• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dekriminalizimi/ Ministrja Gjonaj “mban peng” dosjen për kryebashkiakun Qerim Ismailaj

13:54 : 15/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pesë muaj pas akuzave publike, sipas të cilave kryebashkiaku i Mallakastrës ka shkelur ligjin “Për Dekriminalizimin”, asgjë nuk ka lëvizur.

Qerim Ismailaj vijon të jetë në krye të punëve lokale, në zyrën e bashkisë.

Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka nisur verifikimet që në Janar 2020, ende nuk ka një konkluzion.

Partia Demokratike, e cila e inicioni procesin, duket se e ka “harruar” betejën për të identifikuar kryebashkiakët dhe zyrtarët e tjerë me të shkuar kriminale.

Lexo edhe:

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

Qerim Ismailaj mban detyrën e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës që prej votimeve mono-partiake të 30 Qershorit 2019.

Në Janar 2020, Partia Demokratike në opozitë publikoi disa fakte, të cilat, sipas saj, dëshmonin se Qerim Ismailaj ishte dënuar në Greqi me 3 vjet burg, në vitin 2000.

Sipas dokumentave të siguruara nga PD, kryetari i Bashkisë së Mallakastrës ishte shpallur fajtor dhe dënuar për rrahje (plagosje).

Ky dënim nuk rezulton i deklaruar nga Qerimaj në formularin e ‘Dekriminalizimit”, dorëzuar prej tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Qerimaj, i vendosur nën akuzë publike, mohoi deklarimet e opozitës, duke u shprehur në media se “nuk kam asnjë dijeni për dënim”.

Në vijim të këtyre deklarimeve, Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimet në zbatim të ligjit të “Dekriminalizimit”.

Qerim Ismailaj u detyrua të paraqesë shenjat e gishtërinjve, të cilat do t’i bashkoheshin kërkesës së Prokurorisë Shqiptare drejtuar autoriteteve greke, për të verifikuar nëse kryebashkiaku aktual i Mallakastrës ka qenë apo jo i dënuar në shtetin fqinj.

Prej asaj kohe, nuk ka pasur asnjë zhvillim, megjithëse procedura e marrjes së përgjigjes, në rastet rutinore, nuk zgjat më shumë se 3 muaj.

Por, për Qerim Ismailajn duket se procedurat po zgjasin përtej çdo afati normal për një verifikim të thjeshtë.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme deklaruan për “Boldneës.al” se ende nuk kanë marrë përgjigje nga autoritetet greke mbi dyshimet e ngritura publikisht.

E dhëna, e siguruar nga Partia Demokratike, nuk duket se ishte e vështirë për t’u siguruar. Ndaj, edhe fakti që Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka marrë ende një përgjigje për Qerim Ismailaj, ngre një pikëpyetje edhe mbi kanalet zyrtare të përcjelljes së informacionit.

Të gjitha kërkesat për ndihmë juridike të Prokurorisë Shqiptare në drejtim të autoriteteve të huaja dhe anasjelltas, kalojnë më parë nga Ministria e Drejtësisë.

“Boldneës.al” nuk arriti të siguronte një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, nëse pranë saj ka mbërritur përgjigja e autoriteteve greke mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e Qerim Ismailaj.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka lënë mënjanë nxitjen dhe presionin politik mbi institucionet shtetërore, për të aktivizuar procesin e nisur dhe ende të papërfunduar për kryebashkiakun e Mallakastrës.

Qerim Ismailaj po përfundon vitin e parë të mandatit të siguruar në 30 Qershor.

Etiketa: dekriminalizimidosjaIsmailaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

17:44 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025
AKTUALITET

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

11:37 : 23/07/2025
AKTUALITET

500 mijë euro dëm shtetit/ SPAK: Myzyri ndërhyri për të shpallur fitues ofertuesin më të lartë (DOSJA)

14:38 : 19/07/2025
Para

Trajneri i Augsburgut pezullohet nga klubi pasi theu protokollin e sigurisë

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com