupi im reagoi sikur të isha post-shtatzënë”, ka thënë Armina.
Ajo ka postuar edhe një foto në profilin e saj, ku shihej me disa kilogramë më tepër. Sipas blogeres, vendimi për nisjen e metodave kontraceptive duhet të studiohet mirë, pasi organizmi mund të reagojë në mënyra të ndryshme.