Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se maskat duhet të përdoren nga qytetarët si një masë kundër Covid-19, por për këtë duhen udhëzime të qarta.
Dasho shprehet se pavarësisht qëndrimeve të OBSH, Izraeli dhe Republika Çeke u bënë vendet e para Europiane që kërkuan përdorimin e maskave nga qytetarët e tyre.
“Më pas OBSH ndërroi qëndrim (si jo pak herë gjatë epidemisë së COVID) dhe rekomandoi përdorimin e maskës. Sot, pothuajse çdo vend rekomandon që qytetarët e vet të përdorin maska në përpjekje për të parandaluar përhapjen e SARS-CoV-2”, shkruan Dasho.
Në vijim, eksperti shkruan se së pari, duhet të merret një vendim i qartë bazuar mbi evidenca mbi vendet se ku duhet mbajtur dhe ku nuk duhet mbajtur maska.
“Tirana dhe Durrësi nuk janë Seul apo New York dhe mbajtja e maskës në rrugë me shumë gjasa mund të jetë e panevojshme.
Duke qënë se maska hiqet dhe vihet disa herë gjatë ditës, nevojiten udhëzime për përdorimin e saj të sigurt. Udhëzimi nuk mjafton. Në hyrjet dhe daljet e mjediseve ku duhet përdorur masa, duhet të ketë patjetër dizinfektues duarsh që të mundësohet prekja e maskës në kushte sterile.
Maska kushton dhe jo çdo familje shqiptare ka luksin të shpenzojë 500 apo 600 lekë çdo ditë për të blerë maska të reja. Nevojitet një spot publicitar, fletëpalosje, poster, etj. që të sqarojë publikun se si të prodhojë maska artizanale në kushtet e shtëpisë.
Të hiqet dorë nga përafrimi “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Drejtuesit politikë, mjekët, administrata, etj. duhet të japin vetëm shembuj pozitivë në përdorimin korrekt të maskës.
Së fundi, të hiqet dorë nga teprimet. Nuk mund të kërkosh nga qytetarët të mbajnë maskën e besdisshme 24 orë rresht”, shkruan Dasho
Postimi nga Erion Dasho
ME MAS(K)Ë. Historia e epidemisë së COVID nuk mund të kuptohet pa maskat dhe zhurmën e bërë rreth tyre. Personalisht, i nxitur nga intuita e mjekut dhe përvoja e vendeve aziatike, kam bërë thirrje për përdorimin e maskave edhe në kohën kur OBSH i kishte klasifikuar ato të panevojshme dhe studiuesit “politikisht korrektë” më kundërshtonin. Kjo sepse gjuetarët e revistave mjeksore nuk kishin “zbuluar” ende artikuj që të “vërtetonin” atë që mjekët bëjnë prej shekullin të 19-të…
Një javë më pas, Izraeli dhe Republika Çeke u bënë vendet e para Europiane që kërkuan përdorimin e maskave nga qytetarët e tyre. Më pas OBSH ndërroi qëndrim (si jo pak herë gjatë epidemisë së COVID) dhe rekomandoi përdorimin e maskës. Sot, pothuajse çdo vend rekomandon që qytetarët e vet të përdorin maska në përpjekje për të parandaluar përhapjen e SARS-CoV-2.
Kuptohet se gjithë kjo histori ulje-ngritjesh dhe rekomandime herë në favor dhe herë kundër maskës, e ç’orientoi qytetarin. Shtoji kësaj bezdinë që shkakton përdorimi i maskës. Shtoji efektin në xhep, sepse si rregull duhet blerë të paktën një maskë në ditë. Shtoji edhe faktin që drejtues të sistemit shëndetësor dhe mjekë, të cilët duhet të japin shembullin personal në përdorimin e maskës, japin shembullin e kundërt.
REZULTATI ËSHTË SITUATA QË SHOHIM SOT NË RRUGË, NJËSI SHËRBIMI DHE QENDRA TREGËTARE, KU NUMRI I PERSONAVE QË MBAJNË MASKË ËSHTË SHUMË I ULËT DHE LARG 60 DERI 80% QË NEVOJITET PËR TË PATUR EFEKT NË KUFIZIMIN E EPIDEMISË.
Ç’duhet bërë?
Së pari, të merret një vendim i qartë bazuar mbi evidenca mbi vendet se ku duhet mbajtur dhe ku nuk duhet mbajtur maska. Tirana dhe Durrësi nuk janë Seul apo Neë York dhe mbajtja e maskës në rrugë me shumë gjasa mund të jetë e panevojshme.
Së dyti, duke qënë se maska hiqet dhe vihet disa herë gjatë ditës, nevojiten udhëzime për përdorimin e saj të sigurt. Udhëzimi nuk mjafton. Në hyrjet dhe daljet e mjediseve ku duhet përdorur masa, duhet të ketë patjetër dizinfektues duarsh që të mundësohet prekja e maskës në kushte sterile.
Së treti, maska kushton dhe jo çdo familje shqiptare ka luksin të shpenzojë 500 apo 600 lekë çdo ditë për të blerë maska të reja. Nevojitet një spot publicitar, fletëpalosje, poster, etj. që të sqarojë publikun se si të prodhojë maska artizanale në kushtet e shtëpisë.
Së katërti, të hiqet dorë nga përafrimi “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Drejtuesit politikë, mjekët, administrata, etj. duhet të japin vetëm shembuj pozitivë në përdorimin korrekt të maskës.
Së fundi, të hiqet dorë nga teprimet. Nuk mund të kërkosh nga qytetarët të mbajnë maskën e besdisshme 24 orë rresht. GJITHÇKA ME MAS(K)Ë!!!