• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rihapja e PD, Basha: Mund të rikthehet kushdo, përshfi edhe Topallin

22:09 : 13/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Aktualitet” në Fax News foli ndër të tjera edhe për debatin e fundit atë të çështjes së teatrit dhe rihapjen e Partisë Demokratike.

Ai tha se: “E gjithë kjo gjë po bëhet për të vjedhur atë pronë publike dhe si Edi Rama, ashtu edhe Erion Veliaj e kanë mendjen që të vjedhin edhe në kohë pandemie. Pas shembjes së teatrit fshihet projekti i ndërtimit të kullave aty ku është teatri dhe e gjithë kjo në shërbim të oligarkëve”, tha Basha.

I pyetur në lidhje me rikthimin e disa figurave të vjetra pranë PD-së, Basha tha se “Partia Demokratike është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat dhe që do të japë kontributin e vet në këtë familje politike që po përgatitet të qeverisë vendin”.

Sa për rastin Topalli dhe për mundësinë e rikthimit të saj pranë PD, Basha dha të njëjtën përgjigje duke shtuar edhe një gjë të përsëritur atë të interesit personal.

“Secili nga ne duhet që të shikojë interesin publik dhe jo vetëm atë personal”, tha Basha.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

Pyetje: Z.Basha po ta shikosh është krijuar mendimi se Rama e ka mbushur kupën, por nuk kemi se kush të vijë ose nuk ngjall besim opozita shqiptare. Çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë ka shkuar keq në tërmet dhe në pandemi nga ana e opozitës?

Lulzim Basha: Atë e gjykojnë qytetarët. Ndërsa teza të tilla janë teza që regjimi gjithmonë i hedh në qarkullim. Sa herë që ndodhet para një ndryshimi politik, regjimi mundohet të tregojë se nuk ka alternativë. E vërteta është fare ndryshe. E vërteta është se si gjatë termetit, ashtu edhe gjatë pandemisë opozita shqiptare ka vepruar me përgjegjshmëri sikur të ishte në qeveri.

Nuk ka parë interesa të ngushta politike, nuk ka mbjellë panik, nuk ka ndërtuar politikë mbi fatkeqësinë dhe kjo është hera e parë që ndodh në 30 vite. Dhe kjo është po kështu një ogur i mirë. Sigurisht nuk është e mjaftueshme, por është një ogur i mirë për një politikëbërje të ndryshme, moderne, europiane, e cila mbështet interesat e qytetarëve dhe nuk shikon vetëm interesat e ngushta të pushtetarëve apo të partisë. Prandaj, kjo propagandë është rrëzuar.

Shqiptarët e kanë parë prej fillimit sesi ne kemi propozuar prej datës 11 mars platformën ekonomike për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, sesi kemi propozuar masat që duheshin marrë me urgjencë, që paratë e buxhetit të zhvendoseshin nga oligarkët, nga kontratat korruptive, nga tenderat e korrupsionit, nga tenderat e luksit, që akoma vazhdojnë, të shkonin sot më shumë se kurrë tek familjet në nevojë, tek njerëzit që humbën vendin e punës, tek njerëzit që nuk arritën të marrin pagat sepse bizneset u mbyllën, tek sipërmarrja, e cila të mos shkojë drejt falimentimit sepse do të bjerë punësimi në pikjatë, siç po bie.

Dhe këtë po tregojnë të dhënat, për shkak se Edi Rama në vend që të ndiqte interesin e njerëzve, vazhdoi t’i shërbejë vetes së tij dhe 10 oligarkëve, sot Shqipëria ka 10 herë më shumë të shpunësuar si rezultat i krizës sesa Maqedonia. Edi Rama dhe PS nën drejtimin e tij, ky pushtet ka vendosur një record të zi, të zi për demorkatët, të zi për socialistët, të zi për të gjithë shqiptarët.

Ka vendosur rekordin europian të mosmbështetjes të njerëzve në nevojë, të mosmbështetjes së biznesit si rezultat i së cilës sot po shkojmë me siguri të plotë drejt një krize të thellë ekonomike. Ky është shqetësimi kryesori i imi, i Partisë Demokratike, kjo është beteja që po luftojmë e do të luftojmë me të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të mos e lejojmë që papërgjegjshmëria, makutëria dhe mashtrimi i këtij njeriu ta çojë Shqipërinë në vitin zero.

Etiketa: BashaPDtopalli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
Para

Lajmi i Fundit/ Makina përplas motorin në Elbasan, një i plagosur rëndë

TË GJITHA

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com