Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, në lagjen 11 nëntori në Elbasan.
F.S 36 vjeç dhe K.P 44 vjeç janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.