• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I akuzuari për trafik organesh, biznese dhe transaksione në Shqipëri

19:26 : 26/09/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME

Prokuroria bllokoi disa transaksione bankare mes dy kompanive që ofrojnë turizëm mjekësor. Pronari i njërës prej tyre, shtetasi izraelit Boris Volfman është akuzuar për trafik organesh në disa vende të botës. Ai zotëron dy kompani në Shqipëri dhe ka marrëdhënie financiare me një tjetër shoqëri që ka si aktivitet mes të tjerash dhe transplantin e organeve

Një shtetas izraelit, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, i akuzuar për trafik organesh në disa vende të botës, dyshohet se po investon paratë e tij në Shqipëri. Alarmi është dhënë nga prokuroria e cila nëpërmjet Drejtorisë kundër Pastrimit të Parave ka mundur të bllokojë disa transferta mes dy kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Ne qendër të hetimit është një kompani me ortak dhe administrator një shtetas të huaj, i cili në fokus të veprimtarisë së tij ka turizmin mjekësor.

Por sipas prokurorisë, shtetasi Robert Shpolinske ka marrë disa para nga një person i dyshuar dhe i akuzuar për trafik organesh në disa vende të botës. Ai është Boris Volfman, i lindur në Ukrainë dhe me pasaportë izraelite, i akuzuar si pjesë e një rrjeti që trafikon organet duke nisur nga Kosta Rika, madje edhe në Kosovë sipas një shkrimi të “New York Times”. Një raport i Eulex tregon funksionimin e skemës së trafikut të organeve ku janë të përfshirë edhe disa mjekë, madje edhe ai që konsiderohet si shefi i izraelitit Boris Volfman. Vetë Volfman i arrestuar në vitin 2015 në Turqi pasi ishte person në kërkim nga autoritetet izraelite, rezulton të ketë krijuar dy kompani në Shqipëri, njëra prej të cilave me objekt turizmin mjekësor ku përfshihet edhe transplanti i organeve.

Transaksionet mes kompanive në pronësi të rusit Robert Shpolinske dhe izraelitit Boris Volfman kanë ngjallur interesin e Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave, e cila ka nisur të gjurmojë pagesat. Dyshimet e para kanë të bëjnë me faktin se Volflam ka patur akuza për trafik organesh dhe paratë që i jepen biznesit të shtetasit rus mund të kenë prejardhjen nga ky aktivitet i jashtëligjshëm, megjithëse kjo çështje pritet të sqarohet nga hetimi që po zhvillohet. Për të parandaluar transaksione të tjera të dyshimta, prokuroria kërkoi leje në gjykatë për sekuestrimin e llogarisë bankare në pronësi të kompanisë së krijuar nga shtetasi rus Robert Shpolinske. Në këtë kompani ka qenë më herët administratore edhe bashkëshortja e Boris Volfman.

Sipas prokurorisë, në shtator të këtij viti është regjistruar një procedim penal pas dyshimeve për pastrim parash. Për këtë arsye gjykata lejoi sekuestrimin e llogarisë bankare të kompanisë “A New Life 4U” sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske, llogari kjo pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Prokuroria thotë se të dhënat e mbledhura për këtë rast krijojnë dyshime për pastrim parash nga ana e shtetasit Robert Shpolinske dhe Boris Volfman. Nga të dhënat e siguruara rezulton se shtetasi Robert Shpolinske ka regjistruar në Shqipëri më datë 13.11. 2014 aktivitetin e tij të biznesit dhe shoqërinë “A News Life 4U” në të cilën ky shtetas është administrator dhe ortak i vetëm i saj. Objekti i aktivitetit të kësaj shoqërie është “turizëm mjekësor dhe transplant organesh…”. “Rezulton se kjo shoqëri ka çelur llogari në datë 9.12. 2014 në monedhat Lek, Euro dhe USD në të cilat janë kryer transaksione të ndryshme për persona të ndryshëm përfshirë edhe shtetasin rus të dyshuar për trafikim organesh Boris Volfman”, thotë prokuroria.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nga monitorimi i vazhdueshëm që u është bërë llogarive të kësaj shoqërie rezulton se në llogarinë e shoqërisë “A News Life 4U” sh.p.k. ka mbërritur një transfertë në vlerën prej 40,957 USD me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit. “Nga të dhënat e siguruara rezulton se shtetasi Boris Igor Volfman është i përfshirë në transplantimin ilegal të organeve. Nga verifikimet e bëra ky shtetas ka llogari bankare në emër të kompanive që ai zotëron në Shqipëri, konkretisht shoqëritë “Justsavelife” dhe “AVS. Investment Group”, thotë prokuroria. Sipas prokurorisë nisur nga përfshirja e shtetasit Robert Shpolinske në transaksione me shtetas për të cilët ka të dhëna se janë përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme, ka dyshime të bazuara në prova se pasuria e luajtshme në emër të tij konkretisht shumat e depozituara dhe të transferuara në llogarite e shoqërisë “A News Life 4U” sh.p.k. janë rezultat i këtij aktiviteti kriminal.

