• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brand-i politik si pikënisje për fushatë elektorale të suksesshme

12:04 : 10/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Në politikë imazhi vjen i pari. Ashtu sikundër në çdo fushë tjetër të industrisë apo tregtisë, ku brandimi diferencon mallin dhe targeton audiencën, edhe partitë politike rreken të krijojnë një brand të tyre lehtësisht të identifikueshëm dhe të arritshëm nga individët dhe bashkësitë e ndryshme. Çfarëdo industrie të marrim, dy apo tre brande dominojnë dukshëm. Fjala bie, dominimi i Coca-Cola apo Pepsi, ndonëse ka shumë pije të tjera me ngjyrë dhe gaz që prodhohen lokalisht apo ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër ka shumë llojë whisky-sh që dallojnë nga përmbajtja, fermentimi, vjetërsia etj., por kryesisht preferenca është e lidhur me imazhin që secili konsumator ka krijuar për secilin brand. Shpesh preferencat nuk vijnë nga të kuptuarit e mekanizmave teknike apo përmbajtjes së lëndës qoftë kjo një orë luksi apo një shishe vere. Por vijnë nga besimi që ti ke te ai brand, si për shembull kur themi Gucci apo Versace për rrobat, Philippe Patek apo Rolex për orat, Red Bull për pijet energjetike etj.

I njëjti parim vlen për politikën, qoftë kjo në rrafshin kombëtar apo ndërkombëtar. Ne priremi të votojmë për ata liderë që i besojmë, që inspirojnë udhëheqje, që rrezatojnë besim. Mbështesim traktate ndërkombëtare për të cilat dimë pak apo aspak teknikisht si për shembull antarësimi në NATO, në OSBE apo të qënurit vend kandidat për në Bashkimin Europian. Presim çeljen e kapitujve të negociatave si hapjen e sezonit të plazhit, ndonëse në terma teknikë dhe praktikë, pakkush është i informuar për vështirësistë, pengesat, benefitet e me radhë. Ne shpesh i besojmë instiktit tonë, ndonëse në vetvete ky instikt është i informuar nga mjedisi ku ndodhemi dhe është i kushtëzuar nga shoqëria ku bëjmë pjesë.

Partitë politike shpesh reflektojnë një imazh të caktuar që mund të lidhet pak me përkatësinë e tyre ideologjike, grupet që i votojnë etj. Në vende para-politike si ky i yni në fakt debati shpesh është primitiv dhe u përqëndruar te personat apo interesat e drejtëpërdrejta, edhe për faktin se partitë politike sillen kryesisht si parti karizmatike apo klienteliste dhe jo si parti programatike. Dhe kjo reflektohet edhe në brand-in apo imazhin që përcjell secili formacion politik. Nuk dihet për shembull se çfarë e diferencon Partinë Social-Demokrate nga ajo e Demokracisë Sociale, nga e saposhkrira e Petro Koçit, nga Partia Socialiste e Moderuar apo dhe vetë Partia Socialiste kur vjen puna te ekonomia apo politikat e mbrojtjes, ato të arsimit apo shëndetësore. Po kaq konfuze është situata edhe në kampin tjetër ku ka pak diferencë në perceptimin e përgjithshëm se ku ndryshojnë në çështjet e sigurisë kombëtare apo të taksimit, të politikës së jashtme apo të bujqësisë Partia Demokratike nga ajo Republikane, PDIU apo Partia Agrare Ambjentaliste. Shpesh se nuk kanë program të qartë, ose e kanë jo koherent, ose të kopjuar keq dhe pa lidhje me problematikat reale, ose nuk kanë artikuluesit e duhur.

Por nga ana tjetër dhe jo më pak e rëndësishme, edhe se nuk kanë disiplinën e duhur partiake për ta artikuluar me konsistencë mesazhin kryesor dhe nën-mesazhet e tij. Gjë e cila do bënte që të ndërtonin një komunikim politik funksional si për antarësinë, ashtu dhe për simpatizantët, por më e rëndësishmja edhe për pjesën “gri”, elektoratin e lëkundur ose thjesht indiferent, atë apolitik ose të zhgënjyerit. Të ndërtuarit e mesazheve elektoralë të aftë për të identifikuar qartë brand-in e një partie nga një tjetër, edhe kur këto i përkasin të njëjtit koalicion, të ndërtuarit e mekanizmave operativë funksionalë të përcjelljes së mesazhit vertikalisht në parti por edhe horizontalisht në shoqëri, janë conditio sine qua non për një fushatë elektorale bindëse, të suksesshme dhe fituese.

Lexo edhe:

Republikat tona

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Republikat tona

15:33 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

17:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria quo vadis?!

13:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
Para

"Trupi mund të mos gjendet kurrë", publikohen pamjet e aktores para se të hipte në varkë dhe të zhdukej

TË GJITHA

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com