• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria nuk harron “oligarkët”. Manastirliu, 1 mln USD tender pa garë Karathanos së Laboratorëve

08:00 : 14/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Qeveria shqiptare ka deklaruar publikisht se ka vendosur pezullimin e kontratave koncensionare në Shëndetësi për shkak të Covid-19. Por, ajo është kujdesur që biznesmenët që zotërojnë këto kontrata të vijojnë të fitojnë qindra mijëra euro nga paratë publike.

Kompania “Pegasus”, e biznesmenit Janis Karathanos, i cili ka fituar koncensionin e Laboratorëve Mjekësorë, është shpallur së fundmi fituese në një tender pa garë me vlerë mbi 1 milionë dollarë amerikanë.

“Boldnews.al” raporton se tenderi është zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, një strukturë varësie e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në 11 Maj 2020 është shpallur njoftimi se “Pegasus” është shpallur fituese në procedurën e prokurimit publik me objekt “Reagentë dhe aksesorë të nevojshëm për testimin në laboratorin e agjenteve infektiv”.

Lexo edhe:

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

Fondi limit për këtë tender ishte në vlerën e 98.4 milionë lekë të reja (pa Tvsh), rreth 1 milionë USD.

Sipas dokumentave të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se në tender kanë marrë pjesë dy operatorëve ekonomikë.

I pari ishte “Pegasus”, i cili ka paraqitur ofertën ekonomike në vlerë 97.4 milionë lekë të reja.

Operatori i dytë ishte “Medical Distribution”, kompani e regjistruar në Shkodër, me administrator Alban Xhaferi.

Kompania “Medical Distribution” rezulton se nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion dhe asnjë ofertë ekonomike për këtë tender.

Rrjedhimisht, ajo u skualifikua, duke i lënë rrugë të lirë kompanisë “Pegasus” që të arkëtonte plot 1 milionë dollarë.

Në këtë mënyrë, duket se strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë ia kanë “zbutur” shqetësimin kompanisë së biznesmenit Karathanos, pas pezullimit të përkohshëm të koncensionit të Laboratorëve.

Në mesin e muajit Mars 2020, 1everia shqiptare, deklaroi, të paktën publikisht, se kishte vendosur pezullimin e përkohshëm të kontratave koncensionare në Shëndetësi.

Sipas qeverisë, pezullimi i tyre u bë për të siguruar çdo fond të mundshëm shtetëror për të përballuar pandeminë Covid-19.

Ky deklarim qeveritar u pa me skepticizëm pasi, edhe nëse vërtetë janë pezulluar, ajo ishte lëvizja më logjike. Koncensionet e Check Up, Hemodializës dhe Laboratorëve nuk mund të funksiononin, në një kohë që qytetarët shqiptarë u “izoluan” plotësisht, për të penguar përhapjen e virusit.

“Pegasus” dhe koncensioni i Laboratorëve

Në Dhjetor 2016, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, shpall tenderin  “Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale, dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës”.

Vlera që do të paguante shteti për marrëveshjen e koncensionit u përllogarit në mbi 130 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 120 milionë euro).

Në tender morën pjesë 9 konkurentë. Gjatë shqyrtimit të ofertave, 6 prej tyre u skualifikuan.

Në përfundim, Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues bashkimin e operatorëve të përbërë nga një kompani shqiptare, një franceze dhe një kompani tjetër, e regjistruar në Hollandë, por që ishte “bijë” e kompanisë shqiptare.

Koncensionari, më konkretisht, përbëhej nga kompania shqiptare “Labopharma” me 41.7% të pjesëmarrjes, “Exalab France” me 25 % dhe “AB Laboratory Solution B.V”, e regjistruar në Hollandë, me 33%.

Kompanitë e koncensionarit

1.Kompania kryesore e fituesit të koncensionit ishte shqiptarja “Labopharma”, në pronësi të biznesmenit Janis Karathanos. “Labopharma” është krijuar në vitin 2007 dhe ka si objekt të saj “Tregti import-eksport të produkteve farmaceutike”.

Biznesmeni Karathanos, nga ana tjetër, është pronar i kompanisë “Pegasus”. Emri i saj u përfshi në tenderin për koncensionin e Kontrollit Bazë të Shëndetit-Check Up”, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014.

“Pegasus” u skualifikua nga ai tender, për shkak se nuk paraqiti asnjë ofertë ekonomike.

  1. Kompania e dytë është francezja “Exalab France”, e cila zotëron 25% të koncensionarit. Ajo është krijuar në vitin 1989, e ka selinë në Le Hailland (Girone) të Francës dhe ka objekt të aktivitetit të saj laboratorë për Analiza Mjekësore.
  2. Kompania e tretë, e cila zotëron 33% të koncensionarit, është “AB Laboratory Solution”. Kompania drejtohet nga Kostandino Karathanos, djali i Janis Karathanos që zotëron primarin e koncensionarit “Labopharma”.

“AB Laboratory Solution” rezulton të jetë e regjistruar në Amsterdam të Hollandës, në vitin 2007 dhe ka aktiviteti i saj është “institucion financiar”.

Etiketa: Ogerta ManastirliuPegasustender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

20:59 : 11/09/2025
AKTUALITET

Manastirliu kandidate e PS për Tiranën, Berisha: Korbë e korrupsionit

14:36 : 11/09/2025
AKTUALITET

Manastirliu do kandidojë si kryebashkiake e Tiranës, rikthehet në Kuvend Blerina Gjylameti

13:48 : 11/09/2025
AKTUALITET

Asambleja e PS/ Shkarkohet Veliaj, Manastirliu kandidate për Tiranën. Peleshi zëvendëson Spiropalin

11:34 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shkarkohet Veliaj, Rama: Ogerta Manastirliu kandidate për kryebashkiake

11:22 : 11/09/2025
Para
FOTO ILUSTRUESE

Makina përplas motorçikletën, një person në gjendje të rëndë

TË GJITHA

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025

Tritoli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh

21:30 : 13/09/2025

“Më doli dhelpra para”, aksidentohet 45-vjeçarja, përfundon në spital me plagë të shumta

21:25 : 13/09/2025

Kinezja gjendet pa shenja jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”

21:22 : 13/09/2025

“Diella rrezikon të merret peng”, ish-ministri i PS: Edhe me e-Albania u nxituam

21:02 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com