• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Demokracia është thelb, jo vetëm procedurë”/ Apeli i Bushatit: Të ruajmë profilin e PS për debatet dhe lirinë

11:43 : 12/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar socialistëve një mesazh për të ruajtur profilin si partia me hapësirën më të madhe të lirisë së mendimit dhe debatit.

Në ditëlindjen e PS-së, apo ditën e themelimit të kësaj partie që daton në 12 qershor 1991, atëherë kur iu ndryshua emri PPSH-së, Bushati shpreht se Demokracia është thelb dhe jo vetëm procedurë.

“Demokracia shëndoshet përmes diskutimeve të hapura dhe përpjekjeve të mundimshme për të gjetur përgjigjet më të mira për mirëqenien e qytetarëve dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme. Ne socialistët dhe progresistët e dimë më mirë se kushdo këtë gjë.

Ne duhet të ruajmë profilin si partia që nxit dhe promovon kohezionin e shqiptarëve në rajon dhe që i qëndron besnike kauzave kombëtare. Si partia e intelektit, progresit dhe komuniteteve. Partia që respekton karrierën dhe meritokracinë dhe që nxjerr mësime nga gabimet e së shkuarës në përfaqësimin politik nga individë të papërshtatshëm.

Si partia që mendon për më të vegjlit, të pafuqishmit, të dobëtit, sipërmarrësit, të rinjtë, pensionistët, arsimtarët, mjekët, infermierët, artistët, sportistët, ushtarakët, policët, minatorët, naftëtarët, fermerët, punëtorët e krahut dhe nëpunësit civilë”, thekson Bushati.

Lexo edhe:

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga PS

Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS

Postimi i Ditmir Bushatit

Guximi për të ndryshuar!

Këtë vit, ditëlindja e PS-së na gjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021-it. Zgjedhje, të cilat do të përcaktojnë rrugën që do përshkojë Shqipëria në dekadën e tretë të shekullit të ri.

Para 7 vitesh, ne erdhëm në krye të punëve të vendit me një program që i dha motiv njerëzve. Reformat e nisura në drejtësi, energji, financë, arsim e shëndetësi ngjallën shpresë dhe besim. Projekti i rilindjes urbane rigjallëroi qytetet tona që ishin lënë pas dore. Reformat shtet-ndërtuese na dhanë dinjitetin e duhur në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pavarësisht vështirësive dhe çmimit të reformave, njerëzit na mbështetën. Jo sepse jeta e tyre ndryshoi me magji, por sepse qëllimi ishte i qartë dhe drejtimi i duhur.

Është fakt se qëndrueshmërinë e qeverisjes e përcakton cilësia e reformave, mbështetja e njerëzve dhe afërsia me to. Nga ana tjetër, është gjithashtu fakt se, cilësinë e demokracisë e përcakton respekti për lirinë, botëkuptimin dhe dinjitetin e tjetrit.

Demokracia është thelb dhe jo vetëm procedurë. Demokracia shëndoshet përmes diskutimeve të hapura dhe përpjekjeve të mundimshme për të gjetur përgjigjet më të mira për mirëqenien e qytetarëve dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme. Ne socialistët dhe progresistët e dimë më mirë se kushdo këtë gjë. Ndaj, duhet të kujdesemi që të ruajmë profilin tonë si partia me hapësirën më të madhe të lirisë së mendimit dhe debatit.

Si partia që nxit dhe promovon kohezionin e shqiptarëve në rajon dhe që i qëndron besnike kauzave kombëtare.

Si partia e intelektit, progresit dhe komuniteteve. Partia që respekton karrierën dhe meritokracinë dhe që nxjerr mësime nga gabimet e së shkuarës në përfaqësimin politik nga individë të papërshtatshëm.

Si partia që mendon për më të vegjlit, të pafuqishmit, të dobëtit, sipërmarrësit, të rinjtë, pensionistët, arsimtarët, mjekët, infermierët, artistët, sportistët, ushtarakët, policët, minatorët, naftëtarët, fermerët, punëtorët e krahut dhe nëpunësit civilë.

Si partia që i fiton betejat me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por që kujdeset për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Partia që guxoi të ndërmarrë një reformë të paprecedentë në drejtësi, por që nuk mjaftohet me numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të vettingut, por me efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në të.
Gëzuar ditëlindjen PS

Etiketa: Bushatiditelindjaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga PS

15:02 : 21/07/2026
AKTUALITET

Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS

13:42 : 20/07/2026
AKTUALITET

Noka ashpërson tonet ndaj socialistëve: Zhgarravina! Fusni në rend dite kërkesat tona

12:40 : 20/07/2026
AKTUALITET

Protestuesit ‘stacionohen’ te Kuvendi, ‘armatosen’ me vezë

10:30 : 20/07/2026
AKTUALITET

Tri pikat e Elisës dhe çdo germë kundër Ramës

21:25 : 16/07/2026
AKTUALITET

Reforma territoriale/ Berisha akuzon PS: Do ndryshojnë bashkitë pa PD!

16:56 : 16/07/2026
Para

PD kërkesë KQZ: Të shkarkohet Kryebashkiaku Agron Malaj

TË GJITHA

Njihuni me emoji-t e reja, të aksesueshme në 2027

21:39 : 22/07/2026

Protestuesi ironizon qeverinë: Disave u ka mbetur këmba në Aruba, disave në tunelin e Belës

21:33 : 22/07/2026

Skandali me KEMP-in, gruas paraplegjike i hiqet pagesa sepse nuk bëri skanerin

21:21 : 22/07/2026

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

20:59 : 22/07/2026

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet