• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Problemet me pasurinë dhe konflikti i interesit/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi

10:07 : 23/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi (djathtas) pas seancës dëgjimore në KPK

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi (djathtas) pas seancës dëgjimore në KPK

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi është shkarkuar nga detyra. Vendimi u njoftua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Të martën e 21 Korrikut, ajo u përball me trupën gjykuese të KPK në seancën dëgjimore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi konfliktit të hapur të interesave me një kompani ndërtimi, si edhe problematikave me pasurinë.

Gjyqtarja përballë ligjit për konfliktin e interesave

Në seancën dëgjimore të zhvilluara të martën e kësaj jave, trupa e Vetingut konstatoi se gjyqtarja Skënderi kishte marrë pjesë në procese gjyqësore, në të cilën palë ishte një kompani ndërtimi, me të cilën më parë kishte nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një godine.

Lexo edhe:

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

Trupa gjyqësore konstatoi se një truall 225 metra katrorë, ku ishte bashkëpronare edhe gjyqtarja Skënderi, i ishte dhënë një kompanie ndërtimi në vitin 2008. Në këmbim, gjyqtarja kishte përfituar një apartament me sipërfaqe 72 m2, si edhe kishte porositur një shtesë 50 m2, me vlerë 40 mijë euro.

Sipas të dhënave të siguruara nga KPK, gjyqtarja ka paguar vetëm këstin e parë për shtesën, në shumën 20 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër nuk e ka paguar, pasi gjyqtarja Skënderi kishte kryer vetë disa punime, të cilat kompania e ndërtimit ia ka njohur në vlerën 20 mijë euro.

Disa vite më pas, Komisioni i Vetingut konstatoi se gjyqtarja Flutura Skënderi ka qenë pjesë e trupës gjyqësore në dy çështje që e njëjta kompani ndërtimi kishte në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Për këto gjetje, trupa e KPK-së krijoi dyshime se gjyqtarja Skënderi është në konflikt interesi.

Përballë këtyre fakteve, gjyqtarja deklaroi se nuk kishte shkelur ligjin për konfliktin e interesave, pasi pjesëmarrja e saj në trupa gjyqësore me palë kompaninë e ndërtimit i referohej një kohë më të vonë, kur raportet mes tyre kishin përfunduar.

Përballë dy versioneve, situata mund të qartësohet duke parë parashikimet e ligjit “Për konfliktin e interesave”.

Ky ligj, në nenin 5 të tij, jep në mënyrë të detajuar se cilat konsiderohen “interesa private”, për të cilat zyrtarët mund të bien në kushtet e konfliktit të interesave.

“1. Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:

  1. a) të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre;
  2. b) çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile;
  3. dh) marrëdhënie:
  4. v) të njohura të miqësisë apo të armiqësisë;
  5. e) angazhime të mëparshme, nga të cilat kanë buruar ose burojnë interesa të përmendur në shkronjat e mësipërme të këtij neni.

Raporti i krijuar ndërmjet gjyqtares Flutura Skënderi dhe kompanisë së ndërtimit duket se përfshihet në të paktën 5 pika të “interesave private të zyrtarit”, të cilat janë premisa për rënien në konflikt interesi.

Gjyqtarja Flutura Skënderi, prej shumë vitesh, duket se ka refuzuar të shmangë konfliktin e interesave me kompaninë private të ndërtimit, ose së paku të kishte tentuar që të sqaronte situatën.

Në seancën dëgjimore para trupës së Vetingut, gjyqtarja Skënderi nuk deklaroi ndonjë kërkesë të mundshme drejtuar kryetarit të Gjykatës për të shqyrtuar nëse rasti ishte apo jo në konflikt interesi.

Gjyqtarja Skënderi, edhe në seancën dëgjimore, u tregua e bindur se nuk kishte shkelur ligjin për konfliktin e interesave.

Por, kuptimi që ajo ka mbi këtë ligj, ndoshta mund të shënojë edhe fundin e karrierës së saj në sistemin e drejtësisë.

Problemet me pasurinë

Krahas situatës së konfliktit të interesave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi edhe disa problematika me pasurinë e gjyqtares Flutura Skënderi, sidomos në mosdeklarimin e disa transaksioneve financiare.

KPK konkludoi paraprakisht se gjyqtarja Skënderi ka një balancë negative financiare në vlerën 2.8 milion lekë të reja. Subjekti i kundërshtoi gjetjet e trupës së Vetingut, duke deklaruar se ka prova për të kundërshtuar problematikat në pasurinë e saj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025
AKTUALITET

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025
AKTUALITET

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut

13:53 : 11/10/2025
AKTUALITET

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

13:43 : 11/10/2025
AKTUALITET

Fermerët e Maliqit ankohen për mungesë tregu: Shteti të na ndihmojë

13:38 : 11/10/2025
Para

Ish-banorja e Big Brother martohet në kohë koronavirusi

TË GJITHA

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut

13:53 : 11/10/2025

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

13:43 : 11/10/2025

Fermerët e Maliqit ankohen për mungesë tregu: Shteti të na ndihmojë

13:38 : 11/10/2025

Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin

13:14 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com