• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në një tryezë faktorin shqiptar

09:49 : 25/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, që të mbledhin në një tryezë të përbashkët të gjithë faktorin politik shqiptar.

”E mbani mend kur Presidentin Makron e pyetën për çeljen e negociatave për zgjerim të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë? Veç e veç apo  ndarë? Ai ju përgjigj pak a shumë, dy shtetet bashkë. Unë nuk mund të hidhëroj shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në 4 shtete të Ballkanit”, shkruan mes të tjerash Pacolli, ku rendit dhe arsyet se pse kjo tryezë është e nevojshme.

Reagimi

Në postimin në FB, ish-kryediplomati shprehet:

Thirrje Presidentit të Shqiperisë zt. Ilir Metës dhe Kryeministrit Edi  Ramës:

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Mblidhni në një tryezë faktorin shqiptar! Afro 10 vjet më parë, kur Këshilli i Europës diskutonte Raportin famëkeq të Dik Martit, unë i bëra thirrje publike, kryeministrit të Shqipërisë në atë  kohë, zt. Sali Berisha dhe i thash: Organizo një tryezë të faktorit politik shqiptar!

Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet! Sot, pak ditë para se në Bruksel apo Ëashington të zhvillohen negociatat me Serbinë, po dua ta përsëris të njëjtën thirrje për krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama:

Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçin, Keyeministrin Avdullah Hotin, Kryetarin Mustafën, Albin Kurtin, ish Kryeministrin Haradinajn, Kryetarin Veseli etj e duke vijuar me Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës!

Në themel të këtij propozimi tim sot dhe atëherë qëndron premisa themelore që është uniteti dhe harmonia e lidershipit shqiptar si një kartë gjeopolitike e fuqishme.

E mbani mend kur Presidentin Makron e pyetën për çeljen e negociatave për zgjerim të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë? Veç e veç apo  ndarë? Ai ju përgjigj pak a shumë, dy shtetet bashkë. Unë nuk mund të hidhëroj shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në 4 shtete të Ballkanit!

Pse na duhet kjo tryezë?

Presidenti Aleksandër Vuçiç i forcuar prej rezultatit zgjedhor, me marrëdhënie shumë të fortë me Kinën, Turqinë, Bashkimin Europian, po kërkon te vizitojë Rusinë.  Në fakt ai e priti Lavrovin pak ditë më parë, por dëshiron të bëjë një demonstrim force, apo përkatësie dhe pazari gjeopolitik para takimit të Uashingtonit.

Ne kosovarët? Sot para një ngjarje si kjo, gjendemi të përçarë dhe me inate mes veti në Kosovë; pa kurrfarë përgatitje profesionale politike; me qeveri të sulmuar; me konflikt ndërinstitucional; pa diskutime të brendshme për dialogun; pa propozime ekonomike dhe politike zyrtare; me platforma dialogu që ndërrohen; deri para pak javësh, besa dhe me marrëdhënie të ftohta me Shqipërinë.

Dhe pasi kritikuam europianët që zhagitën dialogun e Brukselit, tani po kritikojmë Presidentin Trump, që don ta zgjidhë shpejt çështjen e Kosovës. Ku Shqipëria që s’është akter global- thoshte një paraardhësi im, ku Rusia?

Ne nuk mund t’ i kërkojmë SHBA-ve, që të na konsultojë publikisht. Ato luajnë sot rolin e negociatorit dhe ndërmjetësi nuk mund të tregojë anësi në favor të njerës palë. Ndryshe humb besueshmërinë. As Francës që gjithashtu nëpërmjet Presidentit Makron do të organizojë një Samit në korrik. Po ne mund të tregojmë unitetin tonë duke përcaktuar në këtë tryezë një gjuhë të përbashkët së jashtmi.

Një ndarje rolesh. Një unitet politik të brendshme. Një rol konstruktiv në rajon. Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, ne do të heshtim narrativat përçarëse të ndokujt që don të fitojë kapital politik në kurriz të shoqishoqit duke bërë nacionalistin. Ne dhe mund të ndajmë rolet, por vetëm sipas një skenari.

Ne mund dhe të formulojmë ndonjë propozim ekonomik,  apo projekt infrastrukturor që fuqizon gjithë hapësirën shqiptare. A e dini se ka Inisiativë kineze, japoneze për Ballkanin dhe seicila prej tyre ka kuptim, nëse hapësira shqiptare konsiderohet si hapësirë unike, pra ku shfrytëzohen dhe portet e Shqipërisë, dhe industria jonë minerare? Kinezët duan ta mënjanojnë territorin tonë, por kjo nuk ndodh me amerikanët. Kjo është vetëm një ide, për të treguar se dhe ekonomikisht ne mund të funksionojmë si komb, mes veti, por dhe përballë të tjerëve. Deti Adriatik është dhe i kombit shqiptar dhe ai ka vlerë gjeopolitike.

E di që sipas qasjes egocentrike të disa-ve, kur flasim me serbët,këta të Shqipërisë nuk kanë ç’të na mësojnë, se nuk i njohin serbët, se ne i njohim më mirë, etj, etj, dhe të tjera dokrra si këto.

Ky është nga budallallëqet më të mëdha që kam dëgjuar.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama do duhet të kenë rol lehtësues dhe moderues. Jo paternalist. Asnjë lider shqiptar s’mund ta thërriste këtë tryezë.

Mirënjohje ndaj SHBA-ve

Dhe krejt për në fund, ne nga kjo tryezë duhet t’ i shprehim mirënjohjen SHBA-ve. T’i kërkojmë falje asaj që e kemi lodhur me narrativat tona paranoiake që vazhdojmë t’i thurrim ende në studiot tona mediatike. Shiko se ç’thonë disa paranojakë: SHBA-të që për ta përmbyllur shtetësinë tonë, e nxorën nga gjumi letargjik dialogun me Serbinë me letrat e Presidentit Trump në dhjetor 2018, po dashkan ta favorizojnë fqinjin tonë verior. SHBA-të sipas këtyre paranoiakëve po duan të favorizojnë dhe Rusinë, dhe po pranojnë se kanë bërë kot luftën çlirimtare në favorin tonë në 1999! A ka budallallëk dhe mosmirënjohje më të egër se kjo? A e kuptoni se po helmoni rininë me kësi konstruksionesh?

Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përqojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk  kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike.

Etiketa: behgjet pacolliEdi RamaIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

PD mbledh sot Kryesinë, ja vendimi që pritet të miratohet

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com