• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Markimi, Air Albania dhe kapari i tretur turk

14:25 : 20/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, arma më e fortë e socialistëve në opozitë, ishte denoncimi i koncesioneve, sipas tyre korruptive, që kishte dhënë qeveria e Sali Berishës. Njëra nga kontratat më te anatemuara ishte ajo e markimit të karburanteve , e cila zotërohej nga kompania GFI.

Zyrtarisht GFI zoterohet nga biznesmeni Ismail Mulleti. Por Erion Brace, në atë kohe nje nga zërat më të fuqishëm të opozitës në denoncimin e skandaleve financiare apo korrupsionit në qeveri, pati akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha se pas koncesionit te markimit ishin familjarët e tij. Sipas Braces, lidhjet e familjes kryeministrore me koncesionin do të ekspozoheshin publikisht kur socialistët të vinin në qeveri. Vete Edi Rama u zotua publikisht per anullimin e tij te shpejte, menjehere sa te merrte qeverine.

Kohët kaluan dhe socialistët erdhën në pushtet. Por teksa qytetarët, prisnin që qeveria e re të ekspozonte korrupsionin qe kishte paralajmeruar në kontratën e markimit, ndodhën çudira.

Në fillim të vitit 2014, Shoqata Hidrokarbure e ankimoi koncesionin e markimit në Gjykatën Kushtetuese. Surpriza në sallën e gjyqit ishte se Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit, tashme nën kontrollin e plotë të qeverisë së Rilindjes, jo vetëm që nuk kërkuan prishjen e koncesionit, por ishin mbrojtësit më të zellshëm të tij. Me pak fjalë, qeveria e Edi Ramës po mbronte në gjykatë, koncesionin për të cilin kishte akuzuar publikisht se i përkiste familjarëve të Berishës. WTF! – sic thotë kryeministri.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Surprizat u shtuan, kur rrugës kompania u shty të kërkonte edhe markimin e naftës bruto, që zgjeronte biznesin e koncesionit edhe me 7 milionë dollarë të tjera në vit. Në atë kohë të gjithë pyesnin të habitur se pse qeveria kishte ndryshuar kurs 180 gradë per koncesionin e markimit! Përgjigja erdhi sot nga Turqia.

Mediat turke publikuan këtë të mërkure lajmin se biznesmen i njohur turk Adnan Polat ka paditur në gjykatë, biznesmenin shqiptar Sinan Idrizi për përvetësim të 3.5 milionë dollarëve. Sipas padisë, Idrizi i ka marrë paratë Polat me premtimin se do blinin koncesionin e markimit në Shqipëri, por më pas marrëveshja ka dështuar dhe paratë janë zhdukur. Zoti Idrizi njihet si njeri i afert me qeverine aktuale duke qene madje dhe partnere ne biznesin e Air Albanias. Pra, ne vend te familjareve te Berishes, pas koncesionit te markimit dolen lidhjet e qeverise.

Shkaku i dështimit të blerjes së koncesionit duket i lidhur pikërisht me të drejtën e markimit të naftës bruto. Shqipëria prodhon 1 milionë tonë naftë bruto më vit dhe me tarifën që përfiton koncesionari i markimit, kjo sasi nafte i zgjeronte të ardhurat e koncesionit me 7 milionë dollarë të tjera në vit. Pa këto të ardhura, koncesioni nuk vlente sa çmimi i paguar nga biznesmeni turk.

Pavarësisht se kompania u përpoq fort ta merrte të drejtën e markimit të naftës bruto, sipas zërave edhe me mbështetjen e qeverisë, kjo dështoi, pasi ishte teknikisht e pamundur. Nafta bruto nuk markohet dot, për shkak të karakteristikave që ka ky produkt.

Ideatorët dhe kumbarët e marrëveshjes në Turqi, me gjasa kanë qenë zyrtarë të lartë nga qeveria e Tiranës. Marrëveshja dështoi dhe paratë u tretën në Tiranë. Por pavarësisht kësaj, padia ndaj Sinan Idrizit, hap belara të tjera për qeverinë.

Zoti Idrizi është aksioneri më i madh i kompanisë Air Albania, ku qeveria zotëron 10 për qind të aksioneve përmes Albcontrol. Edhe pse akuzat e biznesmenit turk janë të pakonfirmuara me vendim gjykate dhe zoti Idrizi gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë, tani qeveria shqiptare është zyrtarisht partnere në biznes me një njeri të paditur për mashtrim financiar dhe përvetësim fondesh.

Kjo është një goditje e rëndë për imazhin e Air Albanias, që mund të ketë edhe pasoja financiare për kompaninë. Por mbi të gjitha, akuzat e biznesmenit turk e tërheqin qeverinë në një skandal të madh financiar. Flamuri mbi Air Albanian tashmë është bërë pis.

Etiketa: air albaniaKlodian Tomorri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
SPORT

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

21:58 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

18:54 : 07/05/2026
AKTUALITET

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

19:13 : 23/04/2026
AKTUALITET

Tomorri: Ligji për portet turistike plaçkitje! Po propozohen nga deputetë anonimë

19:28 : 09/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i zyrtarëve të Bankers, Tomorri: Histori qesharake! Kompania përdor një llogari në Vjenë…

21:47 : 06/04/2026
Para

Asnjë i prekur me Covid-19, kampionati kroat drejt rifillimit të sezonit

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom