Një rast korrupsioni në drejtësi është publikuar sot në emisionin investigativ “Stop”, ku një prokuror akuzohet se ka marrë 18 mijë euro për një çështje.
Videoja dëshmon rastin skandaloz se si numërohen brenda një makine paratë që Prokurori i Tiranës, A. B., ka kërkuar në këmbim të pushimit të çështjes.
Në video duket teksa qytetari numëron 18 mijë eurot që oficeri do ti marrë në një çantë.
Oficeri që po kryen rolin e sekserit dëgjohet të thotë në video se javën tjetër zgjidhet çdo gjë.
Qytetari –Më është stakuar telefoni . A të erdhi mesazhi? A të erdhi mesazhi?
Oficeri – Jo. E pata në..
Qytetari – Si ia kalove?
Qytetari – Jo. Se s’mund të thirr, më është blloku telefoni. Shif a të ka ardh mesazhi, mesazhi të ka ardh që në mëngjes. Kam marrë operatorin (telefonik).
Oficeri – C’a bone ti ?
Qytetari – Si kalove? Unë thashë m.q.s ashtu, me ardh me të taku . Erdha, i thashë atij, që kshu kshu.
Oficeri – Më tha Ardiani do vijë të takojë ai .
Qytetari –C’kemi c’a bone ti ? A fole më me atë, a s’fole a c’a?
Oficeri – Fola. I thashë. T’u prit ato tha, shkresat.
Qytetari- Ëhë.
Qytetari – Po për sa ditë me një fjalë mbasi…?
Oficeri – Sot, sot.
Qytetari – Jo dakord, dakord për ashtu, por mbasi të… Kur mund ta cojmë prapë?
Oficeri – Sot, o sot, direkt.
Qytetari – Po kshu me një fjalë, po të shkoj unë mbaroj punë tashi, mund të shkojë tek banka? Janë të lira lekët mbasdite?
Oficeri – Nuk është mirë me tërheq sot gjë atje, bo muuu kjo punë …
Qytetari – Jo jo.
Oficeri – Cdo lëvizje duket, është e dyshimtë. Qytetari – Jo , po dakord po p.sh unë të thashë edhe atë ditë, po të ishin lekët të pista, se caja kokën .
Qytetari – Më tha edhe Ardiani do t’i coj një shkresë edhe do kthehet përgjigje. Mrena dy-tre javëshit, po them kthehet përgjigja. Ajo besoj që a kthy ka nja një muaj e ca.E ka pa, që nuk janë lekë të pista, janë lekë pune.
Oficeri – Ore ti, imagjino të kishe pas rekorde kriminale e kishin harru ato, e kishin kalu në favor të shtetit.Të kishe pas e zëmë…
Qytetari – Të kishin qenë lekë të pista s’vija as unë me i kërku.Po n.q.s unë coj 10 (mijë euro) sot , 8(mijë euro) atë ditë, që të bëhen 18 (mijë euro) në fund. A është në rregull?
Qytetari – Kam me shku me taku edhe nja dy miq, se të thashë unë s’munem të marr. Unë vetëm 3000 (euro) kam .
Oficeri- Jo, jo nuk bëhet. Po s’u bë sot , ngelet për nga shtatori.
Qytetari – Unë thashë t’i jap kështu (paratë).
Oficeri – Jo pra s’jam t’u i marrë unë copa- copa ( paratë) o burrë . E di sa frikë e kam këtë punë.Hyj unë në siklet për punët e të tjerëve, për sy të ballit. Për kokë të fëmijëve. Se secili ka telashet e veta.Ca më duhet mu?
Qytetari – Me një fjalë mrena javës tjetër është e sigurt d.m.th?
Oficeri – Sot shko shkresa direkt, hiqet sekuestro, e i ke të lira, janë të tuat.Cështja pushohet.Merr vendimin e pushimit.
Oficeri – Jo, me mua s’ke punë, asnjë gjë.
Qytetari – Rregulloheni ju vet, a kupto?
Oficeri- Ore unë asnjë qindarkë, nuk prek gjë.Sikur t’i duan ato me shku me ia lënë aty.S’merrem unë me atë punë . Kam bizneset e mia.S’kam kohë me u marrë me atë punë.
Episodi 3
Oficeri – Pasha zotin jemi bo me hije me këto punë mor q…..kur të shkoj t’i coj .
Qytetari –Për të numëru, s’i kam numëru sic m’i kanë dhënë. Pesë (numëron).T’i jap me gjithë letra, se kshu i kishin bërë gati . Dhjetë . Se qeka kshu . Pesëmbëdhjetë. Këtu duhet të kesh tre, janë të hapme. Duhet të kesh tre.
Oficeri – Po mungun, as unë s’i kam numëru . Po ma dhe na një kafe, si i thonë mirë. Po s’ma dhe prap një qind mijë herë faleminderit.
Oficeri – Nesër.
Qytetari – Mrena javës…
Oficeri – Shiko javën tjetër, sot një qind..
Qytetari – Jo tani s’kam kohë me thënë, se do iki.
Oficeri– Është e mbarume ajo punë, vec bëj pushim kur të vijn i merr krejt.
Qytetari – Me një fjalë do i marr të shtunën tjetër i kam marrë?
Oficeri- Po, po.Pa merak.Faleminderit.
Qytetari – Atë letrën ia more atë letrën , e dokumentat i ke dorëzu?
Oficeri – I ke ti , i merr për vendimin…
Qytetari – Do vij këtu tek ju apo cfarë?
Oficeri – Po jo pra ku të vish pa marrë vendimin unë? Po ashtu hajde në gusht për vendimin, të jem unë ta jap.
Qytetari – Për vendimin s’prish punë, vendimin. Oficeri- Po,po. Lirohet, se shko shkresa atje direkt.
Qytetari – Mirupafshim. Faleminderit.