• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

20:08 : 22/07/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar. Kjo që po ndodh ditët e fundit po dëshmon edhe njherë, se është një naivitet idiotesk të shpresosh se me të mundesh të bësh një marëveshje normale, në kuadrin e një sistemi demokratik. Mbledhja pa opozitën e tryezës së Këshillit Politik, arsyeja e vetme e egzistencës të të cilit është të qenit konsensual, dëshmon për të pafundmen herë se ai mbetet një partner dinak dhe i pabesë.

Në këtë mënyrë, shefi i rilindjes është sjellë që pas nënshkrimit të paktit të 5 qershorit, kur fillimisht ra dakord të pranonte sistemin ku garohej me koalicione si dhe mosndryshimin e regullave të lojës në mënyrë të njëanshme.

Por, pa u tharë boja e kësaj firme ai prodhoi një dredhi tjetër, hedhjen poshtë të këtij pakti, ndryshimin urgjent të Kushtetutës dhe pengimin e PD dhe LSI për të hyrë në koalicion me lista të veçanta në zgjedhjet e ardhshme.

Deri këtu Rama është brenda logjikës së tij. Ai po bën të vetmen gjë që di të bëjë më mirë. Ata që janë vënë në rolin e budallait janë sërish opozitarët, që besuan për të disatën herë se kishin gjetur mekanizmin që do ta detyronte kryerilindasin të luante ndershëm.

Lexo edhe:

Opozita përballë pushtetit

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

Që në tetorin e shkuar, pasi dështoi në përdorimin e forcës, prishjen e zgjedhjeve moniste dhe rrëzimin e regjimit me bomba molotov, dyshja PD- LSI shpalli një platformë të re opozitare. Thelbi i këtij dokumenti të pranuar konsensualisht ishte të justifikonte pafuqinë për tu përballur me pushtetin autoritar përmes vendosjes së vijave të kuqe të bashkëpunimit me të.

Opozita braktisi mitingjet, hoqi dorë nga sllogani “zgjedhje pa Ramën kryeministër” dhe la të hapur diskutimin me mazhorancën, por pa Damian Gjiknurin që e etiketonte si hajdut të provuar votash, pa Rudina Hajdarin që e konsideronte si të tradhëtare të blerë nga qeveria dhe me kryesues ndërkombëtarë të dialogut.

Pas kësaj tërheqje të parë në tetor erdhi e dyta në janar. PD dhe LSI, pranuan të uleshin në tryezën e reformës zgjedhore, duke i dhënë oksigjen regjimit, përpara konferencës së donatorëve dhe hapjes së negociatave. E gjitha kjo u shoqërua edhe me tërheqje të tjera. Përballë gjeti në tryezë, pikërisht Gjiknurin, pikërisht Hajdarin dhe asnjë kryesues të huaj.

Pas pesë muajsh debatesh, konfrontimesh dhe diskutimesh, kur u duk sikur një pakt i arrnuar u arrit, për vëzhgimin e qendrave të votimit me kamera dhe për identifikimin biometrik të zgjedhësve, Rama sërish e përmbysi tryezën duke thirrur në ndihmë këtë herë sharlatanët e parlamentit të përgjysmuar.

Tani opozitës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të shkojë drejt zgjedhjeve me të mbathuara nëpër shalë, dhe të rrijë gjithë ankth për pabesinë e re që do i bëhet në të ardhmen.

Pikërisht ajo që po ndodh këto ditë është edhe njëherë treguesi se akti me kurajoz dhe më i drejtë që ka bërë opozita reale ishte ai i djegjes së mandateve, dhe daljes nga ai sistem të cilin Rama e kontrollon si padroni që ka në dorë edhe gurin edhe arrën. Sa herë ka tentuar të kundërtën, qoftë në 18 maj 2017, qoftë në janar apo qershor të këtij viti, ajo ka dalë më pas e tradhëtuar dhe e zhgënjyer.

Edhe njëherë tani po provohet se me Edi Ramën është e pamundur një lojë me rregulla. Kur është puna për pushtetin e tij ai shpërfill çdo normë dhe çdo pakt. Atë që po bën sot me shfuqizimin e koalicioneve dhe me ndryshimin unilateral të kushtetutës, asgjë se pengon ta bëjë nesër me truqe të tjera për grabitjen e zgjedhjeve.
Prandaj kjo situatë e pas 5 qershorit, e ka vënë edhe njëherë opozitën para dilemës se me ç’mënyrë duhet të përballet me të.

Ashtu sikurse kanë vërtetuar dhjetra raste, rruga legale dhe demokratike duhet përjashtuar. Nëse ka këllqe, opozita duhet ti kthehet rrugës radikale. Ose në të kundërtën, nëse është e pafuqishme për të, le të mos i mbajë shqiptarët me shpresë, se do ktheje normalitetin përmes tryezash që Rama i përmbys sa herë të dojë.

Normalizimi i tij është një mision iluziv. Me të ka vetëm dy rrugë: ose duhet rrëzuar ose duhet duruar. /Lapsi/

Etiketa: BushatimarreveshjeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025
Para

A po dështon edhe Parku Diellor i Karavastasë?

TË GJITHA

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025

Nuk dihej se ku ndodhej, mjekja shqiptare shfaqet në flotiljen pranë Gazës

18:03 : 05/10/2025

Netanyahu: Europa është bërë e parëndësishme në skenën botërore

17:57 : 05/10/2025

Burnley pëson disfatë në Premier League, Broja futet nga stoli

17:51 : 05/10/2025

Kancelari gjerman zhvillon bisedë telefonike me Netanyahun, Merz bën thirrje për marrëveshje paqeje në Gaza

17:39 : 05/10/2025

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot! Makinat në radhë prej disa orësh

17:34 : 05/10/2025

U kap sot nga policia me armë, Imer Krrashi pjesë e grupit të Marklen Hakës

17:22 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com