• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjeku i ISHP-së: Ditët në vijim do kemi ulje të rasteve me COVID-19

17:58 : 23/06/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Shtimi i rasteve me COVID-19 ditët e fundit në Shqipëri ka shtuar jo pak shqetësimin tek qytetarët. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 33 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 45.

Pavarësisht numrave që kanë një luhatje relativisht të madhe nga dita në ditë, problem mbetet numri i qytetarëve, të cilët për shkak të komplikacioneve kanë kërkuar ndihmë në spital duke rritur fluksin e të shtruarve në pavione.

Por, në ditët në vijim mjekët parashikojnë që numri i rasteve me COVID-19 do të marrë trajektore rënëse. Kështu u shpreh në Euronews Albania, mjeku epidemiolog i ISHP-së, Artan Simaku.

Sipas tij, rastet e shtuara ishin të parashikuara, ndërsa shtoi se kjo ka ardhur për shkak të lehtësimit të masave dhe mosrespektimit të masave nga qytetarët.

Lexo edhe:

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

“Situata duhet thënë që në fillim se nuk është shqetësuese dhe nuk ka vend për panik. Në ditët në vijim parashikohet një trend në rënie e këtyre rasteve. Kjo ishte një periudhë kalimtare, e cila ishte e pritshme. Kjo ka ndodhur se nuk janë respektuar masat. Ka patur një relaksim të tepruar të popullatës dhe moszbatim të këtyre rregullave, por jo vetëm nga popullata por edhe nga shumë biznese që kanë thyer rregullat. Apeli për popullatën është zbatimi dhe respektimi këtyre masave, sepse do të bashkëjetojmë me COVID-in.”, tha ai.

Por, a ka Shqipëria kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar numrin e shtrimeve në spital nga COVID-19, specialisti i ISHP-së dha këtë përgjigje: “Aktualisht janë katër spitale COVID, që janë në gjendje të presin një fluks më të madh se sa është ky që është tani. Janë edhe tre spitale të tjera që janë në pritje nëse do të ketë raste të shtuara, por nuk parashikojmë raste e tilla. Jo vetëm spitalet, por është edhe infrastruktura. Coronavirusi nuk parashikohet të zhduket shpejt, por do të bashkëjetojmë me të. Kjo është një fazë kalimtare dhe ishte pritshme dhe në ditët në vijim parashikohet një trend rënës i këtyre rasteve”, u shpreh ai.

Mjeku shtoi se aktualisht në Spitalin Infektiv 10 pacientë janë në terapi intensive dhe një tjetër i intubuar. Siç thekson mjeku Simaku, gjendja e pacientëve të shtruar është relativisht e mirë.

“Aktualisht vetëm 10 pacientë janë në terapi intensive, dhe vetëm 1 është i intubuar. Gjendja është relativisht e mirë. Pra, edhe këto personat që janë në terapi intensive nuk janë në gjendje të rëndë, dhe shpresojmë në ditët në vijim që të bjerë ky numër”, shtoi ai.

Lajme të lidhura

RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
SPORT

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026
AKTUALITET

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026
Para

Tiranë/ Kosovari i ngacmon motrën, tregtari e rreh në mes të rrugës (VIDEO)

TË GJITHA

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom