Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 10 qershor 2020 për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Kjo është një periudhë shumë pozitive, e cila do ju gjej shumë energjik dhe me dëshirë për të vepruar. Mundohuni që të mos e shkatërroni gjithçka e sjelljen tuaj. Keni dëshirë për ndryshime dhe ndoshta është momenti i duhur për të menduar për projektet e së ardhmes. Monotonia ju ka lodhur.
Demi
Pavarësisht se keni dikë pranë, mund të dëshironi të jeni tjetërkund. Ndiheni të rënë moralisht. Para se të nisni projekte të reja, bëni mirë që të përfundoni ato që keni nisur.
Binjakët
Ndikimi i yjeve favorizon ndjenjat. Kjo e mërkurë do ju gjejë të mbushur me energji. Po ashtu edhe takimet janë mjaft të favorshme. Në punë, do të bënit mirë që të mos ushqenit polemika të kota, por mundohuni që të përmirësoni situatën.
Gaforrja
Çiftet e konsoliduara të cilat janë përballur me disa vështirësi, tashmë do të kenë mundësi rikuperimi. Miqësitë dhe lidhjet në çift do të ecin më mirë dhe do të luajnë rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Nëse jeni përballur me probleme në punë, tashmë do keni mundësi që të mendoni për të ardhmen.
Luani
Në dashuri duhet të veproni ngadalë dhe të bëni kujdes, pasi mund të përkeqësoni një situatë të komplikuar. Bëni mirë që të mbani larg situatat stresuese.
Virgjëresha
Në dashuri situata paraqitet ende e komplikuar, ku ka diçka që kërkon zgjidhje. Gjatë kësaj dite do të jeni të mbushur me energji dhe do të ndiheni më mirë. Në punë, bëni kujdes ndaj takimeve dhe propozimeve, pasi do të rezultojnë mjaft të rëndësishme.
Peshorja
Hëna dhe Venusi do të jenë në anën tuaj duke favorizuar takimet dhe risitë në dashuri. Nëse me njeriun e zemrës keni pasur probleme, është momenti që të tregoni kujdes. Ky është moment mjaft i rëndësishëm dhe pozitiv sa i takon punës.
Akrepi
Bëni mirë që ti shtyni çështjet e dashurisë për një moment të dytë. Hëna nuk favorizon çështjet sentimentale. Në punë, nëse ka probleme duhet të ruani qetësinë, pasi rrezikoni vetëm që ti përkeqësoni gjërat.
Shigjetari
Në dashuri ka ardhur momenti që të çliroheni disi dhe të tregoni më shumë ndjenjat, pas një periudhe të vështirë. Duhet të lini jashtë raportit në çift, çështjet që kanë të bëjnë me punën. Në sferën profesionale duhet të tregoheni më të kujdesshëm.
Bricjapi
Ky nuk është muaj aspak i favorshëm për ata që janë vetëm. Ndërsa sa i takon punës, suksesin e keni pranë. Edhe kush është i papunë, do të përballet me zhvillime pozitive.
Ujori
Hëna dhe Venusi e bëjnë jetën tuaj sentimentale më të qëndrueshme. Gjërat do të përmirësohen gjatë pasdites. Në punë duhet të bëni kujdes dhe të shmangni debatet me eprorin.
Peshqit
Duke nisur nga e mërkura do të hapen për ju tre ditë mjaft të favorshme sa i takon ndjenjave. Ndikimi tranzit i Venusit, do ju bëjë disi konfuz. Tensioni dhe nervozizmi do të jenë të pranishëm, ndaj bëni mirë që të mos përfshiheni nga ankthi.