• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia me 9%, ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19

09:08 : 14/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë këtë vit, sa vijnë e bëhen më pesimiste, duke na renditur ndër vendet që priten të ketë më shumë humbje nga shtetet në zhvillim.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, parashikoi se ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim pjesë e BERZH.

Kjo rënie është pothuajse dyfish më e thellë nga ajo që kanë parashikuar më herët Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Monitor ka përllogaritur se sa është në vlerë kjo rënie e ekonomisë prej 9% dhe sa janë humbjet në raport me zhvillimin normal që do të kishte pasur vendit, në rast se nuk do të ishte detyruar që të mbyllte për dy muaj pothuajse gjithë bizneset, të ndalonte transportin  e brendshëm e atë ndërkombëtare, çka la pa punë dhe të ardhura me mijëra njerëz, por dhe ngadalësoi konsumin për periudhën në vijim.

Lexo edhe:

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

Në janar 2020, qeveria shqiptare parashikonte që prodhimi i brendshëm bruto (vlera e mallrave dhe shrbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një periudhë të caktuar), të ishte rreth 1.78 trilionë lekë, ose rreth 14.4 miliardë euro (nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, sipas vlerësimeve të INSTAT).

Por, një rënie prej 9% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm duke marrë në konsideratë një nivel inflacioni prej 2-2.5%, nënkupton që prodhimi i brendshëm real në 2020-n do të jetë 117 miliardë lekë më pak se në 2019-n, ose 1.56 trilionë lekë.

Në raport me prodhimin që pritej të arrihej në 2020-n përpara epokës së Covid-19, diferenca mes skenarit me dhe pa virus është 217 miliardë lekë, ose 1.8 miliardë euro, që është dhe humbja që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare këtë vit, nga shpërthimi i pandemisë (shih grafikun).

Kjo humbje prej 1.8 miliardë eurosh është pothuajse sa gjysma e të ardhurave që u mblodhën në 2019-n (460 miliardë lekë, ose rreth 3.6 miliardë euro).

Sa është mbështetja e qeverisë në raport me humbjet, që do të pësojë ekonomia

Nëse ekonomia bie me 9%, vendi parashikohet të humbasë rreth 12.2% të Prodhimit të parashikuar në fillim të vitit.

Ndërkohë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbështetja totale për ekonominë, direkte dhe indirekte është në total 45 miliardë lekë (rreth 360 mln euro), ose 2.8% e prodhimit të brendshëm bruto (të pritshëm këtë vit), që konsiston në shpenzime buxhetore, garanci sovrane dhe shtyrje të taksave.

Pra nga 1.8 miliardë euro që parashikohen humbjet, qeveria përmes ndërhyrjeve të saj direkte apo indirekte pritet të kompensojë rreth 360 mln euro, ose rreth 20% të totalit të humbjeve.

Nga mbështjetja totale, ajo direkte është  0.86% e PBB-së, ndërsa përmes fondeve të garancisë është 1.5% e PBB-së.

Mbështetja direkte në total është 13.5 miliardë lekë:

-6.5 miliardë lekë për mbështetjen e bizneseve të vogla / të vetëpunësuarve që u detyruan të mbyllin aktivitetet për shkak të pandemisë COVID-19, duke u paguar atyre pagat minimale (deri në dy në rastin e bizneseve familjare me familjarë të papaguar), dyfishim të përfitimeve të papunësisë dhe formave të ndihmës sociale.

-Paketa e dytë e ndihmës përfshin fondin 7 miliardë lekë  për të paguar një transferim të njëhershëm prej 40,000 lekësh për punonjësit e bizneseve të vogla të prekura nga pandemia që nuk përfshihet në paketën e parë.

Krahas mbështetjeve direkte, instrumenti tjetër është përmes dy fondeve të garancisë.

  1. 11 miliardë lekë (0.6% e PBB-së) fondi i garancisë sovrane për kompanitë që nëpërmjet sistemit bankar të paguanin pagat për punonjësit e tyre deri në 3 muaj, me një normë interesi maksimumi 2.85%, për një maturim deri në 2 vjet. Interesat do paguhen nga shteti, sipas një vendimi të fundit të qeverisë. Deri tani është shfrytëzuar rreth 9% e këtij fondi, pasi bizneset po hezitojnë që të rrisin ngarkesën me borxh.
  2. një garanci sovrane prej 15 miliardë lekësh (0.9% e PBB-së) për të siguruar kredi për kapital qarkullues për sektorin e turizmit, si dhe kompani eksportuese, e cila akoma nuk është bërë funksionale.

Qeveria ka miratuar gjithashtu masa të shtyrjes së taksave, duke lejuar të gjitha kompanitë (përveç bankave, telekomunikacionit, ndërmarrjeve publike dhe kompanive në zinxhirin e furnizimit të mallrave thelbësorë) të shtyjnë pagesën e taksës së fitimit deri pas shtatorit. Turizmi, përpunimi aktiv dhe qendrat call center me qarkullim prej 14 milionë lekësh ose më pak, mund të shtyjnë pagesat e taksës së fitimit për vitin e ardhshëm. Në marrëveshje me bankat janë shtyrë dhe pagesat e kësteve të kredive për tre muaj dhe po diskutohet zgjatja e mëtejshme e afatit./Monitor.al

Lajme të lidhura

BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
AKTUALITET

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025
BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
Para
Daniele Prade

"Virus kopil, sëmura gjithë familjen"

TË GJITHA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com