• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama synoi të kapte komisionet zgjedhore”/ Bylykbashi: Çfarë synojmë me votimin biometrik

15:14 : 06/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për të folur për dakordësinë e arritur dje për administrimin e zgjedhjeve dhe votimin biometrik.

Bylykbashi tha se ka ende propozime dhe diskutime që nuk janë finalizuar, por e cilësoi votimin biometrik një pengesë për mbushjen e kutive me vota të pavërteta. Ai theksoi se depolitizimi i administratës zgjedhore do të jetë gradual. Bylykbashi shpjegoi edhe pse opozita pranoi që komisionet të jenë në të njëjtin status duke akuzuar maxhorancën se donte t’i kapte 5 me 2.

“Dje u arrit të mbylleshin elementë të rëndësishëm. Ajo marrëveshje është më e gjerë. Ka pasur diskutime, ka propozime, por nuk janë finalizuar. Duke iu referuar dakordësisë dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisionet zgjedhore. Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbetet siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre. Atëherë do të aplikohet formula e re që do të shkohet drejt depolitizimit. Por depolitizimi do të jetë gradual.

Komisionet janë të caktuara nga partitë politike. Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan. Edhe tentativa e fundit ishte që qeveria t’i kapte 5 me 2. Ne nuk rindezim konfliktin politik, marrim masa që në zgjedhjet e tjera të ndryshojnë. Këto komisione do të vijojnë të bëjnë detyrën e tyre. Do fusim garanci shtes. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë. Sot kutitë e votimit mbushen fshatshe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti. Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta. Nqs e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument. Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo. Sigurisht bie në raport me situatën aktuale por kur të shkojë në një komision tjetër komisionerët e shohin se ka shenjën. Pajisja është shumë e thjeshtë, mban gjurmën e çdo zgjedhësi. Nëse tenton, njerëzit thonë po sikur të votoj me kartën e një emigranti, do lërë gjurmën e tij dhe kur të shkojë për të votuar në emër të tij, do jetë sërish me të njëjtin gjurmë. Atëherë ai shkon në burg”, deklaroi Bylykbashi.

Sa i përket deklaratës së opozitës parlamentare dhe kushteve të vendosura për votën e emigrantëve, Bylykbashi tha se do ketë dispozita që i hapin rrugë votimit të emigrantëve por evidentoi një dështim të qeverisjes. “Do bënë në pah një dështim të qeverisë, qeveria nuk ka bërë gati ende regjistrin e emigrantëve jashtë vendit. Pa u regjistruar në këtë regjistër nuk mund të marrë të drejtën e votimit”, tha ai.

Lexo edhe:

Ambasadori i BE-së takon homologët në Shqipëri dhe deputetët e PD: Reformat kërkojnë mbështetje dypartiake

Dështon të përmbushë reformat, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Bylykbashi theksoi se tentativa (nga maxhoranca) ishte flagrante agresive që të kapte komisionet zgjedhore, t’i bënte 5 me 2 në gjithë Shqipërinë.

“Sot gjysmën e ka maxhoranca, gjysmën opozita. Donte t’i merrte maxhoranca të gjitha, në QV, në KQZ e VNV. Ne kishim propozuar dje që 3 komisionerët jo politikë të mos jenë nga administrata publike dhe pas këtyre zgjedhjeve kryetari i komisionit të qendrës së votimit nuk do të vijë kurrë nga administrata publike, qoftë PD apo PS. Ne e bëmë këtë propozim, kur Rama e pa që nuk i jepte atë që donte u dorëzua tek administrata. Kemi pranuar që pas këtyre zgjedhjeve do futet modeli i ri. Edhe ODIHR e përshëndeti këtë qasje”, tha Bylykbashi.

Etiketa: bylykbashireformavotimi biometrik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasadori i BE-së takon homologët në Shqipëri dhe deputetët e PD: Reformat kërkojnë mbështetje dypartiake

19:03 : 15/04/2026
AKTUALITET

Dështon të përmbushë reformat, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:16 : 05/03/2026
BOTA

“Koha po mbaron“- Kërkohet agjendë reformash në Gjermani

08:23 : 26/11/2025
AKTUALITET

Sadushi “pranon” dështimin në Reformën e Drejtësisë: Procesi është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit

11:41 : 21/10/2025
KRONIKE

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

22:55 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
Para

Shembja e Teatrit/ Vajza e Robert Ndrenikës: Sa popull i shtypur e i nëpërkëmbur janë shqiptarët

TË GJITHA

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom