Covid-19 prek Gjykatën e Posaçme në Tiranë. Drejtuesi i saj Sandër Simoni ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Si pasojë, janë pezulluar seancat gjyqësore të regjistuara në emër të tij.
Mësohet se ai ka zhvilluar disa seanca përgjatë ditëve të fundit.
Dy ditë më parë, u mbyllën Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë pasi rezultuan pozitivë dy gjyqtarë dhe një punonjës.
Në bilancin ditor, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot dy humbje jete dhe 90 raste të reja me COVID-19.