Për ish kryebashkiakun Shukri Xhelili nuk ka liri. Kjo pasi ekspertët mjeko-ligjor të caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi kanë përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij, kanë dalë në konkluzionin se ish-kryebashkiaku mund ta përballojë burgun.
Në seancën e zhvilluar me dyer te mbyllura, ata thanë se Shukri Xhelili nuk ka probleme tq rënda që do të justifikonin daljen e tij nga burgu. Ish-kryebashkiaku i Dibrës kishte kërkuar masë tjetër arresti pasi vuante nga zemra.
Ai akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarit publik”. Xhelili u denoncua duke kërkaur favore seksuale nga një vajzë në këmbim të një vendi pune.