• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pesë cisterna iraniane provokojnë Shtetet e Bashkuara

18:50 : 25/05/2020
në BOTA

Ato quhen “Clavel”, “Forest”, “Faxon”, “Fortune” dhe “Petunia”. Këto nuk janë emra anijesh luksoze të lundrimit, por të pesë cisternave të naftës që aktualisht po shkaktojnë një konfrontim tjetër diplomatik midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Arsyeja: ato janë nisur drejt Venezuelës, e cila ndodhet nën një embargo tregtare të SHBA. Secila prej këtyre pesë anijeve thuhet se ka në bord benzinë në shumën prej 45 milionë dollarë.

Venezuala vuan nga mungesa e gazit

Cisternat e naftës janë në rrugë që nga java e dytë e majit dhe gjithnjë e më shumë po shkaktojnë nervozizëm në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas. Për shembull, për udhëheqësin e opozitës së Venezuelës Juan Guiadó, të cilin më shumë se pesëdhjetë vende, përfshirë Gjermaninë, e njohin si president në tranzicion. Ai shpjegon se furnizimi me naftë iraniane është i paligjshëm dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të parandalojë mbërritjen e anijeve në Venezuelë.

USA Miami | Juan Guaidó, Interimspräsident Venezuela (picture-alliance/AP Photo/G. de Cardenas)

Guaido: Furnizimi me naftë iraniane është i paligjshëm

“Unë e konsideroj gabim të madh të kërkosh nga bashkësia ndërkombëtare që t’i ndalojë këto anije,” i tha DW Benedicte Bull, ekspert për studimet e Amerikës Latine në Universitetin e Oslo-s. “Asambleja Kombëtare nuk ka asnjë autoritet të parandalojë hyrjen e cisternave të naftës.” Për më tepër, kërkesa është mjaft çnjerëzore, sepse popullsia po vuan shumë nga mungesa e gazit në vend.

Venezuela, si shumë vende të tjera të Amerikës Latine, është goditur nga pandemia e virusit Corona, dhe kriza e vazhdueshme ekonomike është përkeqësuar nga sanksionet ekonomike të SHBA. Që nga marrja e detyrës, Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një kurs të ashpër kundër qeverisë së Nicolás Maduro në Venezuela, edhe nëse SHBA nuk ka arritur ta rrëzojë Maduron. Irani, i cili po vuan gjithashtu nga sanksionet e Uashingtonit, tani po ndihmon të përjashtuarin e Amerikës Latine.

Lexo edhe:

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

Solidaritet apo provokim?

Ndihmë altruiste apo provokim i vetëdijshëm? “Ka sigurisht disa faktorë,” mendon Victor Mijares, politolog në Universitetin e Andeve në Kolumbi, DW. Nga njëra anë, është një ndihmë për një aleat të vjetër, sepse Venezuela dhe Irani kanë pasur lidhje shumë të ngushta që nga qeverisja e Hugo Chavez-it, d.m.th. prej rreth 20 vjetësh. “Por kjo është gjithashtu një mundësi për të ruajtur një treg të fundit të shitjeve, pasi Irani gjithashtu vuan nga situata në tregun e naftës,” tha Mijares. Nuk mund të bëhet fjalë për sjellje altruiste.

Venezuala Caracas | Coronavirus | Passanten mit Mundschutz (picture-alliance/AP Photo/A. Cubillos)Venezuala vuan nga pasojat e virusit Corona

Për Leonardo Bandarra-n, ekspert i politikës së sigurisë në Institutin GIGA të Hamburgut, afrimi midis Caracasit dhe Teheranit është një pasojë logjike e politikës së Uashingtonit, e cila distancohet qartë nga kursi i shtensionimit i ish-presidentit amerikan Barack Obama. “Duke pasur parasysh politikat armiqësore të Uashingtonit, dy kundërshtarët e Uashingtonit po afrohen për të mbështetur njëri-tjetrin,” i tha Bandarra Deutsche Welle-s. Administrata e Trumpit është kështu sponsorja dhe nxitësja e kësaj lëvizjeje.

E panjohura e madhe tani është se si do të sillet Trumpi në këtë konflikt të pafund me Teheranin, këtë herë me Maduron si përbërës. “Ai protestoi ashpër, por dyshoj se nuk do të bëjë asgjë”, thotë Bennedicte Bull. “Nga këndvështrimi amerikan, këtu përzihen dy fusha konflikti, përkatësisht ajo e Gjirit Persik me atë në Karaibe”, thekson Mijares. Pasojat në politikën e jashtme të një hakmarrjeje të nxituar do të ishin “të pallogaritshme dhe të rrezikshme politikisht për SHBA”.

Nëse dhe kur do të mbërrijnë cisternat në Venezuelë, kjo është pjesë e lojës gjeostrategjike të shahut midis këtyre tri kombeve dhe e ndryshon pak situatën në Venezuelë, thotë politologu Mijares. “Me ose pa cisterna iraniane, situata politike në Venezuelë është mjaft e bllokuar.” /Dw.com

Etiketa: cisternaIraniSHBA

Lajme të lidhura

RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
BOTA

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

19:43 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

16:05 : 08/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
Para

Kallashi tregon arsyen se pse hoqi dorë nga kërcimet joshëse

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com