• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu në Polici, 3 argumentat që dëshmojnë se procesi është “farsë”

20:44 : 13/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Pas më shumë se një viti që ka nisur Vetingu i funksionarëve të lartë të Policisë, procesi ka marrë konturet e një farse, me vendime mediokre, verifikime sipërfaqësore dhe vonesa tërësisht të pajustifikuara.

“Boldnews.al” ka identifikuar të paktën 3 argumenta, që dëshmojnë se Vetingu në Polici, më shumë se sa një proces për pastrimin e uniformave blu nga zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, po funksionon si një mekanizëm për të mbajtur strukturën, ligjërisht të pavarur, nën kontrollin e plotë politik.

Rezultati, 99.9% të pastër
Ligji për Vetingun në Polici u prezantua si nismë e deputetit Fatmir Xhafaj, i cili parapëlqen të konsiderohet si “Babai i reformës në Drejtësi”.

Nisma synonte të vendoste një “barazi” mes gjyqtarëve e prokurorëve dhe funksionarëve të policisë, sa u përket verifikimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Lexo edhe:

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

Si u ndryshua ligji për Zonat e Mbrojtura që i hapi rrugë ndërtimit në Zvërnec

Por, rezultatet e vetingut në Polici janë shumë më të ndryshme se sa ato në sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, një trupë verifikuese e përbërë nga 15 anëtarë, ka shqyrtuar deri më tani 49 subjekte, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe zyrtarë të tjerë të nivelit qendror.

Në bazë të të dhënave zyrtare, rezulton se nga lista e të verifikuarve deri më tani, vetëm një subjekt, një inspektor i nivelit dytësor, është shkarkuar (përjashtuar) nga detyra.

Të gjithë të tjerët janë konfirmuar në detyrë, duke marrë “çertifikatë pastërtie” nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV).

Pavarësisht shifrave spektakolare, rezultati i pastërtisë gati absolute në radhët e zyrtarëve të lartë të uniformave blu, shihet me skepticizëm nga ekspertë të fushës dhe njohës së problematikave të Policisë, por edhe të drejtuesve të saj.

Vendimet, nivel mediokër
Vendimet e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, në përgjithësi, karakterizohen nga një gjuhë e varfër ligjore dhe argumenta mediokër.

Në një pjesë të konsiderueshme të vendimeve, konstatohet se trupat e komisionerëve kanë evidentuar problematika në ligjshmërinë e burimeve apo në aspektin profesional të zyrtarëve policorë.

E, megjithatë, KJV ka vendosur kualifikimin në detyrë të shumë subjekteve, nëpërmjet disa interpretimeve ligjore, të cilat krijojnë dyshime për favorizim të ndjeshëm.

Vetingu në Polici është tërësisht i ngjashëm me atë në sistemit e drejtësisë, sa u përket mekanizmave për verifikimin e subjekteve.

Por, ndërsa në drejtësi, një numër i konsiderueshëm subjektesh tashmë janë jashtë sistemit, Vetingu në Polici po konfirmon në detyrë një seri zyrtarësh nga radhët e uniformave blu, megjithëse u janë konstatuar shkelje të ngjashme me gjyqtarët e prokurorët.

Transparencë e dobët dhe zvarritje
Vetingu në Polici është po aq i ndjeshëm për publikun, sa edhe ai në sistemin e drejtësisë. Qytetarët kanë nevojë për të pasur zyrtarë që zbatojnë rigorozisht ligjin dhe u shërbejnë interesave të publikut.

Por, ndërsa seancat e Vetingut për gjyqtarët e prokurorët janë shndërruar në një lloj “spektakli”, ato për zyrtarët policorë qëndrojnë thuajse tërësisht në hije.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit duket se kujdeset maksimalisht që aktiviteti i saj të mos jetë në sytë e publikut.

Në një vëzhgim të realizuar nga “Boldnews.al” në faqen zyrtare të internetit të KJV, rezulton se informacioni është i paazhornuar.

Ka raste kur, për subjekte të caktuar ka përfunduar procesi i rivlerësimit, natyrisht me vendim konfirmimi, por që nuk gjenden të pasqyruara zyrtarisht.

Nga ana tjetër, konstatohen vonesa të theksuara në zhvillimin e seancave dëgjimore.

Vendimet e fundit janë marrë në ditët e para të muajit Qershor 2020, ndërkohë që, prej më shumë se një muaji, nuk ka asnjë informacion për thirrjen në seancë të subjekteve të tjerë.

Këto vonesa, në dukje të dyshimta, nxitën qeverinë shqiptare që të kërkonte nga Parlamenti ndryshimin në ligj përsa i përket afateve të përfundimit të procesit të rivlerësimit.

Parlamenti iu përgjigj pozitivisht nismën qeveritare, duke vendosur shtyrjen pa afat të përcaktuar të mbylljes së procesit.

Ndryshimi në ligj u kundërshtua nga Presidenti Ilir Meta.

Në dekretin për kthim ligji për rishqyrtim, të publikuar në këtë fundjavë, kreu i shtetit vlerëson se shtyrja pa afat e procesit të rivlerësimit të zyrtarëve policorë mund të shërbejë si një mjet presioni politik ndaj drejtuesve të uniformave blu.

Etiketa: ligjpolicivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u ndryshua ligji për Zonat e Mbrojtura që i hapi rrugë ndërtimit në Zvërnec

22:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 mln lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

22:03 : 29/05/2026
AKTUALITET

76 kandidatë në garë për Shef në 11 Komisariate të vendit, zbardhen EMRAT

15:09 : 25/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
Para

“Shikoni si kishte përfunduar”, Amber Heard nxjerr foton turpëruese të Johnny Depp

TË GJITHA

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom