• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse i largon me dhunë qeveria “Rama” investitorët e huaj?

22:04 : 20/09/2016
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Teksa kanë kaluar më tepër se 3 vjet qeverisje, kjo mazhorancë ka prodhuar një agresivitet artificial ndaj investimeve të huaja. Asnjë sipërmarrës i huaj nuk është afruar me ndonjë projekt strategjik në Shqipëri ndërsa në rastin më të keq disa të tjerë janë larguar me forcë dhe madje dhunuar fizikisht.

Rasti më i fundit është ai i kompanisë “Omnix Albania”, ku presidenti i saj Fadi Mitri u dhunua fizikisht nga persona, të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria. Kjo kompani pritej të investonte 450 milionë euro në Lalëz, por mesditën e së martës deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga të gjitha investimet në Shqipëri.

“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Lalëz. Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë”– thuhet në deklaratën e kompanisë të nëshkruar nga presidenti i grupit Omnix, Jamal Abu Isa.

Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Por largimi me dhunë i biznemenit libanez Fadi Mitri tregon edhe njëherë se kryeministri Rama ka dështuar totalisht me thithjen e investimeve të huaja. Në një shkrim të gazetës “Tema” që kryesish mban një politikë editoriale të majtë, gazetari Mero Baze si rallëherë akuzon indirekt kryeministrin Rama se nuk arriti të mbronte biznesmenin libanez të dhunuar. Sipas gazetarit, biznemeni Fadi Mitri është ankuar 2 vite më parë tek kryeministri Rama për presionin e ushtruar ndaj tij si dhe tentativat për ta përzënë nga Shqipëria. Gazetari vijon më tej duke thënë se biznesmeni libanez kishte marrë garanci të forta për realizimin e investimit të tij në zonën e Gjirit të Lalzit.

Por kryeministri Rama nuk e mbajti fjalën, madje e përzuri me dhunë. Biznesmeni Fadi Mitri jo vetëm që nuk u mbrojt por ai u rrah barbarisht nga disa persona të cilët kërkuan largimin e tij. Rama nuk reagoi për këtë incident, madje as ministri i tij i Financave i cili i ka merak investimet e huaja, nuk foli asnjë fjalë. Ndërkohë edhe policia duket se e ka lënë në qetësi këtë ngjarje, pasi 2 persona ende rezultojnë në kërkim.

Por për gazetarin Mero Baze, kjo e ka një shpjegim indirekt se kryeministri Rama është i kapur nga ajo kast oligarkësh që rrethonte deri dje parardhësin e tij Sali Berisha.

Dhe në fakt gazetari Baze duket se ka të drejtë. Në një vendim qeverie të datës 27 korrik 2016, qeveria “Rama” i ka dhënë me koncesion biznesmenit kontrovers Samir Mane, bregdetin e Gjirit të Lalzit, Hamallajt dhe Palasës për 20 vitet e ardshme.

Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj-30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.

Nuk dihet nëse investimet e biznesmenit Samir Mane kanë lidhje me dhunën e ushtruar ndaj biznemenit libanez Fadi Mitri, pavarësisht se të gjitha dyshimet flasin se shkak ishte konkurrenca.

Histori prapaskenash me investitorët e huaj

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2016, investimet e huaja direkte kanë rënë mbi 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është një tregues i qartë se qeveria “Rama” ka patur interes të fuqizoj oligarkët shqiptarë të cilët më pas do ta mbështesin në fushatat zgjedhore.

Në historikun e qeverisë aktuale janë të regjistruara disa raste sesi sipërmarrës të huaj janë përzënë nga Shqipëria pavarësisht se ata kanë patur projekte strategjike. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi, në një investigim të publikuar verën e vitit 2015 u zbulua sesi qeveria shqiptare largoi kompaninë prestigjoze norvegjeze “Frupor” e cila do të investonte rreth 22 milion euro në bujqësi dhe do të punësonte 1300 persona në një zonë të Fierit. Skandali thellohej edhe më tej kur në lojë hyn një kompani nga Bangladeshi për të shantazhuar norvegjezët, të cilët sot janë larguar nga Shqipëria pavarësisht se shpenzuan qindra mijëra euro për projekte dhe studime.

Rreth një viti më parë, kryeministri Rama largoi një biznesmen italian dhe mbylli një invesitim disa miliona eurosh. Bëhet fjalë për Francesko Beghettin, ndaj të cilit u sekuestrua e gjithë pasuria si dhe u mbyll televizioni Agon Channel. Për pasojë miliona euro investime u hodhën në erë ndërsa qindra punonjës u nxorrën në mes të katër rrugëve.

Historia e sulmeve të qeverisë vijoi edhe ndaj kompanisë Bankers Petrolium, ku kjo e fundit ka fituar çështjen nga një ekspert i pavarur ndërkombëtare dhe për pasojë qeveria shqiptare duhet t’i kthejë 57 milion dollarë. Bankers gjithashtu është në trataktiva për të shitur aktivitetin tek një kompani kinezë.

Edhe përpjekja e qeverisë për të zhvilluar zonën industriale të Spitallës që mund të ishte një instrument i dobishëm për të ulur vështirësitë burokratike dhe fiskale për investitorët e rinj, përfundoi në një tentative mashtrimi për qëllime korruptive të njerëzve të afërt me Kryeministrin.

Sëfundmi, nga Dibra kryeministri Rama la të kuptohej se ishte prishur gjithashtu edhe me investitorët kinezë që do të ndërtonin Rrugën e Arbërit.

“Me apo pa kinezët, ne do ta ndërtojmë këtë rrugë”- u shpreh kreu i qeverisë gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Avioni në Ishëm, Artan Hoxha: Institucionet nuk po bashkëpunojnë për hetimet

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com