• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Statistikat/ Mungesa në detyrë e komisioneres Faskaj ul ritmin e procesit të Vetingut

15:35 : 25/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Të dhëna statistikore zyrtare dëshmojnë se komisionerja e Vetingut, Alma Faskaj, ka numrin më të ulët të procedurave të zhvilluara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ndikuar në ritmin e ulët të procesit të rivlerësimit.

Faskaj rezulton se ka qenë relatore në vetëm 7 procedura Vetingu, krahasuar me një mesatare prej 20 dosjesh që ka pasur secili nga 11 kolegët e saj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Burime nga radhët e KPK-së deklarojnë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore, me të cilat është përballur komisionerja Faskaj.

Gjithësesi, përtej shqetësimeve individuale, angazhimi i ulët i një komisioneri ndikon drejtëpërdrejtë në aktivitetin e thuajse të gjithë strukturës së rëndësishme të Vetingut.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

Statistikat për komisioneren Faskaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë, deri më tani, rreth 250 vendime për gjyqtarë dhe prokurorë.

Referuar shifrës totale, teorikisht, secili nga 12 komisionerët duhet të ketë qenë relator, pra person përgjegjës, për të paktën 20 procedura Vetingu.

Por, statistikat dëshmojnë se Alma Faskaj ka qenë në cilësinë e relatores vetëm për 7 subjekte, një numër shumë herë më i ulët se mesatarja e komisionerëve të tjerë.

Gjithashtu, referuar të dhënave zyrtare, rezulton se komisionerja Faskaj ka vonuar zbardhjen e pjesës më të madhe të vendimeve ku ajo ka qenë relatore, në shkelje të parashikimeve ligjore.

Neni 57 i ligjit “Për Vetingun” parashikon që vendimet e arsyetuara zbardhen brenda 30 ditëve dhe u vihen në dispozicion subjekteve të rivlerësimit, Komisionerëve Publikë dhe vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Komisionerja Alma Faskaj, për 5 nga vetëm 7 proceset ku ka qenë relatore, i ka zbardhur vendimet përtej çdo afati ligjor. Konkretisht;

– Vendimi nr. 170, dt. 26.06.2019, subjekti L.H, publikuar më 12.11.2019 (3 muaj e 16 ditë me vonesë)
– Vendimi nr. 184, dt. 19.07.2019, subjekti A.G, publikuar më 14.02.2020 (7 muaj me vonesë)
– Vendimi nr. 207, dt. 08.11.2019, subjekti A.K, publikuar më 11.03.2020 (3 muaj me vonesë)
– Vendimi nr. 209, dt. 11.11.2019, subjekti H.M, publikuar më 06.05.2019 (5 muaj e 25 ditë me vonesë)
– Vendimi nr. 218, dt. 10.12.2019, subjekti K.K, publikuar më 02.03.2020 (2 muaj me vonesë)

Zgjidhja e ngërçit

Tre vjet pas nisjes së Vetingut, vetëm një e katra e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë përballur me procesin e rivlerësimit, duke nxitur kritika publike për veprime të ngadalta që ndikojnë jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Bundestag-u gjerman, i mbështetur zyrtarisht edhe nga Komisioni Europian, kërkojnë nga autoritetet shqiptare përshpejtimin e procesit të Vetingut si një ndër parakushtet për hapjen e negociatave BE-Shqipëri.

Autoritetet shqiptare, përfshirë Parlamentin i cili është përgjegjës për monitorimin e aktivitetit të strukturave të rivlerësimit, kanë shprehur garanci para drejtuesve të Brukselit zyrtar për marrjen e masave të nevojshme për përmbylljen sa më shpejt të kontrollit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Megjithatë, përtej deklarimeve publike dhe zyrtare, Parlamenti, të paktën deri më tani, nuk ka ushtruar asnjë presion mbi institucionet e Vetingut për të përshpejtuar ritmet e verifikimit të zyrtarëve të drejtësisë.

Strukturat monitoruese në Kuvendin e Shqipërisë, të paktën deri më tani, nuk kanë ngritur shqetësimin dhe as nuk janë angazhuar për të identifikuar komisionerët me ritme të ulta angazhimi dhe marrjen e masave përkatëse, deri në zëvendësimin e tyre.

Etiketa: Alma Faskajkpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

15:39 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

19:05 : 14/07/2025
AKTUALITET

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025
AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
Para

Fjoralba Ponari tregon ngacmimet që i bënte djalit që pëlqente: “E godisja me..”

TË GJITHA

Mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje kryeministrit Starmer të njohë Palestinën

19:59 : 25/07/2025

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

19:52 : 25/07/2025

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

19:48 : 25/07/2025

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkojnë sqarime nga Burgjet për vizitën në spital

19:32 : 25/07/2025

E konfirmuar, Elbasani mbetet ”shtëpia” e Dinamos edhe për sezonin e ri

19:29 : 25/07/2025

Allegri: Milani po ndërtohet me zgjuarsi, nuk jam xheloz për merkaton e Liverpool-it

19:08 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com