Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një postim në rrjetet sociale shprehet se vetëm antitrupat tregojnë të vërtetën mbi Covid-19. Alimehmeti shkruan se hetimi epidemiologjik në Bergamo ka zbuluar vetëm 13.661 raste pozitive ndër 1.112.287 persona.
“Pra, hetimi epidemiologjik informon se 1.23% e popullatës ka qenë pozitive. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)
Duke qenë se vdekshmëria për Bergamon nuk është raportuar më vete, mund të shohim se në Lombardi është regjistruar deri tani një vdekshmëri prej 17.8% (16.317 vdekje ndër 90.581 raste).
Ndërkohë të dhënat serologjike tregojnë se në të vërtetë 57% e popullatës në Bergamo është me antitrupa pozitive.
Pra, 57% / 1.23% = 46.3 herë më shumë se sa gjen hetimi epidemiologjik.
Vjen natyrshëm të llogarisim se vdekshmëria e vërtetë është shumë më e ulët, pra rreth 46 herë më e ulët.
Një përllogaritje e shpejtë: 17.8% / 46.3 = 0.38%”, shkruan Alimehmeti.
Postimi nga Ilir Alimehmeti
❗“Mos u frikëso nga rruga e të vërtetës vetëm pse nuk ka njerëz që ecin mbi të!”
Cit. Robert Kennedy ❗
✅ Antitrupat tregojnë gjithmonë të vërtetën miqtë e mi!
➡️ Në asnjë kontinent, shtet apo rajon nuk është treguar e vërteta e thellë nga hetimi epidemiologjik, por vetëm sipërfaqja.
Më në fund dalin rezultatet e para të testimeve serologjike në Itali.
Le ta fillojmë me zonën më të rëndë, aty ku vdekshmëria ishte më e lartë, Bergamo (Itali).
➡️ Hetimi epidemiologjik në Bergamo ka zbuluar vetëm 13.661 raste pozitive nder 1.112.287 persona. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)
➡️ Pra, hetimi epidemiologjik informon se 1.23% e popullatës ka qenë pozitive. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)
➡️ Duke qenë se vdekshmëria për Bergamon nuk është raportuar më vete, mund të shohim se në Lombardi është regjistruar deri tani një vdekshmëri prej 17.8% (16.317 vdekje ndër 90.581 raste).
➡️ Ndërkohë të dhënat serologjike tregojnë se në të vërtetë 57% e popullatës në Bergamo është me antitrupa pozitive.
✅ Pra, 57% / 1.23% = 46.3 herë më shumë se sa gjen hetimi epidemiologjik.
Vjen natyrshëm të llogarisim se vdekshmëria e vërtetë është shumë më e ulët, pra rreth 46 herë më e ulët.
✅ Një përllogaritje e shpejtë: 17.8% / 46.3 = 0.38%.
‼E dëgjuat saktë miqtë e mi!‼
0.38% vdekshmëria bruto në zonën e goditur më rëndë në Europë (Bergamo).
Gjithmonë antitrupat (provat serologjike) tregojnë të vërtetën!
➡️ Duhet t’i fusim sa më shpejt në përdorim në Shqipëri dhe jo të trembemi nga shifra si 30-40 raste në ditë.
➡️ Rastet reale janë dhjetëra herë më të larta kudo ku përdoren testet serologjike!
Forca miq!
Kuçedra nuk ka dhjetë kokë!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT