Nga BoldNews.al
Bashkia e Tiranës ka vendosur të anulojë tenderin me vlerë 25 milionë lekë (të vjetra) për mobilimin e Bibliotekës së Kombinatit, pak ditë pasi “Boldnews.al” zbuloi se e gjithë procedura po zhvillohej në një terren fiktiv.
Institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj kishte planifikuar shpenzimin e 25 milionë lekëve për rafte dhe tavolina të bibliotekës në një prej zonave më të populluara të kryeqytetuit
Por, një investigim i mëhershëm i “Boldnews.al” tregoi se Bashkia e Tiranës kishte vendosur të kryente këtë shpenzim, në një godinë, e cila është përcaktuar për t’u rrëzuar, pas dëmtimeve të shumta që pësoi prej tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
Pra, dukej qartë që shuma prej 25 milionësh, ose do të shpërdorohej pa kuptim për mobilimin e një ambjenti që do të rrëzohet po nga Bashkia, ose tenderi mund të ishte një manovër fiktive për të kanalizuar vlerën financiare në rrugë të paligjshme.
Pas këtij publikimi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të anulojë tenderin për mobilimin e Bibiliotekës së Kombinatit.
Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Bashkia e drejtuar nga Veliaj njofton se ka anuluar tenderin “për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit…”.
Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë detaje mbi “shkaqet” e anulimit. Por, gjithësesi, dyshimet për një procedurë tërësisht fiktive mbeten të forta.
Investigimi i “Boldnews”
Në datë 12 Korrik 2020, redaksia e “Boldnews.al” publikoi artikullin, me titull: “Tender fiktiv? Biblioteka e Kombinatit pritet të shembet, Veliaj 25 milionë lekë për mobilim”.
Më poshtë është artikulli i plotë:
Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpenzojë 26 milionë lekë (të vjetra) për mobilimin e ri të Bibliotekës së Kombinatit, ndërkohë që banorët e pallatit ku gjenden zyrat e institucionit kulturor janë njoftuar prej muajsh të largohen nga banesat e tyre, pasi godina do të shembet, si pasojë e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës shpalli një tender me tre lote, për mobilimin e disa bibliotekave në kryeqytet.
Në një prej tyre, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, parashikon mobilimin e ri të bibliotekës së Kombinatit, e inaguruar në vitin 2016. Fondi limit për këtë tender është rreth 26 milionë lekë të reja pa TVSH dhe parashikohet që të mbyllet në 13 Korrik 2020.
Në dokumentat shoqëruese të procedurës, parashikohet kryerja e mobilimit të bibliotekës në zyrat ku gjendet prej vitit 2016.
Por, pikërisht, ky detaj krijon dyshime të forta për një procedurë tërësisht fiktive të Bashkisë së Tiranës.
Godina, pjesë e planit të shembjes
Biblioteka e Kombinatit gjendet në katin e parë të një pallati 5-katësh, pranë shkollës “Betim Muço”.
Në dokumentat shoqëruese të procedurës, parashikohet kryerja e mobilimit të bibliotekës në zyrat ku gjendet prej vitit 2016.
Por, pikërisht, ky detaj krijon dyshime të forta për një procedurë tërësisht fiktive të Bashkisë së Tiranës.
Godina, pjesë e planit të shembjes
Biblioteka e Kombinatit gjendet në katin e parë të një pallati 5-katësh, pranë shkollës “Betim Muço”.
Ajo u inagurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Prill 2016. Por, prej muajsh, zyrat e saj janë të mbyllura.
Në njoftim në xhamin e zyrave të boshatisura informon qytetarët që kanë marrë libra pranë bibliotekës, t’i dorëzojnë ato pranë administratës së Njësisë Bashkiake nr.6, e cila gjendet disa dhjetra metra më larg.
Banorët e pallatit dhe bizneset aty pranë, në biseda me “Boldnews.al”, deklaruan se punonjësit e Bibliotekës së Kombinatit janë larguar nga zyrat e tyre, pasi inspektimet e kryera pas tërmetit të vitit të kaluar, e konsideruan të gjithë godinën e pabanueshme.
Një vëzhgim i “Boldnews.al” konstatoi se ende një pjesë e banorëve vijonin të banonin në godinë, më shumë për arsye nostalgjike.
Ndërkohë, shumë familje janë shpërngulur prej pallatit, duke përfituar edhe bonusin e qerasë nga autoritetet bashkiake, në pritje të sistemit në banesat e reja që do të ngrihen si pjesë e Programit të Rindërtimit.
Tenderi
Por, megjithëse autoritetet e Bashkisë dhe të Inspektoratit Ndërtimor kanë konstatuar se pallati, pjesë e të cilës është edhe Biblioteka e Kombinatit, duhet të shemben për shkak të dëmtimeve, tenderi 25 milionë lekë parashikon sërish mobilimin e saj.
Për më tepër, në relacionin teknik të tenderit, godina e bibliotekës konsiderohet funksionale.
“Objekti që do ti nënshtrohet rikonstruksionit është biloteka ekzistuese në njësinë administrative nr. 6. Bibloteka në këtë njësi ndodhet pranë rrugës “Llazi Miho” pranë zonës së quajtur “Kombinati .Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik. Në krahasim me të tjerat, kjo biblotekë është restauruar disa vite më parë…”, thuhet në hyrje të dokumentacionit të tenderit.
“Gjithsesi – mendon Bashkia e Tiranës – kjo biblotekë ka një ambjent jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për biblotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël” dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri.
Pra, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpenzojë 26 milionë lekë për mobilimin e një ambjenti, i cili pritet të rrënohet shumë shpejt, për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, duke krijuar dyshime të forta për procedura fiktive tenderuese.