Volfman, i akuzuar për trafik organesh nga Kosova në Kosta Rika

Boris Volfman, ukrainasi me shtetësi ruse dhe izraelite, është i njohur të paktën prej 2008 në biznesin e trafikut të organeve. Ai është një prej emrave që del në hetimin e EULEX në një klinikë në Kosovë dhe po ashtu përmendet në një hetim në Kosta Rika, një në Turqi, në Ukrainë dhe një sërë vendesh të tjera. Herën e fundit ai është arrestuar në Turqi, ku sipas disa mediave lokale ishte në kërkim të “dhuruesve” të organeve mes refugjatëve Sirianë. Vetë Volfman sipas një shkrimi të publikuar në 2014 në Nju Jork Times kishte dhuruar një veshkë në moshë të re në Kolumbi. Gazeta amerikane që e ka kontaktuar atëherë thotë se Volfman  ishte “i mbrojturi”  i Avigad Sandler, i cili është një nga izraelitët e përfshirë në trafikun e organeve, për të cilat u arrestuan dhe dënuan disa njerëz në Kosovë.

Volfman duket se është shkëputur prej Sandlerit pasi të dy u arrestuan për disa javë mbi këto akuza dhe tani ka një kompani të tijën, një degë e të cilës duket se është hapur në Shqipëri, ku ai është në ortakëri me një sërë biznesmenësh të huaj dhe shqiptar. Kompania që është hapur në Shqipëri, ka të njëjtin emër si faqja e internetit që Volfman përdor. “Justsavelives.com” reklamon se merret ekskluzivisht me ndihmë për pacientët që kanë nevojë për transplant organesh, ndërsa është e fokusuar edhe në gjetjen e dhuruesve. Volfman në intervistën e dhënë për Ny Times thotë se puna e kompanisë së tij është të sigurojë ndihmën që u duhet pacientëve në procesin e transplantit, por nuk ka të bëjë fare me organin apo me pjesën spitalore që thotë se janë vetë klientët që e zgjidhin.

Por Ny Times kishte dëshmi të angazhimit të tij në aktivitetin e “turizmit mjekësor” dhe lëvizjes së pacientëve për shuma të mëdha në kërkim të dhuruesve.  Në 2007 sipas gazetës ai ishte arrestuar dhe dënuar me dy muaj burg për rrëmbimin e një burri të cilin e kishte detyruar të hynte në të dhënat e spitalit për të marrë databazën e të sëmurëve në kërkim të një veshke.  Ai i ka pranuar gazetës se kishte ndihmuar në 15 transplante që prej fillimit të 2014 kur ka krijuar kompaninë e tij. Dega e kësaj kompanie në Shqipëri është hapur në Janar, ndërsa artikulli i Ny Times është publikuar në gusht të vitit 2014. Nuk ka të dhëna nëse Volfman ka kryer aktivitet të ngjashëm në Shqipëri. /Mapo

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Zbulohet fotoja, ja kush është agresori i biznesmenit libanez

TË GJITHA

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

19:48 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com