• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në prag të “17 majit të dytë” dhe 82 mandatet legjitime në Kuvend

11:56 : 18/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Tre vjet më pare, Lulzim Basha dhe Edi Rama u ulën bashkarisht dhe arritën një marrëveshje lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2017, ndërsa situata politike në vend ishte e tensionuar, po aq sa edhe sot.

Kishim një opozitë të ngujuar në atë që u quajt “çadra e lirisë”, një Kryeministër që ironizonte herë pas here atë që ndodhte poshtë dritareve të zyrës së tij, një Kryetar Kuvendi, sot President, që as nuk ndahej nga Rama dhe as nuk bashkohej me Bashën, dhe një grup diplomatësh që bënin xhiron nga selia e PD, te Kryeministria, zyrat e Kuvendit dhe Pallati i Kongreseve.

Pak a shumë e njëjta panoramë shfaqet edhe sot me të njëjtët aktorë politikë në Shqipëri, ndërsa kanë ndryshuar vetëm emrat e diplomatëve.

Debati është i njëjtë; zgjedhjet, ku palët ndodhen në një mosbesim dhe duket se çdo ditë që kalon shton presionin.

Lexo edhe:

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

U duk se marrëveshja e 5 qershorit do të jepte një zgjidhje, aq më shumë kur negociatat, që nisën në Pallatin e Kongreseve, vijuan në rezidencën e ambasadores së SHBA dhe u përmbyllën pas ndërhyrjes së ambasadorit të Gjermanisë.

U quajt një marrëveshje amerikane, edhe pse ambasadores iu la draft-marrëveshja në dorë për 90 minuta, ndërsa u përmbyll dy apo tre ditë më pas nga europianët.

Por duket se 5 qershori thjesht u shtua në datat e marrëveshjeve politike në Shqipëri, që janë të shumta, por nuk zgjidhin asgjë.

Dhe kjo historia me marrëveshje ka nisur herët që nga 1991, u përsërit në 1997, më pas në 1998-1999, vijoi me 2002, pastaj me 2007, kulmoi me ndryshimet Kushtetuese të 2008 dhe skenat e ngjashme u përsëritën në 2009, 2013, 2016, 2017 dhe me shumë gjasa do të kemi një tjetër në korrik 2020.

Pra jemi një vend ku, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve, akuzave të ndërsjellëta, përbetimeve, vijave të kuqe e të bardha, marrëveshjet nuk kanë munguar, edhe pse thelbi nuk është zgjidhur: zgjedhjet.

Referuar çdo të dhëne, zgjedhjet e para dhe të fundit më të mira në 30 vjet janë zhvilluar në 1992, më pas gjithçka i është lënë në dorë ose të fortëve, ose forcës së shtetit dhe atij që qeveris, ose blerjes së votave nga thasët me miell te 20 mijë lekëshat, tjetërsimit të mandateve apo fenomenit Dushk të 2001.

Sot sërish diskutohet për zgjedhjet, për standardet, ndërsa të gjithë përbetohen për vullnetin politik.

Rama, i cili qëndroi në prapaskenë në marrëveshjen e 5 qershorit, duke nxjerrë në rreshtin e parë Damian Gjiknurin, sot ka vendosur të dalë vetë në “fushë-betejë”. Për këtë i erdhi në ndihmë “opozita parlamentare”, e cila çuditërisht i doli nga rreshti dhe i vuri ca kushte për lista të hapura, koalicione dhe rritje apo ulje pragu elektoral.

Kryeministrit kaq i duhej për të marrë rolin e aktorit kryesor, herë duke kërcënuar, herë duke bërë gallatë, herë duke paralajmëruar dhe herë duke iu drejtuar si miq “opozitarëve” në sallë dhe opozitës jashtë saj.

Në distancë qëndronte Presidenti, që herë e njeh Parlamentin dhe herë nuk e njeh, herë paralajmëron se do e shpërndajë dhe më pas, këshillon kreun e opozitës që të ulet në Këshillin Politik për ndryshimet Kushtetuese.

Meta, në një mëngjes, befasisht kishte marrë një mesazh nga ish-Kryetari i KQZ, Kristaq Kume, që sot është rreshtuar në krah të shoqërisë civile duke kërkuar ndryshimin e sistemit, dhe i propozon opozitës së bashkuar që të rikthehet në Këshillin Politik për të diskutuar edhe për ndryshimet Kushtetuese.

Në fund, palët dakordësohen për t´u ulur dhe për të nisur diskutimet edhe mbi kërkesën e ndryshimeve Kushtetuese dhe me shumë gjasa Rama do të ulet si “komandant”, duke ushtruar presionin se votat i ka që Kuvendi me sovranitetin e tij të realizojë një pjesë të asaj që kërkon edhe “opozita parlamentare”.

Rama do të synojë të marrë sa më shumë dakordësi, të paktën për listat e hapura, duke e lidhur këtë me shmangien e koalicioneve të derisotme, por me një lloj të ri koalicioni, ku partitë do të përfaqësoheshin vetëm me një listë të përbashkët. Opozita e bashkuar do të synojë që koalicionet të mos preken, pasi listat si të hapura ashtu edhe sikundër janë sot, sërish do të mbeten në humorin e kryetarëve.

Dhe me shumë gjasa palët do të dakordësohen, pak a shumë me një marrëveshje të ngjashme me 17 majin, ku të gjithë do të brohorasin për fitore dhe do të ndjehen mirë deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Përtej të gjithë lojës politike, pyetja që mbetet është: ky Parlament, në sytë e Presidentit dhe opozitës, ka tagrin të ndryshojë ose jo Kushtetutën, ka tagrin të miratojë ose jo ndryshimet në Kod, përsa kohë nga deklarimet publike, legjitime konsiderohen vetëm 82 mandate, kur për Kodin duhen 84 vota, ndërsa për Kushtetutën 94?

Pyetja vështirë se mund të marrë një përgjigje, përsa kohë Kushtetuesja është jashtë funksionit dhe qëllimi kryesor mbetet çimentimi i pozicioneve politike.

/BoldNews.al/

Etiketa: Edi RamaIlir Metalulzim bashsa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
Para

Mazhoranca u tërhoq nga shkarkimi i Metës, Maliqi: Mao i Surrelit ka mbushur poturet

TË GJITHA

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom