• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ambasadori italian në Tiranë letër Venecias: Shembja e Teatrit tregon problemet e thella të demokracisë në Shqipëri

13:54 : 06/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ambasadori italian në Shqipëri Paolo Foresti i ka shkruar Komisionit të Venecias për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe gjendjen e vështirë të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Përmes një letre publike, Foresti flet për Teatrin Kombëtar, por dhe për mungesën e gjykatave, përqëndrimin e pushtetit në një dorë dhe mungesën e demokracisë që po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për demokracinë.

Ai i bën thirrje Venecias dhe gjithë vendeve të BE-së që të mos heshtin përpara këtyrë hapave mbrapsht që Shqipëria po bën:

“Teatri Kombëtar u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale.

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë.

Lexo edhe:

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë. ”

Ish-ambasadori thekson dhe vlerat artistike të Teatrit Kombëtar:

“Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike.  

Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!”

Exit News sjell më poshtë letrën e plotë të ish-ambasadorit Paolo Forresti:

“Zonja dhe zotërinj,

Po ju shkruaj gjithashtu në emër të shumë qytetarëve që e ndjekin dhe e duan Shqipërinë, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët muajt e fundit janë bashkuar në shoqata dhe grupe të mbledhura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Siç dihet, teatri u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale.

Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike.  

Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë.

Tani nuk ka dialog midis palëve të ndryshme të vendit me një menaxhim shumë shqetësues të pushtetit, kjo e gjitha në një kohë kur Shqipëria do të duhet të afrohej me strukturat e saj politike dhe juridike, edhe si një organizimin administrativ i Bashkimit Evropian.

Kam jetuar në Shqipëri në vitet e vështira të periudhës së parë të postdiktaturës deri në kthesën dramatike të viteve 1996-1997 kur kontribuam në mënyrë thelbësore për të ndaluar luftën e rrezikshme civile që po merrte formë. Sigurisht që Shqipëria sot fatmirësisht nuk është më ajo e asaj kohe, por është e papranueshme që pas më shumë se 20 vitesh ne jemi dëshmitarë të përsëritjes së situatave të rënda siç është ajo aktuale, në vend që të ecet dhe përparohet drejt integrimit në Evropë.

Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë. 

Ballkani është një pjesë thelbësore e kontinentit tonë, sikur ka treguar historia e dy shekujve dhe nuk mund të vazhdojë të jetë një arsye për destabilizimin politik dhe më gjerë.

Faleminderit në emër të shumë bashkëqytetarëve shqetësimet e të cilëve unë po i përcjell.

Punë të mbarë,

Paolo Foresti.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026
BOTA

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026
AKTUALITET

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026
Para

Zgjedhorja/ Mediu: Qeveria kujdestare dhe sistemi ende në tavolinë

TË GJITHA

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet