• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy mënyrat për të luftuar Covid-19, mjeku i drejtohet Ramës dhe Manastirliut: Jo më me këshilla si në epokën e gurit

13:37 : 25/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Shqipëria po përballet me një seri rastesh të shtuara të pacientëve me Covid-19, ndërs kjo lidhet me hapjen pas izolimit 3 mujor. E ndërsa nga institucionet shëndetësore shqiptare, qytetarëve u kërkohet të ruajnë distancën sociale dhe të lajnë duart, mjeku natyropat Arben Gjoni, përmes një letre drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu, thekson se periudha e izolimit duhet të shërbente për të mësuar nga përvoja e vendeve të tjera, pasi kjo pandemi s’mund të luftohet me këshilla të epokës së gurit.

Sipas tij, aktualisht ka dy metoda natyrale për trajtimin e COVID-19, plazma e gjakut dhe ozonoterapia.

Gjoni shprehet se kjo e dyta, është kura më efikase, më e shpejtë, më e thjeshtë dhe me shumë pak shpenzime.

“Kjo metodë trajtimi në Itali ka nisur të aplikohet që prej muajit mars. Përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, mjeku Gjoni kërkon që edhe në vendin tonë të hartohet një ligj për përdorimin e ozonoterapisë. “Kur kjo terapi aplikohet që në fillim, pacienti del negativ brenda 10 ditësh dhe asnjë nuk përfundon në intubim ose shtrim në spital. Pra, në një kohë të shkurtër dhe pa pasoja për jetën mund ta kalojmë të gjithë shumë shpejt. Përmes saj bëhet i mundur eliminimi i virusit, duke e nxjerrë 100% jashtë loje sepse nuk mund të lidhet dot me receptorët e qelizave dhe e dyta furnizon direkt organet dhe vetë mushkërinë me oksigjen, edhe kur ajo nuk punon 100%, e treta nuk lejon koagulimin e gjakut, e katërta forcon mikrocircolacionin etj., për më tepër nuk ka asnjë efekt anësor”, vihet në dukje në letrën e doktorit.

LETRA E PLOTË

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Duke parë situatën pas hapjes nga COVID-19 dhe duke parashikuar një situatë akoma më të rëndë se kjo, dua t’ju jap disa informacione që do t’ju ndihmonin shumë në përballimin e shpejtë, pa izolim dhe pa shumë viktima të pandemisë. Uroj që të mos e neglizhoni, siç neglizhuat letrën e parë të marsit. Në atë letër ju tregoja se ka edhe protokolle të tjera për të luftuar këtë virus, por askush s’e vuri ujin në zjarr. Unë mbeta në Tiranë nga 9 marsi deri në 9 qershor. Tani, falë riatdhesimeve, jam kthyer në Itali dhe po bëj karantinën e detyruar në shtëpi. Mund të them meqë isha i pranishëm në Shqipëri, se faza e parë e pandemisë pothuajse nuk ekzistoi te ne, sepse populli u izolua totalisht. Por tani që u hapëm, fillon pandemia e vërtetë dhe duhet të kishim shfrytëzuar këta muaj për të zgjedhur kurën më të mirë të mundshme dhe me më pak shpenzime nga përvoja e vendeve të tjera. Nuk duhet pritur vetëm vaksina, sepse njerëzit po vdesin dhe duhet të kurohen sa më mirë dhe shpejt të jetë e mundur.

Është për të ardhur keq për mjekësinë e sotme ku pas mijëra vjet ekzistencë të njerëzimit, i cili ka shkuar edhe përtej sistemit diellor, të luftojë një pandemi vetëm me disa këshilla elementare të epokës së gurit. Kjo, jo sepse ne nuk kemi kura kundër virusit, por burokracia në mjekësi dhe disa arsye të tjera interesash lanë në hije kurat e thjeshta ekzistuese dhe me pak shpenzime.

Më konkretisht, gjatë pandemisë dolën të suksesshme edhe dy terapi natyrale, ajo e ozonoterapisë dhe e plazmës me antitrupa të fituara pas shërimit. Kjo e fundit mund të ketë edhe efekte anësore apo probleme të tjera organizative dhe nuk vlen në rastin e Shqipërisë. Ndërsa ozonoterapia doli kura më efikase se çdo kurë tjetër, më e shpejtë, më e thjeshtë dhe me shumë pak shpenzime. Drejtuesit e spitaleve të Lombardisë, duke zbatuar autonominë e tyre dhe parimin e shpëtimit të jetës, e anashkaluan burokracinë duke aplikuar në fund të marsit në spitalet e Lombardisë protokollin shkencor të shoqatës SIOOT, e cila përdoret nga rreth 3000 mjekë në të gjithë Italinë, si në spitale shtetërore dhe klinika private. Ky protokoll mori aprovimin nga ISS “Istituto Superiore di Sanita” në datën 24 mars 2020 dhe një ditë më vonë filloi të zbatohej në spitalet e Bergamos, më pas u përdor në 15 spitale të tjera të Lombardisë, ku vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite.

Çfarë është ozonoterapia? Është marrja e 200ml gjak nga pacienti pozitiv ose i sëmurë dhe pasurimi i tij me një raport përzierjeje oksigjeni dhe ozoni. Pas përzierjes, gjaku i hidhet përsëri pacientit. E gjithë procedura zgjat 20 min dhe bëhet 1 herë në ditë. Përzierja bëhet nga një aparaturë e posaçme e certifikuar CE dhe me ndihmën e një bombole oksigjeni.

Çfarë bën kjo përzierje në organizëm? Përveç shumë të tjerave që do t’i lexoni më poshtë, ato më kryesoret janë eliminimi direkt i virusit, duke e nxjerrë 100% jashtë loje, sepse nuk mund të lidhet dot me receptorët e qelizave dhe e dyta furnizon direkt organet dhe vetë mushkërinë me oksigjen, edhe kur mushkëria nuk punon 100%, e treta nuk lejon koagulimin e gjakut, e katërta forcon mikro-circolacionin etj…..për më tepër nuk ka asnjë efekt anësor.

Përdorimi i ozonoterapisë në spitalet shtetërore apo klinikat private është një vlerë e shtuar e sistemit shëndetësor, pasi kuron me dhjetëra sëmundje të tjera. Kjo është totalisht në dorën tuaj.

Në mars, një nga anëtarët e task-forcës anti-COVID tha që s’kemi prova shkencore për këtë kurë.

Tani le të flasim me fakte shkencore:

Nga faktet e mëposhtme po ju them vetëm një, më kryesorin, ku nga 25 të intubuar dhe të pashpresë për jetën, 15 prej tyre dolën nga intubimi pas 5 ditë terapie, ndërsa 3 të tjerë dolën më pas dhe vetëm 7 vdiqën, pasi për ta ishte shumë vonë. Kur kjo terapi aplikohet që në fillim, pacienti del negativ brenda 10 ditësh dhe asnjë nuk përfundon në intubim ose shtrim në spital. Pra, në një kohë të shkurtër dhe pa pasoja për jetën mund ta kalojmë të gjithë shumë shpejt.

Sa për informacion, po ju njoftoj se Parlamenti i Brazilit ka aprovuar këto ditë ligjin Nr. 1383/20 mbi përdorimin e ozonoterapisë në spitalet shtetërore. Ndërsa në Itali përdoret prej më shumë se 15 vitesh nëpër spitale dhe në klinika private. Prandaj do t’ju këshilloja edhe ju që të bëni një ligj për përdorimin e ozonoterapisë në Shqipëri. Njëkohësisht duhen kualifikuar dhe certifikuar rreth 30 ose më shumë mjekë për përdorimin e ozonoterapisë dhe protokollit SIOOT. Këta 30 mjekë duhen shpërndarë në 10 qendra në të gjithë Shqipërinë me nga 3 mjekë dhe 3 infermierë për çdo qendër dhe shërbim 24-orësh. Një qendër trajtohen rreth 75 pacientë në ditë, ndërsa 10 qendra shërbejnë për rreth 750 pacientë të infektuar në ditë, që është një shifër mjaft e lartë për të përballuar çdolloj situate. Kjo terapi mund të aplikohet vetëm ose në mbështetje të terapive ekzistuese, të cilat i vendos personeli mjekësor sipas rastit.

Në këtë mënyrë nuk do jeni të detyruar të mbyllni asgjë dhe jeta do vazhdojë normalisht.

Nëse ky plan ju duket interesant, unë dhe presidenti SIOOT, Prof. Marianno Franzini, do t’ju ndihmonim në çdo drejtim të mundshëm që shqiptarët të kishin një kurë më shumë në luftën me këtë virus apo ndonjë tjetër në të ardhmen. Po ju rikujtoj se jeni betuar që do përdorni çdo kurë të mundshme mbi tokë për zhdukjen e pandemisë në Shqipëri. Nëse jeni në atë post, jeni edhe prej votës sime, prandaj vendosni që shqiptarët të marrin të njëjtën kurë që marrim edhe ne në Itali. Mundohuni ta ndiqni këshillën time sepse jemi ende në kohë. Ju siguroj që do dilni faqebardhë dhe të gjithë do bëjmë plazh sivjet. Në faqen SIOOT keni të gjitha intervistat dhe shpjegimet shkencore nga presidenti i SIOOT, Prof. Marianno Franzini, për argumentin në fjalë.

Me respekt dhe shpresë Arben Gjoni, mjek parandalues natyropat

Etiketa: COVID 19gjoniRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Juventusi merr frymë lirisht, Gonzalo Higuain i gatshëm për sfidën ndaj Lecce-s

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com