• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me të miturën/ Vokshi: Propoganda e Ramës nuk e mbrojti dot, po Shahini si e bën gjumin

20:28 : 01/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Ish-deputetja Albana Vokshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se rasti i 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës, tregon se shteti ka dështuar. Vokshi gjithashtu i kërkon ministres së Arsimit, Besa Shahini, të reagojë lidhur me skandalin, duke e ironizuar se po shkëlqen me heshtjen e saj.

“Ky është rasti tipik kur propaganda e Ramës me projektin “Oficerët e Sigurisë në Shkolla” nuk e mbrojti dot vajzën e mitur, viktimë e rojes maniak, që merret në mbrojtje nga drejtuesi I shkollës, që me shumë gjasa urdhëhiqet vetëm nga urdhëri partiak e jo nga ndërgjegja e përmbushjes së përgjegjësive për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ky është rasti tipik kur policia e shtetit nuk mbron fëmijët, por kriminelin, përdhunuesin e trafikantin.

Ky është rasti tipik i asaj ndjenje paniku që ndjen cdo nënë që i con fëmijët në shkollë e rrin me frikën që atje mund t’ja dhunojnë sepse shteti nuk i mbron, policia nuk reagon, organi akuzës nuk heton”, shkruan Vokshi.

Në vijim, ish-deputetja shpreh revoltën për heshtjen e ministreve, deputeteve, apo drejtueseve të institucioneve lidhur me këtë skandal.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

“Po si nuk pamë një reagim të grave Ministre? Apo grave deputete? Apo zëvendësministre? Apo drejtuese të tjera? Apo mirëqenia e nje vajze nga një familje e thjeshtë në Kamëz, nuk hyn në axhendat e tyre të ngjeshura me mbledhje e takime ku shpalosin raportet për arritjet propagandistike e plot statistika shumengjyrëshe në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve që nuk harrojne t’i dërgojnë të paketuara bukur në cdo ambasade apo organizëm ndërkombëtar.

Nuk arrij të kuptoj si është e mundur që një Ministre e Arsimit nuk reagon për një ngjarje kaq të rëndë??? Po për çfarë dreqin duhet një ministre që nuk reagon për asgjë e hesht për cdo gjë?

A ka ndonjë ndjenjë faji kjo grua për derexhenë ku e ka katandisur arsimin? Kur në oborret e shkollave shitet drogë dhe brenda shkollave nxënëset ngacmohen, dhunohen e përdhunohen edhe nga mësues e roje??

A e bën gjumin rehat Besa Shahini, apo nuk ka asnjë ndjesi meqenëse asgjë s’e lidh me realitetin që ne jetojmë në Shqipëri?? E meqenëse nuk është për asgjë, le të ikë sa më parë!!!”, shkruan Vokshi.

Postimi nga Albana Vokshi

1 qershori pa shtet, Albana Vokshi: Rasti i vajzës së dhunuar nga roja e shkollës tregues i dështimit të shtetit. Pse hesht ministrja Shahini?!

Sot është 1 qershori. Një ditë që duhet të ishte e mbushur me zërat gazmorë të fëmijëve dhe gëzimin e tyre të ciltër. Por sot, 1 qershori nuk ishte i tillë, ishte një ditë e trishtë.

U mendova shumë për të shkruar një mesazh standart urimi për të gjithë fëmijët. Por si t’i uroja ato qindra mijëra nëna që sot nuk kanë me c’ti gëzojnë fëmijët e tyre? Cfarë urimi të bëja për nënat me sytë e trishtuar e me lotë për fëmijët që janë larguar për një jetë më të mirë?? Cfarë urimi mund t’i bëja mijëra fëmijëve që nuk marrin dot kura e ilace sepse shëndetësia falas ishte një mashtrim i madh? Po për ata dhjetëra mijë fëmijë që nuk kanë asnjë mundësi arsimimi sepse nuk shkojnë dot në shkollë dhe Qeveria nuk ju mundëson as internetin falas për mësimin on line??

Ndaj vendosa që sot të solidarizohem me lotin dhe dhimbjen e cdo nënë që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijën e saj 3 vakte në ditë; me prindërit që detyrohen t’i nxjerrin fëmijët për të mbledhur qymyr për disa qindarka më shumë; me nënat që sot vuajnë dhunën e përditshme insitucionale të shtetit që i ka braktisur.

Në mëngjes lexova një status drithërues të gazetares Anila Hoxha, e cila kishte shpjeguar me detaje, që shumë prej nesh nuk i dinin, një ngjarje tronditëse të bërë publike ditët e fundit. Ishte një histori tronditëse e abuzimit me një vajzë të mitur vetëm 15 vjec nga roja I shkollës dhe disa të rinj. Jo vetëm ngjarja ishte shumë e rëndë, por më ulëritës ishte fakti që as drejtori i shkollës, as psikologu, as mësuesit, as policia, as punonjësi i sigurisë, as fqinjët….askush nuk kishte folur, askush nuk kishte reaguar aq më pak dënuar…

Ky është rasti tipik kur propaganda e Ramës me projektin “Oficerët e Sigurisë në Shkolla” nuk e mbrojti dot vajzën e mitur, viktimë e rojes maniak, që merret në mbrojtje nga drejtuesi I shkollës, që me shumë gjasa urdhëhiqet vetëm nga urdhëri partiak e jo nga ndërgjegja e përmbushjes së përgjegjësive për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ky është rasti tipik kur policia e shtetit nuk mbron fëmijët, por kriminelin, përdhunuesin e trafikantin.

Ky është rasti tipik i asaj ndjenje paniku që ndjen cdo nënë që i con fëmijët në shkollë e rrin me frikën që atje mund t’ja dhunojnë sepse shteti nuk i mbron, policia nuk reagon, organi akuzës nuk heton.

E si në cdo rast të ngjashëm, Ministrja #Shahini shkëlqeu me heshtjen e saj. . .

Po si nuk pamë një reagim të grave Ministre? Apo grave deputete? Apo zëvendësministre? Apo drejtuese të tjera? Apo mirëqenia e nje vajze nga një familje e thjeshtë në Kamëz, nuk hyn në axhendat e tyre të ngjeshura me mbledhje e takime ku shpalosin raportet për arritjet propagandistike e plot statistika shumengjyrëshe në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve që nuk harrojne t’i dërgojnë të paketuara bukur në cdo ambasade apo organizëm ndërkombëtar.

Nuk arrij të kuptoj si është e mundur që një Ministre e Arsimit nuk reagon për një ngjarje kaq të rëndë??? Po për cfarë dreqin duhet një ministre që nuk reagon për asgjë e hesht për cdo gjë?

A ka ndonjë ndjenjë faji kjo grua për derexhenë ku e ka katandisur arsimin? Kur në oborret e shkollave shitet drogë dhe brenda shkollave nxënëset ngacmohen, dhunohen e përdhunohen edhe nga mësues e roje??

A e bën gjumin rehat Besa Shahini, apo nuk ka asnjë ndjesi meqenëse asgjë s’e lidh me realitetin që ne jetojmë në Shqipëri?? E meqenëse nuk është për asgjë, le të ikë sa më parë!!!

Ku janë shoqatat në mbrojtje të fëmijëve që nuk flasin?? Kaq pak vlerë ka një jetë e mirëqenë dhe e dinjitoze për një vajzë të mitur sa nuk merr dot as vëmëndjen e shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare për reagim??

Që nesër kjo ngjarje të mos na ndodhë ne, duhet që sot të reagojmë të gjithë ndaj sistemit shkollor të kalbur, thellësisht të politizuar, të paaftë që ka ngritur Rama – Nikolla – Shahini.

Në vetëm një vit sa raste ngacmimi, dhunimi e përdhunimi të vajzave të mitura brenda shkollave. A ju kujtohet rasti i Kavajës ku një vajzë e mitur u dhunua nga disa djem? Apo rasti i Arapajt ku një vajzë u dhunua brenda ambjenteve të shkollës nga djali i kryeplakut? Po rasti Fierit ku nxënësja u ngacmua nga mësuesi /it? A ka vepruar drejtësia për këto raste? Në dijeninë time, në asnjërin prej këtyre rasteve organet e drejtësisë nuk kanë bërë drejtësi, sepse dhunuesit kanë lidhje me partinë shtet.

E në këtë 1 qershor në vend të një urimi, unë kam vetëm një mezash për cdo nënë:

Mbroni vetë #Fëmijët tuaj nga mungesa e Shtetit!!!

#MbroniFëmijëtTuaj
#ShtetiMungon

Etiketa: Ramashahinivokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Në Evropë nafta subvencionohet, Rama mashtroi hapur fermerët

18:21 : 15/04/2026
Para

Parti e re? Regjisori i njohur: Rama ka frikë nga ne dhe po kërkon të përçajë opozitën

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom